1. Skip to Menu
  2. Skip to Content
  3. Skip to Footer

MIRËSEVINI NË FAQEN TEUHIDI! E LUSIM ALLAHUN QË TË PERFITONI PREJ SAJ QOFTË EDHE PAK

Hadithi i Javes

Profeti sal-l Allahu alejhi ue sel-lem ka thënë : “Shpejtoni në kryerjen e veprave të mira para se të vijnë disa fitne si nata të zeza. Në to gdhihet njeriu besimtar dhe ngryset kafir. Ngryset besimtar dhe gdhihet kafir. E shet fenë e tij për dicka të pakët nga kjo dunja”. Transmeton Muslimi.

Ora

Vizitat e faqes

252069
Sot
Dje
Këtë javë
Javën e shkuar
Këtë muaj
Muajin e shkuar
Gjithsej
44
407
451
251334
1438
2184
252069

Ip e juaj: 18.232.99.123
Koha e serverit: 2019-07-16 13:15:42

Ne fitne : qendro - mos ‘luaj’...!

Ne fitne : qendro - mos ‘luaj’...!

1 - Kur e zeza mbulon dhene,

terri peshen vec e shton,

fitneja cdo kujt prane i vjen,

zor prej saj dikush t’shpeton.

 

 

2 - Kur erresira ka kapluar,

drita behet emergjence,

vjen e zeza duke u shtuar,

kerkon driten reference.

 

3 - Kur dielli sa ka rene,

trupat duken bardhe e zi,

e kur nata ska as hene,

c’fare pason nje Zot e di.

 

4 - Kur shikimi te humbase,

ne tunelet plot erresire,

kur e zeza nis te flase,

a ka kush qe ndjehet mire?!

 

5 - Kur kontrolli nis humbet,

hapi s’din se ku shkon,

kur i ligu nis e flet,

drejt te ‘’mires’’ po te fton?!

 

6 - Kur bebeza te ngushtohet,

se kerkon patjeter drite,

por e zeza vecse shtohet,

e krekoset me ‘’merite’’.

 

7 - Kur shenjat me nuk duken,

hamendesohet anembane,

kur te bardhat vecse zhduken,

e sketerra te vjen prane...!

 

8 - Kur sahati mos kete vlere,

se akrepat nuk ja sheh,

kur e keqja te leshoje ere,

zor te miren se e njeh.

 

9 - Kur me i ziu n’mes te zinjeve,

zgjedh per rrobe xhyben e zeze,

kur me i riu ne mes te rinjeve,

shkaperderdhet te mare pjese.

 

10 - Kur me plaku vecse tutet,

hapat mat me shume kujdes,

“kolopuci” vecse ngutet,

qe ne fitne te mare pjese.

 

11 - Kur thinjoshet heshtin gjate ,

se ceshtjet jane me zarar,

buzequmeshtin sheh cdo nate,

qe te shkruaj pa karar.

 

12 - Kur kolloset e umetit,

thinjat shtojne nga halli madh,

e shperfill heshtjen e t’vjetrit,

guneziu, gjeneze - “bardhe”.

 

13 - Kur i mencuri frikesohet,

heshtjen shton prej pjekurise,

kur i thinjuri vecohet,

mos cikloset prej femise…

 

14 - Kur ai qe s’njeh dyshek,

per jastek ka mbajt nje gure,

nje fije floku sdo me prek,

e jo me te jete flamure.

 

15 - Kush ka marre ilm profetik,

halli i djeg ne kraharor,

veten e keshillojne me frike,

te mos prekin prush me dore.

 

20 - Kush qepallat ka renduar,

dhe prap gjumi nuk e zene,

kush nje cast nuk ka pushuar,

prap rrine zgjuar e nuk flene.

 

21 - Kush erresires i shkon pas,

dhe pse shenjat s’japin shenje,

vec ‘cunaku’ done te flase,

se mendon se eshte i denje.

 

22 - Kush pishtarin ka ne dore,

e mendon se po jep drite,

vecse zjarrin ndez me zore,

per te thene ja c’bejne ti rijte.

 

23 - Ne erresira fitneja shtohet,

Spovet nje nga nje sec vine,

por me flake ne dore nuk shkohet,

valle pasojen nuk e dine?!

 

24 - Ne fitne : - qendro mos luaj,

zjarri s’shuhet me benzine,

kontribo e zjarrin shuaj,

duhet uje a nuk e dine?!

 

25 - Mos vrapo shkarpa te mbledhesh,

e te besh zjarr gugulak,

e benzine zjarrit ti hedhesh,

ka rrezik – por je ‘cunak’.

 

26 - Ne tunelet plot erresire,

shto kujdesin vllazeror,

keshilla,keshilla me te mire,

e jo me pishtarin ne dore.

 

27 - Sot kerkohet qe te ngrihesh,

e te shoh te flasesh qarte,

jo birucave te fshihesh,

e ne status - porsi grate..!

 

28 - Nese sot guxim nuk mer,

te qartesosh e ke xhihade,

ti qe puplat si ke nxjer,

mos e bej gjuhen e gjate.

 

29 - Ju urith neper tunelet,

jeten coni ne errsire,

erresuat kudo qe shkelet,

se errsira ju ka nxire.

 

30 - O shtegtar, prej bores ikur,

se te ‘ftohtin’ s’ke duruar,

o pishtar, qe sot je fikur,

t’duhet drite se je errsuar…!

 

31 - O ti ‘’bllok’’ i erresires,

‘’pretendimi’’ nuk ka vlere,

o ju ndjekes te deshires,

si vetmin se keni ndjere.

 

32 - Shihni diellin qe ka dale,

e bardhesia mbush dun’jane,

Allahut i qofshim fale,

qe errsiren lene menjeane.

 

33 - Se ne drite cdo gje mire duket,

se nga drita mjegulla zhduket,

se nga drita e njoh vellane,

kush s’don drite ; - e flak menjeane…!

 

34 - E atje i flak te mbetet,

ne errsire i tere te tretet,

se kush fton per ne errsire,

gjithmone tretet shpejt dhe mire.

 

35 - Kush nga zemra kerkon drite,

se eshte drite - dhe driten done,

drita vjen duke j’u rrite,

n’horizonte reflekton…!

 

Rexhep D. Caca.                                         28 -03 -2014.