1. Skip to Menu
  2. Skip to Content
  3. Skip to Footer

MIRËSEVINI NË FAQEN TEUHIDI! E LUSIM ALLAHUN QË TË PERFITONI PREJ SAJ QOFTË EDHE PAK

Hadithi i Javes

Profeti sal-l Allahu alejhi ue sel-lem ka thënë : “Shpejtoni në kryerjen e veprave të mira para se të vijnë disa fitne si nata të zeza. Në to gdhihet njeriu besimtar dhe ngryset kafir. Ngryset besimtar dhe gdhihet kafir. E shet fenë e tij për dicka të pakët nga kjo dunja”. Transmeton Muslimi.

Ora

Vizitat e faqes

252070
Sot
Dje
Këtë javë
Javën e shkuar
Këtë muaj
Muajin e shkuar
Gjithsej
45
407
452
251334
1439
2184
252070

Ip e juaj: 18.232.99.123
Koha e serverit: 2019-07-16 13:15:47

Muzika në peshoren e Islamit - Falenderimi i takon Allahut, Zotit te boterave! (1)

Albani thote: “Lexova njehere ne revisten egjiptiane “Vellezerit Muslimane” nje pyetje rreth muzikes dhe pergjigjen e saj. Nje djale pyeste: “Une jam nje djale i ri musliman dhe i kryej urdherat e Islamit me shume sinqeritet, por diçka ka mbizoteruar mbi mua megjithese jam hafiz. Ajo eshte muzika.Prandaj pyes, a eshte haram ta duash muziken (e natyrisht ta degjoj ) ?”

 

Pergjigjen ia dha profesori i nderuar Muhammed Ebu Zehra duke thene:

“Muzika, nese nuk nxit epshet , atehere nuk ka ndonje gje qe e ben ate haram, sepse arabet

kendonin dhe i binin defit. Ka ardhur ne disa ethere ftese  per ti rene defit ne dasem dhe

thuhet: “ Dallimi ndermjet hallallit dhe haramit eshte defi" E njejte eshte dhe muzika.

Prandaj kur hyri muzika persiane ne vendet arabe, tabiinet u ndane ne dy grupe:

-Nje grup anonte tek e degjuara dhe nuk shikonte ne te ndonje dem qe mund ti sillte fese,

si Hasan Basriu.

-Ndersa nje grup nuk anonte tek e degjuara se e shikonte ate ne kundershtim me largimin

nga dynjaja, si Shaabi.

E sidoqofte eshte rene dakord qe, nese nuk nxit epshet, nuk te largon nga perkujtimi i Allahut

e nga namazi, nuk te demton ne fe".

Kjo fetva, megjithese e shkurter permban aq shume gabime e iluzione, saqe mendoja se ky

profesor eshte me i larte e nuk bie ne gjera te tilla.

Po i shpejgoj shkurtimisht:

1. Gjerat qe e bejne haram muziken jane hadithet e sakta ne librat e hadithit (qe do ti

permendim). A nuk i di profesori (qe eshte nje nga dijetaret me te medhenj te Ez’herit) keto,

apo ben sikur nuk i di, si disa prej nxenesve te tij? Me e embla e tyre, eshte e hidhur.

Kete kusht e vuri prej vetes se vet (d.m th qe muzika duhet te lihet vetem kur nxit epshet).

E kane imituar ne venien e nje kushti te tille disa nga nxenesit e tij, si Kardaui, Gazali etj.

P.sh Kardaui thote: “….nuk ka gje qe ta shoqeroje ate (agjerimin) muzika, qe nuk nxit epshet”.

Ky kusht eshte teorik e jo praktik e nuk mund te vihet kufiri, se nxitja e epshit ndryshon nga

nje person tek tjetri.

E uallahi, cuditem shume se si e ndjekin njeri-tjetrin keta profesore te Ez’herit ne kete kusht

teorik, sepse ata jo vetem qe kundershtojne hadithet e sakta, dijetaret e te kater medhhebeve

dhe fjalet e te pareve tane, por nxjerrin disa kushte dhe shkaqe qe nuk i ka permendur asnje

dijetar i njohur. Si rezultat, bejne hallall muziken  e cila eshte haram edhe per ta.

Aq sa Gazali edhe mund te krenohet qe ai degjon Ummi Kulthumin (kengetare egjiptiane)

dhe Muhammed ibn Abdyl Uehab (muzikantin) e te tjere si keta dhe e shohin femijet e tij e

ndoshta edhe nxenesit, siç tregon ai vete ne nje nga shkrimet e tij…. .

Uallahi, ky lloj te kuptuari nuk del veçse prej nje lloj fanatiku te ngurte, te urryer, ose prej nje

personi qe ndjek deshirat e veta dhe eshte ne humbje.

Ky me kujtoi dallimin qe bejne hanefijte ndermjet veres dhe nebidhit (nje pije tjeter dehese).

Te dyja jane haram, qofte shume apo pak. Ndersa per ta (pija e dyte) eshte haram vetem

nese pi shume e te deh (ndersa pak s’ka problem per ta). Por si ta dallosh praktikisht ate qe

te deh nga ajo qe nuk te deh, para pirjes apo pasi te dehesh?

Per kete heshten duke ia lene ne dore çeshtjen atij qe pi (kesaj i thone bjer ne grope qe te

dalesh me pas prej saj). Keshtu bene edhe keta profesore qe folen per muziken duke dalluar

ate qe nxiste epshin nga ajo qe nuk e nxit epshin.

A e thote kete gje ai qe beson hadithin e Profetit s.a.v.s :“…Kush vjen rrotull te ndaluares,

mund te bjere ne te.”

Dhe hadithin “Lere te dyshimten dhe shko tek jo e dyshimta”, e argumente te tjera nga Kurani

e Syneti, mbi te cilat eshte ngritur rregulli: “Cdo gje qe te çon ne haram eshte haram”.

E pra ky rregull tregon se sa i plote eshte Islami.

Por me e keqe eshte ajo qe kam lexuar ne nje reviste te Partise Islame, ku thote: “Siç dihet,

eshte e lejuar ta puthesh gruan e huaj kur e takon (pershendet) ate”.

E pra, jo vetem ti japesh doren, por edhe ta puthesh ate. Por thone se duhet me qellim te

mire e pa epsh.

Te gjithe keta i kthyen shpinen ketij rregulli te madh, i cili ka dhjetera argumente qe e

mbeshtesin ate, perveç argumenteve te pergjithshme.

Pra keta lejojne ta puthesh gruan e huaj kur e takon ate, ndersa ata te tjeret lejuan te degjosh

muziken e grave te huaja, si Gazali qe degjon Ummi Kult-humin, duke hedhur keshtu pas

shpine hadithin qe trasmeton Muslimi, sipas te cilit keto gjera konsiderohen nje lloj  imoraliteti:

“Eshte shkruar per birin e Ademit pjesa e tij ne imoralitet. Do ta marre ate (pjese) patjeter

sepse: syte – imoraliteti i tyre eshte shikimi; veshet- imoraliteti i tyre eshte degjimi; gjuha

–imoraliteti i saj eshte te folurit; duart- imoraliteti i tyre eshte kapja (ne nje transmetim tjeter

prekja); kemba- imoraliteti i saj eshte te ecurit; goja- imoraliteti i saj eshte te puthurit ;

zemra -  imoralitet i saj eshte deshira dhe endrra dhe verteton kete organi ose e 

pergenjeshtron. U be e qarte nga ajo qe kaloi, se kushti i profesor Ebu Zehras ishte i kote,

per shkak te haditheve qe e pergenjeshtrojne lejimin e muzikes dhe per shkak te rregullit qe

e permendem.

2. Arabet  kendonin vjersha, kenge dhe i binin defit.

Kjo fjale eshte e kote nga shume ane. Duket qarte se ai ka per qellim me fjalen “arabet”,

sahabet dhe tabi'inet. Prandaj te shprehurit e tij me kete fjale eshte popullore, bashkekohore,

injorante. Prandaj perplase kete fjale pas murit (dmth qe arabet kane kenduar).

E nese ka per qellim me kete fjale  dijetaret e selefeve, kjo fjale prape eshte e kote,

sepse ajo qe transmetohet prej tyre eshte ne kundershtim me kete.

Profesori , Allahu e falte! Ne ato qe shkruan  sikur nuk ka dije fare, ose se paku sikur nuk ka

lexuar ne kete çeshtje asnje liber fikhu ose ndonje kerkim qe eshte bere prej dijetareve si ibn

Tejmije ose ibn el Kajimi. Ai eshte si nxenesi i tij Gazali, sepse ku e çoi fjalen e Abdullah ibn

Mes’udit r.a. “Muzika mbin hipokrizine ne zemer”? Po fjalen e Abdullah ibn Abassit

“Defi eshte haram, veglat muzikore jane haram, daullja eshte haram dhe fyelli eshte haram”?

Po fjalen e Hasan Basriut “Nuk eshte defi prej çeshtjes se muslimaneve dhe shoket e

Abdullah ibn Mes’udit e çanin cdo def”.

Defit i binin grate dhe jo burrat, dhe vetem ne dasem ose festa (ka hadithe te sakta per te

dyja keto). Prandaj thote Halimi (nje nga dijetaret e medhenj shafinj, gjithashtu dhe dijetar

hadithi): “Defi nuk lejohet vetem se per grate, sepse ne origjine eshte prej puneve te tyre

(siç ka ardhur neper hadithe qe grate i binin defit) e Profeti s.a.u.s.i ka mallkuar burrat qe

duan tu ngjajne grave.

3. Fjala e profesorit “ka ardhur ne disa ethere…” eshte jo preçize, sepse ai ka per qellim me

ethere hadithet (e defit per grate). Por me e keqe se kjo eshte ajo qe thote : “…thuhet se

dallimi ndermjet hallallit dhe haramit eshte defi" Sepse fjala “thuhet” perdoret nga dijetaret kur

duan te tregojne dobesine e fjales se thene mbas ketij termi (nga ana  e transmetimit).

Por ky term perdoret per fjalen e njerezve (per te treguar nese eshte ose jo e sakte) e jo per

hadithin e Profetit s.a.u.s.

E nese ka per qellim qe me termin “thuhet” te tregoje se hadithi eshte i dobet, ka gabuar dy

here:

a.) Ne transmetim, sepse hadithi eshte hasen dhe b.) ne terminologji, sepse per hadithet e

dobeta perdoret  termi  "transmetohet"  e jo "thuhet".

Shihni pra, sa injorance ka ne fjalet e ketij profesori te Ez’herit ne fushen e hadithit, prandaj

nuk eshte çudi te degjojme çudira me te medha prej nxenesit te tij Gazalit. Fakti i cili tregon

se Ez’heri nuk i kushtonte rendesi fushes se hadithit, eshte se ne nuk shohim ne kohen e

sotme nje dijetar hadithi te njohur qe ka dale nga Ez’heri, te njohur me librat e tij. Argument

per kete eshte kjo fjale kaq e dobet e profesorit te tyre te madh.

4. Fjala e Profesorit “si kjo eshte edhe muzika”. Ky eshte nje krahasim, i cili tregon se

profesori si nxenesi i tij Gazali, nuk i pranon hadithet e sakta qe e ndalojne muziken (si ai i

transmetuar prej Buhariut), ose i pranon keto hadithe por nuk e di ku perdoret krahasimi.

Sepse nuk perdoret krahasimi aty ku ka argumente te sakta, keshtu siç thone dijetaret.

Por kete te dyten e shoh larg. Sepse ai ka shkruar nje liber per bazat e fikhut (ku futet edhe

ky rregull) ose (nuk i pranon) sepse ecen me mendimet e  filozofeve si nxenesi i tij.

Te cileve s'u del dot perpara ndonje  hadith,  rregull e asgje tjeter, sepse eshte ndjekje e

deshirave (ajo qe i asgjeson). Profesori tha se nje grup anon nga e degjuara, si Hasan Basriu,

e nje grup nuk anon nga kjo, si Shaabi. Keshtu tha profesori, Allahu e falte!

E beri muziken qe eshte haram çeshtje shijesh si çdo hallall (si te ngrenit ose te pirit).

Kush do e degjon, kush do nuk e degjon. Nuk u mjaftua me kaq por tha se selefet ishin ne

kundershtim ne kete çeshtje (kishin kundershtime ndermjet tyre). Por Hasan Basriu

(Allahu e meshirofte !), eshte i paster nga kjo gje.

Ibn Ebi Dunia transmeton me dy zinxhire transmetimi, se Hasan Basriu thote:

“Dy zera jane te mallkuar: -Fyelli ne miresi dhe zeri ne fatkeqesi (d.m.th vajtimi)”.

Ka edhe nje hadith te sakte me kete kuptim nga Profeti s.u.a.s (shih hadithin e dyte).

Edhe Shaabi sic ka transmetuar Ibn Ebi Dunia me sened te sakte, i urrente parate qe merrte

kengetarja. Gjithashtu Ibn Ebu Dunia transmeton me sened te sakte se Shaabi ka thene:

“Eshte i mallkuar ai qe kendon dhe ai per te cilin kendohet”. 

A i thote keto gjera  sipas deshires se vet Shaabi? Allahu te udhezofte!

Ndersa fjala e tij “… eshte rene dakord” doli ne pah qe eshte e kote.

(mbaroi me kaq fjala e Albanit)

 

vijon....