1. Skip to Menu
  2. Skip to Content
  3. Skip to Footer

MIRËSEVINI NË FAQEN TEUHIDI! E LUSIM ALLAHUN QË TË PERFITONI PREJ SAJ QOFTË EDHE PAK

Hadithi i Javes

Profeti sal-l Allahu alejhi ue sel-lem ka thënë : “Shpejtoni në kryerjen e veprave të mira para se të vijnë disa fitne si nata të zeza. Në to gdhihet njeriu besimtar dhe ngryset kafir. Ngryset besimtar dhe gdhihet kafir. E shet fenë e tij për dicka të pakët nga kjo dunja”. Transmeton Muslimi.

Ora

Vizitat e faqes

252071
Sot
Dje
Këtë javë
Javën e shkuar
Këtë muaj
Muajin e shkuar
Gjithsej
46
407
453
251334
1440
2184
252071

Ip e juaj: 18.232.99.123
Koha e serverit: 2019-07-16 13:15:51

A S’ESHTE KOHA PER BASHKIM ?!

A S’ESHTE KOHA PER BASHKIM ?!1 - Disa vargje po i shkruaj 

E mendova si detyre,

padyshim si vellai juaj

ndaj e zgjodha kete menyre...

2 - Kujt i duket se po flas,
per dicka qe s’me tokon,
une me keshille nuk po e vras,
e kam vella por se kupton.

3 - Sehirxhi nuk mund te rri,
ndaj po shkruaj cka mendoj,
te keshilloj me aq sa di,
ndihmen time te ofroj.

4 - Islami s’eshte monopol,
ka disa qe keshtu mendojne,
islami as s’eshte ‘gogol’
qe vec ‘kokat’ e kuptojne.

5 - Ky Kur’-ane eshte fjale e arte,
e shkoqitur mire sa ska,
fjale e Zotit zbrit nga larte,
flet per ty-per mu or v’lla.

6 -  E kur ka ceshtje te holla,
qe xhematet si kuptojne,
ndaj i kemi djemte me shkolla,
obligohen t’i shpjegojne.

7 - Ndaj i kemi dijetaret,
krenarine e ketij umeti,
ata mbeten trashgimtaret,
e ‘pasurise’ qe la profeti.(s.a.v.s.)

8 - Ndaj rrespektojme hoxhallaret,
ndaj i duam dijetaret,
ata meritojne te paret,
qe t’thirren;-ja trashgimtaret.

9 - E profeti s’la pasuri,
qe ka vlera monetare,
por na la vec dituri,
qe per kufrin eshte vrastare.

10 - E na la si amanet,
qe te duhemi mes veti,
e percarje te mos kete,
te bashkohemi prej verteti.

11 - Na tregoi se ka shume rruge,
ku shejtanet do therrasin,
por e drejta ska me u zhduke,
dhe pse duan te ta ‘vrasin’.

12 - Na tregoi se do te mbese,
nje grup qe do te therrase,
nder shtatedhjete e dy pjese,
te verteten do ta flase.

13 - Na tregoi se per bashkim,
gjuha kurre te mos pushoje,
ndaj po shkruaj o vellai im,
e percarjes ti kem droje...!

14 - Nese une s’di ta trajtoj,
kete teme me imtesi,
por une vecse po tentoj ,
qe te ftoj ne vllazeri.

15 - Po nga zemra po te flas,
se te dua prej verteti,
vllazerin qe kemi pas,
tash se di se c’fare e gjeti!!!

16 - Ndaj po vij keshtu sic jam,
me te meta e gabime,
po tregoj brenda sec kam,
ti paso ne permirsime.

17 - Mos me shihe me bisht te syrit,
koken mos e mbaj menjane,
ti buzqeshje i jep te ndyrit,
e shtember e sheh vellane...!

18 - Ji i bute o vella me mua,
mos me shih me njerin sy,
te verteten kur e thua,
une do te shikoj me dy.

19 - Kur e sheh se kam gabuar,
eja lehte me keshillo,
jo llogari me m’kerkuar,
do te dua si me do.

20 -  Eja lehte me thuaj nje fjale,
ndiz ne zemer nje shkendije,
nga bataku une te dal,
ne te kote mos rri as ti…!

21 - Nese ti kerkon prej meje,
qe une kurre te mos gaboj,
ti kurrkund vella z’do gjeje,
se dhe gishtat s’jane njesoj.

22 - Mos me flak me percmim,
se ne zemer me copton,
por me fto per ne bashkim,
keshtu umetin e forcon.

23 - Me fto qe te kapemi fort,
per litarin qe nuk keputet,
me largo nga cdo e kote,
qe patjeter do te zdhuket.

24 - Mbaje mend kjo eshte keshille,
urdherese ne Kur’-an,
mjere per ate qe e shperfille,
dhe e kthen koken menjeane.

25 - Ti qe sot mbahesh i ditur,
une te shoh me admirim,
valle… kjo mendjen ta ka rritur,
qe me sheh me kaq percmim?!

26 - Mezi pres te vije xhumaja,
te degjoj keshillat e tua,
ti cirresh se u be hataja,
reference me ke vec mua.

27 - Nese flet ti per moralin,
njihe veten vellai im,
mos thello me shume kanalin,
duke folur me percmim.

28 - Mos kujto se do t’a marr fjalen,
kur te shoh te m’rrullos,
ti ule i pari valen,
kjo kerkohet doemos.

29 - Kur te shoh se buzeqesh,
e me k’shillon ne vetmi,
shume te gatshem do t’me gjeshe,
n’kontribut per vllazeri.

30 - Do te vij e do te dua,
do degjoj c’me keshillon,
do ti marr fjalet e tua,
kur ti bute predikon…!

31 - Te verteten te ma thuash,
mos me humbesh o bari,
e me dinin te mos luash,
per Allah ke pergjegjesi.

32 - Mer mesim dhe nga te tjere,
sepse dija nuk ka fund,
mer pervoje qe ka vlere,
e perpiqu me sa t’mund.

33 - O ti qe mbarove shkolle,
zgjodhe fene ku t’kontribos
shiko punet pak me holle,
e me fene mos perfitosh.

34 - Dije mire ore vella,
se deftesa qe ke marre,
nese mendjen lart ta mba,
futu prap ne klase ne pare…!

35 - Dituria eshte moral,
mbushur plot sinqeritet,
butesi ne cdo fjale,
e i drejte ne at’ qe flet.

36 - Ndaj garo neper beteja,
pas xhihadit te diturise,
xhihadin prap vetes ktheja,
xhihadin e maturise.

37 - Ngrija krenarine vetes,
o figure e islamit,
beje xhihadin e t’vertetes,
e mos luj prej istikamit.

38 - Hidhi hapat me ngadale,
bej xhihad me nefsin tend,
mos shih dipllomen si ke dale,
e me te te shesesh mend.

39 - Teorine e ke mbaruar,
tash ke dale ne praktike,
vec zbato cfar ke mesuar,
nga e verteta mos ki frike.

40 - Shoqerohu me koleg,
dijetare e xhematli,
mos rri vetem si i vdek,
se per ty sdo pyese njeri.

41 - Kontribo per dinin tend,
vertete duhet sacrifice,
mbaje vendin qe ke zene,
si zbatues i diturise.

42 - Mos garo te kesh pozite,
prej dipllomes qe ke mare,
praktiko me sacrifice,
qe te dalesh fitimtare.

43 - Ne hutbe mos jesh percmues,
mendjemadh e pa takt,
e ne ulje pervelues,
i papjekur - i pa sakt.

44 - Fshihe dipllomen qe ke,
nese mendjen ta ka rritur,
nis fillo nje jete te re,
e meso c’ka se ke ditur.

45 - Mos jeto neper hije,
e nga dielli te kesh frike,
por garo te marresh dije,
e pse jo dhe nga femijte.

46 - Ulu shpesh neper mexhlise,
kur koleget japin mesim,
pergjegjesine gjithmone rrite,
e perpiqu pa pushim.

47 - Jo gjithmone te jeshe pasiv,
e te ulesh bashke me mua,
si kolegu te jesh aktiv,
qe te ngrihesh-kete dua…!

48 - Ne gjykim mos jesh kopjac,
por perpiqu ne vetvete,
ne studim mos jesh pertac,
e te flesh n’qoshen qe gjete.

49 - Hap dhe ti kurse mesimi,
fillimisht vec me femi,
k’te ta kesh nje lloj provimi,
se do ngrihesh gjithsesi.

50 - Shtoje rrethin e davetit,
ji serioz plot maturi,
qaje hallet e miletit,
jip ilac me dituri.

51 - Mbaj dhe ti tribune fetare,
e shpalos ide te reja,
mos ji hoxhe vec ne minare,
por komandant ne fushe-beteja…!

52 - Nga koleget n’mexhlisin tend,
perpiqu te marresh mesim,
mos paso verberisht askend,
permiresohu - o hoxha im.

53 - Pajis me kurajo veten,
shihi mire pergjegjesite,
fjala drejte e ndryshon jeten,
kete mire duhet me dite.

54 - Mos vrapo ne seminare,
e te ndjehesh spektator,
por provo vete kesaj rradhe,
qe te jesh ti n’auditor.

55 - Thirri ti koleget tuaj,
ne seminar te marin pjese,
bute dhe embel fjalen thuaj,
se pas teje do na keshe.

56 - Behu pra thirres me vlere,
se vertete kemi nevoje,
dije mire ke per ta ndjere,
vellazeria sdo t’mungoje.

57 - Jip zekatin duturise,
pluhurosur n’rruge te Zotit,
e jeto ne mes t’vllazerise,
zbret meshire prej Fuqiplotit.

58 - Behu aktivist i mire,
se aq shume kemi nevoje,
te ngrihesh lart sa kam deshire,
qe e mira t’na mbuloje.

59 - Behu dhe ti si ata,
qe mbajne peshe ne davet,
provo ngrihu o vella,
dhe pse veshtiresi do kete.

60 - Po te pres te marresh hapa,
po te pres te besh ndryshime,
do ta gjeshe xhematin prapa,
do te keshe perkrahjen time.

61 - Nese ti qendron ne hije,
nese ti nuk na jep shprese,
ti si thirres emrin fshije,
edhe pse dipllome mund te keshe.

62 - Se diploma nuk ka vlere,
ajo vec rendon me shume,
me mire grise o i mjere,
e tymosu te flesh gjume.

63 - Nese ti vrapon ne kurset,
e ndjene veten furnitor,
ti aspak nuk ploteson kushtet,
e s’behesh thirres me zor.

64 - Dikush pyet perse valle,
ky eshte hoxhe i dipllomuar?
Ti student ndave portokall,
ndaj sot ndjehesh i percmuar.

65 - Sot s’trukur n’xhamia fshati,
kontribon vec nje xhuma,
entuzjazmi yt cka pati,,
pesimist si te kene ‘vra’.

66 - Dikush ndjehet se eshte roje,
per muret qe ka xhamija,
amanet i ka k’to troje,
ku e ka caktu myftija.

67 - Dikush ka mbetur i vetem,
per xhematin s’don ta di,
s’e leshon karrige-shkreten,
eshte kuader n’myftini.

68 - Tjetri thirres i deshtuar,
ku e shohin me percmim,
n’vendin e tije i harruar,
qe te shkoje as ka guxim.

69 - Iku la xhamine mbyllur,
rendet sot te gjeje nje vend,
ndjehet si nje lecke e shtrydhur,
dauetci qe vec shet mend.

70 - Dikujt ne fshat i ka dale boja,
e nuk falet ne xhami,
dauetci?! – turp ti thoja,
teolog?! – kurrsesi.

71 - Ne ket’ derexhe te shkuar,
s’do te thote qe te vazhdosh,
kthehu Zotit i penduar,
perpiqu te kontribosh.

72 - Shih koleget qe ke prane,
kontribo si ta dhe ti,
te shkuaren lere menjeane,
kthehu - behu davetci.

73 - Mos garo te kesh diploma,
nder shkolla n’laicitet,
atje shiheni kufoma,
qe vec emri ju ka mbet.

74 - Jeni ftues a jeni mesues?
jeni hoxhallare a sjeni?
apo jeni vec lakmues?
sa me shume diploma t’keni?

75 - Jasht islamit kush kerkon,
krenarine nuk do ta gjeje,
kthehju dinit pse harron,
e poshtrohesh gjithandej…!

76 - Turperohesh te te thone,
se ne fe je dipllomuar?
nje dege tjeter po vazhdon?
qe te ndjehesh i krenuar?

77 - Ne mes veti jeni ndare,
pse s’bashkoheni nuk e di,
pse nuk jeni si me pare?!
Pse e gjithe kjo ashpersi?!

78 - Ju ne shkolle keni mesuar,
se umeti sdo perca,
se rinia do bashkuar,
muslimani quhet vella.

79 - Butesine e mesuat,
te bute te jeni o hoxhallare,
butesine e harruat,
kur moret postet e pare.

80 - A se ndjeni se sa keq,
pun’t e fese i keni cuar,
kush i pari mburrjen heq?!
Kush garon per t’u bashkuar?!

81 - Kushe heq mizen qe ka ne koke?
Kushe ul hunden qe ka perpjet?
Kushe i thote shokut- shok,
qe bashkim mes jush te kete?

82 - Kush i kthehet diturise,
ta lexoje nga e para,
per bashkimin e vllazerise,
hoxhallare:- ju ftoj ne gara.

83 - Kush prej jush do quhet burre,
te mbaj hutbe ne xhuma,
te keshilloj nga sot : - kurre,
vellai - vellane ska me sha.

84 - Te vendos per hater te Zotit,
kur t’me shohe se jam gabim,
per madherin e Fuqiplotit,
te vije lehte per keshillim.

85 - E te flase me edukate,
te gjeje rruge ne te lehten,
te mos ndjehet kurre rehat,
pa percjellur te verteten.

86 - Te mundohet te jete i bute,
plot moral me besimtare,
te buzeqeshe e te zgjasi duart,
vllazerisht si me pare.

87 - Te mundohet te kuptoje,
se butesia eshte virtyt,
vete i pari te shpetoje,
vellazerine qe e ka mbyt.

88 - Behuni kalores gjigand,
behuni sot shpetimtare,
coji sinjalin vllaut tend,
se e doni si me pare.

89 - O djelmoshat e ketij vendi,
qe jetoni ne keto troje,
musliman kudo qe jeni,
vllazerise i beni roje.

90 - O ju hoxhallare me peshe,
fjala juaj degjohet shume,
o ti vella kudo qe te jeshe,
mere nje keshille nga une.

91 - Falni shume nga zemra juaj,
falni per hater te Zotit,
nje mesazh vellait shkruaj,
prit meshire prej Meshireplotit.

92 - Kapuni fort pas Kur’-anit,
e bashkohuni ne synet,
mbyllni shtigjet e shejtanit,
per bashkim nje vlla ju therret.

93 - O trashegimtare te profetit,
kontriboni ne trashegimi,
jeni yje ne mes miletit,
por te ndar sju sheh njeri.

94 - Bashkohuni mos rrini keshtu,
jeni yje plot ndricim,
per Allah qe shume ju du,
beni thirrje per bashkim.

95  - Trupin kemi plot me plage,
zemren e kemi ligeshtuar,
rrobat t’ngjyrosur me gjak,
ju nder veti te idhnuar.

96 - Trupin keni sakatosur,
hallet kudo na kane mbyt,
nderin e kemi te perdhosur,
lakun na kane vare ne fyt.

97 - Cdo pjese trupit plot me plage,
e imazhin na e kane shqyer,
i gjith trupi pikon gjak,
me te cilin jane ushqyer.

98 - Mblidhuni bashke o luana,
se vertete te tille jeni,
se te tille ju lindi nena,
vec e vec ju ha dhe qeni.

99 - Shih gjakun qe rrjedh nder deje,
shiko veten po s’qe pa,
mere nje keshille prej meje,
mos e quaj dreqin vella.

100 - Mos pacin fatin e gjahut,
egersirat bashke kur jane,
mos mesojme si puna kaut,
qe u shqye - kur i shqyen vllane.

101 - Anes sofres mbledhur sot,
qaji hallet me vllaun tane,
nuk eshte koha me derdh lot,
duhet besa me e dhane.

102 - Ti qe ke peshe me shume,
thirri vllezerit prane i mbaj,
mjaft me fjale duhet pune,
rrudhe gjuhen e mos shaje.

103 - Ju qe ju rendon deftesa,
krenari ndjeni prej saje,
ne nje ane mos ju shkoje pesha,
e mos thoni;- une skam faje.

104 - Sot eshte koha per bashkim,
mjaft te mbetur cdo kush me veti,
mos i thuaj vetes trim,
se e keqja nuk te gjeti.

105 - Hiq jorganin qe te kane dhene,
c’vish xhaketen qe te kane veshe,
harroi t’gjitha c’te kane thene,
eja ulu midis nesh.

106 - Nese sot ti je i pare,
e i prin xhematit tend,
para ujkut si i vrare,
para vellait - ti shet mend.

107 - Ne nuk duam diktatore,
vertete duam te shkolluar,
nese ka mes jush vjeshtore,
mund te kete dhe te deshtuar.

108 - Vertete shkolla ju hap syte,
e ju bene njerez me vlere,
nese dikush eshte i perlyte,
prej se largu i vjen ere.

109 - Nese dikush hap xhaketen,
V’llait t’vet i krekoset,
por ne shkolle nuk shkove te shkreten,
qe vllazria te varroset.

110 - Une qe jame para teje,
Jame xhemat qe vije ne xhami,
a se mer nje nje keshill prej meje,
se me teper une nuk di…?!

111 - Shkolla te jep dituri,
qe ka vlere te pa peshuar,
ne fillim te bene njeri,
por dikush e ka harruar.

112 - Shkolla te jep maturine,
qe sejcili ka nevoje,
shkolla ty te dha mundesine,
qe dhe une te rrespektoj.

113 - Mos te beje kjo kryeneç,
e te thuash si une ska,
se xhemati t’thote mir – mbeç,
e te pyet: -ku t’kam pa?!

114 - Nese nuk te vret vetmia,
hyne e del si rob i huaj,
ik me mire ziej groshe tek shpija,
se nuk vlen parlleku juaj.

115 - Ti je larg nga ç’ke mesuar,
ti ne shkolle nuk ke mare ere,
mos u beje zog i harruar,
behu prinjes qe ke vlere.

116 - Nese quhesh trashegimtar,
ne dipllom je teolog,
mos u bej si zog i vrare,
e si mall i mbetur stog.

117 - Hyne e del ne t’njejten dere,
veten e mbane hije-rende,
per xhematin nuk ke vlere,
ti vazhdon edhe shet mend.

118 - Ti je kocke e ndare nga mishi,
per xhematin je skelet,
ti qe veten e mban njeshi,
e xhemati nuk te flet.

119 - Ste vjen zore e rrine akoma,
del e prin se je imam,
llojit tend i rafte floma,
se i vetem kerkon fame.

120 - Kushe te mban ne ate vend?
S’merakosesh kurre aspak,
si vazhdon e shet mend,
e xhemati te ka flak.

121 - Disa t’pa afte, e te deshtuar,
qe vec xhybet ju kane mbet,
dhe pse jeni te shkolluar,
si vetmia nuk ju vret…!

122 - O ti qe po bene xhihad,
qe karrikja mos te shkoje,
o ti…-si po flen rehat,
kur xhemati s’te flet me goje.

123 - Ti qe n’emer te dinit flet,
si krekosesh nuk e di,
na trego kujt i perket,
e nga vetja zor te vije.

124 - Dikush fryhet se eshte ‘pari’,
hijerende mbahet prej koti,
por se pyet akush ne shpi,
eshte i vdekur prej qemoti…!

125 - Ky perpiqet per davet,
na tregon pergjegjesi,
si nuk sheh more i shkrete,
qe dhe xhyben e ke nxi…!

126 - Nje i tille nuk ka gjak,
apo gjakun e ka uje,
k’te qe them e ka pak,
prej moralit me spo shkruaj.

127 - Ti qe asgje s’meriton,
ik bre ik o faqezi,
sepse ti vec shkaterron,
per te ndrequr-kurrsesi.

128 - Ik more ik se te ka dale era,
ik more ik o i cunguar,
sa me shume te bien vlera,
aq me shume ke me demtuar.

129 - Ikni dhe ju te harruar,
kur s’ju duan ju cka prisni,
ju nuk dini me kenduar,
por ju vecse ka-ka-risni.

130 - Ikni se kjo eshte me mire,
ju e dini si hoxhallare,
ikja eshte pak e veshtire,
por jua sjellte Zoti mbare.

131 - Ikni ndreqni ç’duhet ndreq,
eshte me mire do ta kuptoni,
nese sot me quani te keq,
neser do m’falenderoni.

132 - Ikni merni mesim nder shoke,
kolegeve qendroni prane,
vereni gishtin ne koke,
ndaj keshilles qe ju dhame.

133 - Ikni hapni librat prap,
fillojeni nga e para,
mereni shtruar jo me vrap,
n’permirsime beni gara.

134 - Ne s’urrejme personin tuaj,
por urrejme vecse gabimin,
nese ketu po ju shkruaj,
kam qellim permirsimin.

135 - Ndersa ti qe je dembel,
e s’perpiqesh per kete fe,
disa rregulla i shkel,
prej eprorit qe ti ke.

136 - Nuk zhvillon kurse mesimi,
ne at’ qoshe ndjehesh mire,
kjo per ty eshte lloj sprovimi,
preokupimin ke veshtire.

137 - Je mesuar te mjaftohesh,
te gjitha i bene nga pak,
mbahesh fort te mos rrezohesh,
permirsohesh me ‘’dajak’’.

138 - Ndersa ti o i vecuar,
babaxhan je shume i qete,
ne nje cep si i harruar,
vec nje here ne muaj flet.

139 - Ti qe je pak hileqare,
hapat i hedh me shume vend,
ti te parin e njeh te pare,
e se prish me askend.

140 - Nga cdo lloj ju jeni pak,
duket kjo si nje miresi,
ndaj dhe une per kete shkak,
ju numerova qe ta di.

141 - Po inshalla s'jeni shume
se pastaj me na çudit,
kshtu siç jeni-jeni shkume,
u permirsofshit per cdo dite.

142 - Ndersa thirresat e vertete,
ata, qe koha s'u premton,
ne mes shumes qe ka mbet,
vec me gishta i numeron.

143 - Ata kohen kufizuar,
ata n’kurse angazhuar,
ata me vellazeri te rrethuar,
ata n’xhami hijeshuar.

144 - Si ata Zoti i shtofte,
llojin tuje e permiresofte,
rreth atyre ju bashkofte,
me meshire ju meshirofte.

145 - Lidhuni me nje fare menyre,
e ndarje mos paçit kurre,
lidhuni te gjithe pas tyre,
kush sot lidhet quhet burre.

146 - Flakni cdo gje qe nuk shkon,
beni lidhjen per Allah,
lidhja juaj na bashkon,
se me ke - e te kam vella.

147 - Jeni te bute ne mesin tuaj,
keni ne supe vertete peshe,
sot kush zjarrin done ta shuaje
n’dite gjykimit do ta gjesh.

148 - Lum kushe hapin hedh i pari,
e vrapon drejt vllaut t’vet,
lum kush bene nje pune per se mbari,
tek Allahu ka m’e gjete.

149 - Lum kush doren e shtrin sot,
v’llane e merr ne kraherore,
lum kush zemren e mbush plot,
dhe ndjen mallin vellazerore.

150 - Lum kush dijen e ploteson,
pasi shume e ka studiuar,
lum i pari kush kerkon,
qe te ndjehet i bashkuar.

151 - Lum kush fene e ka kuptuar,
flak menjeane gabimin tim,
e m’kujton se kam harruar,
e me fton per ne bashkim.

152 - Lum kush permbush amanetin,
e lamtumires qe ka thene,
ai sot ka ngritur shtetin,
trashegimtareve me ja lene.

153 - Lum kush kapet me dhemballe,
per litarin e Allahut,
lum kush shkruan sot ne balle,
se ja ruan nderin v’llaut.

154 - Lum kush sot behet pasues,
ne at’ qe la pejgamberi,
lum kush sot behet bashkues,
ne xhenet e pasofte nderi.

155 - Lum bashkimit kush i fryen,
vllazerin sot e kerkon,
e bashkimin se perlyen,
vella emrin meriton.

156 - Lum kush sot fal per Allah,
per dicka qe ka nder veti,
lum kush vellaut i thote vella,
lum per te c’e mire e gjeti.

157 - Kush menjeane e lene merine,
e kapet ne litar te Zotit,
ai sot focoi vellazerine,
sipas rregullave t’sheriatit.

158 - Lum kush dha besen e vet,
zgjati doren per bashkim,
ne Kur’-an dhe ne synet,
qe fitoren te arrijme.

159 - Sot eshte koha per bashkim,
mjaft keshtu te percare,
eja t’flakim me percmim,
cdo gabim bere me pare.

160 - Eja se jam permalluar,
qe te rrij me ty si vella,
dhe pse dikush ka gabuar,
le te pendohet ne dynja.

161 - Eja se kam mall vertete,
eja – eja, vellai im,
ne Kur’-an e ne synet,
ta forcojme vellazerine.

162 - Permbi un’-at e hundes tone,
me te madhe dicka ka,
sepse feja na mjafton,
te bashkohemi per Allah.

163 - Une po hedh hapin i pari,
te mar rrugen per tek ti,
kjo lipset prej cdo fetari,
se n’islam jemi vllazni.

164 - Erdha, erdha vellai im,
vertet malli m’ka ngushtuar,
hapi qe e lidh vellazerine,
do te mbese i paharruar.

165 - Erdha te te shoh me sy,
e te marr ne kraharore,
erdha se vertete te dy,
per bashkim jemi faktore.

166 - Zgjatma doren vellai im,
Se nga zemra te du vertete,
Nese mes nesh ka gabim,
Por percarje mos te kete.

167 - Kur xhemati do na shohe,
do veproje sic veprojme ne,
eja se jemi ne kohe,
te hapim nje faqe te re.

168 - Eja te mbyllim tunelet,
e erresires qe jane hap,
ne vellazeri drita veç çelet,
erresira shkon me vrap.

169 - Eja hoxhe - takoje hoxhen,
eja vella m’tako si vella,
me bashkim erresiren hoqem,
pa bashkim vec erresire ka.

170 - Hesht pas sotit e mos fol,
rrudhe gjuhen e mos shaje,
se ç’ka hoqem ishte boll,
se mjaft hengrem ‘’mish’’ vellai…!

171 - Nese hedh nje hap drejt meje,
une drejt teje do hedh dy,
po te lutem inatin leje,
e me shih si vlla ne sy.

172 - Kur ti doren ma shtrengon,
mallin ndez ne kraharor,
nese vjen e m’viziton,
forcon rrethin vllazeror.

173 - Nese sot nuk do te vijme,
ta ndejme njeri - tjetrin prane,
nese larg ne do te rrijme,
nje nga nje do te na hane.

174 - Eja eja bashke te jemi,
se ky din keshtu na m’son,
e shejtaneve ikni t’u themi,
se Allahu na mjafton.

175 - Eja vlla me shih ne sy,
mos e mbaj koken menjane,
nese ne hak te kam hy,
kjo nuk duhet t’na perçane.

176 - Kjo shejtaneve i jep shprese,
se renkimi do jete i gjate,
qe vllazria te mos vdese,
ma jep doren qe t’kam zgjate.

177 - Shih mbi ne si jane versulur,
trupin na e kane coptuar,
vllazerine per te na shkulur,
thithin gjak per te jetuar.

178 - Trupin lare kemi me gjak,
trupit era gjak na i vjen,
por per dreqnit kjo eshte pak,
duan zemren te na kene.

179 - Siç çane egersira gjahun,
pasi e ka gjet n’vetmi,
keshtu ma ther armiku vllaun,
kur per vellane sdua t’ja di…!

180 - Nese sot me goje e themi,
se ne numer jemi ngritur,
nuk vlen numri qe e kemi,
shih percerja ku ka arritur.

181 - Pejgamberi ka lajmeruar,
se do jemi si shkume deti,
nese s’jemi te bashkuar,
ne bashkim prej verteti…!

182 - Numrit tone i bie vlera,
kur bashkohemi ne t’kote,
si coftines qe i vjen era,
e çakejte i rrijne mbi koke.

183 - Dhembet zgerdellu i mbajne,
sa te gatshem qe na rrijne,
pasi mishin te na hajne,
qe dhe kockat t’na i lepijne.

184 - Ujqer e çakej bashkuar,
sa te etur jane per gjak,
Nuk lejne vend pa na sulmuar,
e na thone e keni pak...!

185 - Ndersa hijenat hileqare,
ulen kuvendojne me skile,
te gjithe ‘kafshet’ zullumqare,
pas buzqeshjes fshehin hile.

186 - Ulen e nenshkrujne marrveshje,
pastaj behen spektator,
pasi kane kopsit cdo ceshtje,
kundra muslimanve ‘’te gjore’’ …!

187 - Pabesia - hirende,
rrudhur nga plakja nder vite,
hingellin edhe shet mend,
me tradhtin ‘’super-elite’’.

188 - Ngren flamurin pabesia,
tradhetaret njeshkollone,
nis e trashet tirania,
‘qyqja’ vajin vec e shton…!

189 - Kur dikush kollonen ‘’prish’’,
Çorodit hapin e ‘’toges’’,
akuzohet - havarizh,
Mer ‘’trajnimin’’ sipas kohes…!

190 - ‘’Pleqte e motshem’’ ulen prane,
se ‘’telashtet’’ u jane shtuar,
mbledhin forcat ku i kane,
se ceshtjet jane acaruar.

191 - Shtriga plake e pabesise,
qe ‘’mantelin’’ nuk e heq,
ku fsheh planet e tradhtis,
dhe cdo pakti - famekeq.

192 - Qe te gjithe kapur per dore,
sa me mir ta ngrejne çarkun,
E ‘arusha’ zbret prej bore,
Qe me gjak ta mbushi barkun.

193 - E armiqte e umetit,
t’mprehin dhembet nuk harrojne,
veç te zgjasin jeten vetit,
bejne ‘’marrveshje’’ e spushojne.

194 - Shume prej tyre kontribuan,
kundra fese prap kontribojne,
po pse xhanem – ne s’kuptuam,
te trullosur prap vazhdojme….!

195 - Me ler te qete te mar nje hap,
per Allah te kam vella,
nese ti do me urresh prap,
a s’me njeh se nuk jam shka?!

196 - Me ler te qete e mos me thuaj,
ate fjale qe s’me takon,
a nuk jam vellai i juaj,
me epitete m’ emerton…??!!

197 - Me ler te qete pasha Allahun,
se t’kan dashtur si vella,
sepse luften kam me shkaun,
ta kam falur ç’me ke sha.

198 - Nese ti prap do vazhdosh,
une do te hesht me heshtje te gjate,
por ta dishe;- do m’detyrosh,
te ankohen ne mesnate.

199 - Lerme – lerme ,mos me luaj,
e mos fol si i pa pjekur,
se meleku do ta shkruaj,
se per ‘vrasje’ me ke ndjekur…!

200 - Dora ime nuk do ngrihet,
gjuha ime sdo te shaje,
porse gjumi s’do me flihet,
kur shqetsohem nga vellai.

201 - Une per ty - do jem Habili,
ti per mu - mos ji Kabili,
doren time sdo te zgjas,
une vellain kurre se vras.

202 - Mos i fryj zjarrit me goje,
sot eshte koha ballafaqimit,
si hardhuca mos u beje,
qe i fryu zjarrit Ibrahimit.

203 - Nese buken keni hall,
ejani bashke te flasim shtruar,
do ju mbush trasten me mall,
siç Jusufi ka vepruar.

204 - Si Musai qe pat nevoje,
peshen vetem s’mund ta mbaje,
ju lut Zotit e kerkoje,
ta ndihmoje Harun vellai.

205 - Nese done te jesh ensar,
qe dijne mire peshen ta mbajne,
n’sakrific te jesh i pare,
sic bene shoket me Isain.

206 - Nese pretendon te jeshe,
nga te miret ne mes umetit,
ji besnik ,i bute e t’keshe,
moral si shok’t e Muhamedit.

207 - Ji krenar per dinin tend,
e qendro me besnikri,
mos e percmo ti askend,
shperndaj vale per vllazeri…!

208 - Mbrenda vetes merakosur,
per hallet qe ka umeti,
ne dun’ja je i burgosur,
preokupin te jete xheneti.

209 - Plot meshir me besimtaret,
se kjo fe keshtu na meson,
e i drejte dhe me kufaret,
kjo imanin te deshmon.

210 - Pajis veten me durim,
per t’verteten mos nguro,
kurre mos hesht por me guxin,
çdo te kote e kundershto.

211 - Per ket dine ti te beshe roje,
fjalen drejte ta thush tek t’paret,
kur ti shohesh ne nje shtroje,
t’hajne e pijne me kufaret.

212 - Vigjilent qendroi k’saje feje,
qe eshte e ruajtur me gjak,
gjakun tend qe ke nder deje,
per ta mbrojtur e ka hak.

213 - Kurre liria s’eshte dhuruar,
ajo kurre s’vjen e firmosur,
me firmosje je poshtruar,
edhe nderi t’eshte perdhosur.

214 - O talebe te diturise,
ka mes jush me t’ardhe keq,
o ju ‘ajka’ mencurise,
nisni vetet me i ndreq.

215 - Ne mes veti sot te ndare ,
c’beni keshtu o hoxhallare,
cfare kerkoni te na mesoni
kur ju vetet i harroni.

216 - Mlafte me fjale – por duhet pune,
ne percarje mos garoni,
por perpiquni sa me shume,
n’litar te Zotit na bashkoni.

217 - Se kur ju t’jeni bashkuar,
dhe xhemati do bashkohet,
nese ket’ keni harruar,
percarja vecse do te shtohet.

218 - Ndaj zbatoni ju parimet,
ne islam si jane bashkimet,
sic ndahet uji nga vaji,
e mira - t’keqen s’mund ta mbaje.

219 - Ju o hoxhallare me peshe,
sot lipset xhihadi juaj,
o i sinqerte kudo qe t’jeshe,
fol sot drejte e mos luaj.

220 - Qe anija mos fundoset,
mbyllni mire cdo te care,
qe tinzari mos krekoset,
e te kenaqet me te ‘vrare’.

221 - Mbullni shtigjet e percarjes,
hapni portat e bashkimit,
jepni lamtumiren ndarjes,
eshte epoka e vllazrimit.

222 - Per ty hoxhe me ka mar malli,
te te rrij si kohe me pare,
kur ty nure te kishte balli,
me uje bjeshke kur qe lare.

223 - Kur ti qendroje ne maja,
furtunes i beje balle,
se e forte te qe kalaja,
per at’ kohe sot po ndjej mall.

224 - Kur ti pije uje burimi,
uje qe rridhte i kulluar,
zbrite poshte u ndje ndryshimi,
tash pine uje te turbulluar.

225 - Kur te pane se ti qe veshur,
si i ka hije burrerise,
kur te pane se pate ngjeshur,
xhamadanin e trimnise...

226 - Kur te pane se ti sqe vetem,
hezituan te te flasin,
ti krenar vazhdove jeten,
e sguxuan te te ngasin.

227 - Kur te pane se sflije gjume,
mes te rijve i rrethuar,
trimi mire me shoke shume,
kurre ska njohur te poshtruar.

228 - Kur te pane plot ideale,
tu friksuan me te vertete,
kur jetoje neper male,
ti nuk njihje komitet.

229 - Kur ti flisje pa pushuar,
gjuha jote ishte shpate,
halli te pat burreruar,
te verteten kur e thate...

230 - Kur Kur’-anin e shpaloset,
kur punuat me sunet,
ju te koten e varroset,
e te zijte moren ibret...

231 - Kur e late eren e malit,
e kur pite uje depozite,
kur ja hoqet shalen kalit,
ne mocale kur arrite...

232 - Kur e hoqe xhamadanin,
kur e hodhe jamallekun,
kur malok me nuk te shanin ,
ti e shtove tangarllekun...

233 - Kur hoqe corapet e leshit,
kur veshe kepuce meshini,
kur te koten mbrojte sheshit ,
tash ke mesu si Nastradini...

234 - Ktheja vella krenarin vetes,
te kerkohet doemos,
me zbatimin e t’vertetes
e te koten ta percmosh.

235 - Krenaria te takon,
o trashgimtare i Muhamedit (s.a.v.s.),
ty sot koha te kerkon,
ti si perket vetem vetit.

236 - Ti me mire se une e dine,
ti je prinjes – ji krenar,
amanetin ke mbi shpine,
trasheguar nga te pare.

237 - Amanetin se tret dheu,
kete fjale e kemi degjuar,
te vertetes – vertet kthehu,
per te jemi permalluar.

238 - Beji balle furtunes sot,
se sot eshte koha e jote,
sepse burra pati plot ,
qe qendruan neper mote.

239 - Hoxhallare o te nderuar,
Neper vendet qe ju keni,
s’du t’ju shohe me te coptuar,
per bashkim kurojon gjeni.

240 - Hapni librat shihni mire,
se pak koha eshte e ‘prishe’
cdo gabim sot duhet fshire,
eshte vone neser- ket’ ta dishe.

241 - Sepse varri po na pret,
Koha ecen pa kuptuar,
Cke punuar ke me gjet,
Kete sduhet me harruar.

242 - Nese ndjeheni pak veshtire,
O hoxhallare nga fjalet e mija,
Shkruajta vec me nijet te mire,
E shperblim qe te arrija.

243 - Nese dikend e kam prekur,
ne dicka qe si takon,
por me emer se kam cekur,
desha vec kshilla ti shkone.

244 - Nese une sdita ta thure,
e ta jap kshillen me mire,
pose desha te shembe nje mure,
qe vllazrimi te jete i ‘lire’.

245 - Nese une murin e shemba,
e besoj qe ka te g’zuar,
por nese dikend e tremba,
apo ndjehet pezmatuar...

246 - ...por i them ta heqe merakun,
se ate e du me shume,
nuk kam pas qellim ‘dajakun’
por permirsimin qe e dume.

247 - Shemba murin qe na ndane,
vec kjo shembje nuk mjafton,
se nje lume ‘rrethu’ na mbane,
kush nje zgjidhje e ofron?

248 - Kush i mer tullat e murit ,
me ta nje ure te ndertoje,
kjo i takon me te zgjuarit,
qe nje zgjidhje ta ofroje.

249 - Une po pres te ece mbi ure ,
une vecse hodha nje hap,
ju vazhdoni me procedure,
qe mbi ure te vij me vrap...!

250 - Te te vij t’ju mare ne krahe,
ne kraharor te ju shtrengoj,
te bashkohemi vella me vella,
e me malle t’ju perqafoj...!

Rexhep D. Caca 12 /04 /2014.