1. Skip to Menu
  2. Skip to Content
  3. Skip to Footer

MIRËSEVINI NË FAQEN TEUHIDI! E LUSIM ALLAHUN QË TË PERFITONI PREJ SAJ QOFTË EDHE PAK

Hadithi i Javes

Profeti sal-l Allahu alejhi ue sel-lem ka thënë : “Shpejtoni në kryerjen e veprave të mira para se të vijnë disa fitne si nata të zeza. Në to gdhihet njeriu besimtar dhe ngryset kafir. Ngryset besimtar dhe gdhihet kafir. E shet fenë e tij për dicka të pakët nga kjo dunja”. Transmeton Muslimi.

Ora

Vizitat e faqes

237104
Sot
Dje
Këtë javë
Javën e shkuar
Këtë muaj
Muajin e shkuar
Gjithsej
15
25
257
236312
916
2195
237104

Ip e juaj: 35.175.190.77
Koha e serverit: 2018-12-13 00:48:30

Gabime në tekfir

Titulli: Gabime në tekfir
Autori: Ebu Muhamed El Makdisi
Marrë nga libri i tije me titull: “Er-risaletu Eth-thelathinijetu fi et-tehdhir minel gulu fi et-tekfir”
Përktheu: Abdurrahim Balla


                    Me emrin e Allahut të Gjithëmëshirshmit Mëshirëplotit
Gabimi i njëmbëdhjetë.

Përdorimi i rregullit “Kush nuk e konsideron kafirin kafir ai vet është kafir” pa e sqaruar atë.

 


 
Një prej gabimeve të përhapura në tekfir është përdorimi i rregullit: “Kush nuk e konsideron kafirin kafir ai vetë është kafir” pa e sqaruar atë.
Keq përdorimi i këtij rregulli është kthyer në një sprovë e cila ka përfshirë shumë të rijë aq sa disa ekstremistë në tekfir e konsideruan këtë rregull bazë të fesë dhe kusht për saktësinë e Islamit. Me të ekziston Islami, pa të nuk ekziston. Rreth tij lidhën miqësinë dhe armiqësinë.  Kush e përdor atë ai është musliman, njësues dhe duhet miqësuar ndërsa kush i kundërshton ata qoftë edhe në disa detaje të tij e armiqësojnë, distancohen prej tij dhe i bëjnë tekfir. Arriti 
çështja deri në atë pikë sa i bënë tekfir njëri-tjetrit sepse ata patjetër do kenë mosmarrëveshje në zbatimin e rregullit tek disa njerëz. Kështu ata për shkak të mosmarrëveshjes ndërmjet tyre (në tekfirin kundrejt disa njerëzve) arritën ti bëjnë tekfir njëri-tjetrit. Ne u drejtojmë këtyre një pyetje: Nëse përdorimi i këtij rregulli sipas mënyrës tuaj pa sqarime[1] qenka kusht për të qenë i saktë Islami, a e di njeriu atë kur lind apo e ka detyrë ta mësojë?
Nëse thonë: E di që kur lind, kanë kundërshtuar fjalën e Allahut të Madhëruar (kuptimi i ajetit): “Allahu ju nxori nga barqet e nënave tuaja e ju nuk dinit asgjë”. En-nahl.
Nëse thonë: Duhet ta mësojë.
U themi: Kur e ka detyrë të mësojë, a para moshës së pjekurisë apo pas saj? Ato patjetër duhet të japin një nga dy përgjigjet.
nëse thonë: Para, kanë kundërshtuar tekstin e qartë të hadithit të Profetit
Sal-l Allahu alejhi ue sel-lem që thotë: “Është ngritur lapsi ndaj tre vetave… ndër ta fëmija derisa të hyjë në moshë”.
Nëse thonë: pasi te ketë hyrë në moshë.
U themi: Na vendosni një kufi, a e ka detyrë menjëherë pasi të ketë hyrë në moshën e  pjekurisë apo i lejohet ta vonojë?
Nëse thonë: I lejohet ta vonojë kjo domethënë se ata e lejuan që fëmija të qëndrojë në kufr pasi ka hyrë në moshën e pjekurisë për një periudhë kohore  të papërcaktuar e nëse ai vdes në këtë gjendje vdes mosbesimtar-sipas tyre. Ata kështu janë kontradiktorë (sepse nga njëra anë i thonë që po vdiqe pa e mësuar atë vdes kafir nga ana tjetër i thonë se e ka të lejuar të mos e mësojë për pak kohë).
Nëse thonë: Duhet ta mësojë menjëherë.
U themi: Kjo është një çështje që ka nevojë për meditim, kërkim, mësim dhe studim sidomos me gjithë këto dyshime që kanë futur shujuhët e këqij. Kështu që kjo çështje në vetvete ka nevojë për pak kohë qoftë edhe disa orë së pakti sepse edhe ju vet nuk keni arritur të njihni këtë çështje vetëm se pas një kohe të gjatë në kërkim. Për këtë nuk kundërshton vetëm se ai që është injorant kokëfortë. Këtë duhet ta pranojnë.
Nëse ju e lejoni që njeriu të qëndrojë ne kufr qoftë edhe për disa momente, derisa të mësojë pasi ju e keni konsideruar atë kusht për saktësinë e Islamit, atëherë ju e keni lejuar kufirin dhe e keni pranuar se njeriut nuk i quhet i saktë Islami kur hynë në moshën e pjekurisë deri sa të bëjë kufr. E ju me anë të kësaj dilni vetë nga feja (sepse keni lejuar që njeriu të bëjë kufr).
për ndryshe largohuni nga teprimi për shkak të këtij rregulli dhe ejani tek sqarimet që kanë bere dijetarët në lidhje me të.

Ne themi: Falënderimi i takon Allahut, ne në fenë tonë nuk gjykohemi vetëm se tek Sheriati. Siç e treguam edhe më sipër tekfiri është çështje sheriatike si rezultat ajo nuk vërtetohet vetëm se me anë të argumenteve të prera të shëriatit.
Çështja është siç thotë Ibn Hazmi: “Kush mendon se ai ka gjet në fe atë gjë që nuk e ka gjetur i Dërguar i Allahut ai është gënjeshtar madje kafir. Për këtë nuk ka kontradikta”.  Është e pamundur tek muslimanët që Profeti Sal-lAllahu alejhi ue sel-lem të mos u ketë sqaruar njerëzve bazën e fesë ose atë çështje të cilat janë kusht për saktësinë e Islamit. Gjithashtu është e pamundur për sqarimin e këtyre çështjeve ti kenë anashkaluar me qëllim ose pa qëllim të gjithë shokët e tij pas tij e të ngelet për ti sqaruar ato, këta njerëz të dështuar. Prandaj ne themi: çdo kusht që nuk ekziston në librin e Allahut ose në
sun-netin e Profetit sal-l Allahu alejhi ue sel-lem ai është i kotë. Çdo rregull ose fjalë që nuk bazohet tek një argument i Sheriatit ai është i refuzuar.
Prandaj është detyrë të shikohet burimi i këtij rregulli dhe argumenti ku bazohet ai që kështu të njohim kufijtë e tij.
Kam pas shkruar dikur rreth këtij rregulli atëherë kur u përhap sprova e keqkuptimit të këtij rregulli tek disa të rijë që nguteshin dhe ishin të dobët në dijen Sheriatike. E kam kërkuar këtë rregull tek fjalët e dijetarëve për të njohur se kush është më i hershmi që e ka përdorur atë rregull. Si e kanë përdorur dijetarët këtë rregull dhe në çfarë rastesh? Pas kërkimit dola në këto rezultate:
Së pari: vura re se përdorimi i këtij rregulli është i hershëm jo siç pretendojnë disa që ky rregull është rregull që e ka nxjerrë Ibn Tejmije dhe e ka ndjekur në të
Muhamed Ibn Abdul-Uehabi!!
Po, është e vërtetë që Ibn Tejmija ka qenë i njohur për përdorimin e tij. E shumica e atyre që e përdorin atë rregull, atij dhe Muhamed Ibn Abdul-Uehabit ia dedikojnë.
Por në të vërtetë atë e kanë përdorur para tyre dijetarë të njohur, disa janë prej brezave të zgjedhur. Prej tyre është: Sufjan Ibn Ujejne një nga dijetarët e mëdhenj të hadithit (Ka vdekur në vitin 198 h). ka thënë: “Kur’ani është fjala e Allahut të Madhëruar. Kush thotë ai është i krijuar konsiderohet kafir e kush dyshon në kufrin e tij ai vet është kafir”. Transmeton Abdullah Ibn El-Imam Ahmed në librin es-sunneh nr25 me zinxhir të saktë. Një fjalë e tillë është transmetuar edhe nga Ebu Hajtheme Musab Ibn Sejid El-mesifij. Këtë e ka treguar Imam El-hadith Ebul-Kasim El-lalekaij në librin: “Sherh usul i’tikat ehlu-suneti uel xhema’ah”. 2/256 nr 430.
Gjithashtu transmetohet nga Ebu Bekr Ibn Ajash, kënduesi i Kur’anit (ka vdekur në vitin 194 h). ka qenë besnik dhe ashurues. Ka treguar El-lalekaij në librin e tij të
sun-netit 2/250 nr 413 se Ebu Bekr Ibn Ajash është pyetur për atë që thotë Kur’ani është i krijuar?  Tha: Ai është kafir, kush nuk e quan atë kafir ai vet është kafir”. Zinxhiri është i saktë. Gjithashtu Seleme Ibn Shebib En-nejsaburi (ka vdekur në vitin 247 h). ka qenë muhadithi i Mekës. Ibn Haxheri në Et-tehdhib 2/303 ka thënë: Daut Ibn El-Husejn
El-Bejhakij ka thënë: Më kanë treguar se El-Huluanij ka thënë: Nuk e quaj kafir atë që nuk thotë për kur’anin i krijuar apo jo i krijuar (dmth atë që abstenon) Dauti thotë: Pyeta Seleme Ibn Shebijb për Huluanin dhe më tha “duhet hedhur në banjo. Kush nuk e quan kafirin kafir ai vet është kafir”. Këtë e ka treguar gjithashtu edhe El-Hatib El-Bagdadij në “Tarih Bagdat” 7/365.
Gjithashtu Ebu Zur’ah Ubejdullah Ibn Abdul-Kerim Er-razij (ka vdekur në vitin 264 h). ka thënë: kush pretendon se kur’ani është i krijuar ai është kafir e ka mohuar Allahun e Madhëruar dhe ka dalë nga feja. Kush dyshon në kufrin e tij-nëse është prej atyre që kuptojnë-ai konsiderohet kafir.
Të njëjtën fjalë e ka shprehur edhe Ebu Hatim Muhamed ibn Idris Er-razij (i cili ka vdekur në vitin 277 h). Këto i ka transmetuar El-lalekaij në librin e tij të sun-netit 2/176.
Meditoje fjalën e tij “nëse është prej atyre që kuptojnë” sepse është e rëndësishme do të ta kujtoj më poshtë.
Këto ishin fjalët më të hershme të dijetarëve rreth këtij rregulli. Ato janë marrë nga brezat e zgjedhur. Jo siç pretendonin disa njerëz të kohëve tona se këtë rregull e ka nxjerrë Ibn Tejmije nga xhepi i tij. Është e vërtetë se Ibn Tejmije, Muhamed Ibn Abdul-Uehabi, pasardhësit e tij dhe djetarët e Nexhdit e kanë përdorur këtë rregull, madje disa prej tyre e kanë përdorur shumë atë.
Ekstremistët që e keqpërdorin këtë rregull atyre ua dedikojnë por ky rregull nuk ka buruar prej tyre e as nuk e kan shpikur ata prandaj duhet ditur.

Së dyti: Pas kërkimit dhe hulumtimit tek fjalët e dijetarëve dola në rezultatin se ata e përmendnin  dhe e përdornin këtë rregull për të përforcuar asgjesimin e disa llojeve të kufrit, fitneja e të cilave ishte përhapur në kohën e tyre. E këtë e bënin për ti shkulur ato nga rrënjët duke i trembur njerëzit e duke i larguar ato prej këtyre llojeve të kufrit dhe prej atyre që i kryenin ato. Kështu që ky rregull është njësoj si argumentet kërcënuese të cilat lejohen të shprehen në përgjithëesi por me kusht që kur ti përdorësh ato në realitet (për dikë në veçanti) të kesh parasysh plotësimin e kushteve dhe largimin e pengesave. Si rasti i fitnes së atyre që pretendonin se Kur’ani është i krijuar. Shembujt e mësipërm këtu hyjnë.
Gjithashtu mund ta kenë përdorur për ti paralajmëruar njerëzit që të ruhen prej disa llojeve të kufrit që janë të qarta aq sa kush nuk e konsideron kafir atë që bije në një nga këto lloje kufri në të vërtetë ka përgënjështruar sheriatin ose është treguar kokëfortë ndaj ligjeve të tij. Si p.sh të mos i konsiderosh çifutët dhe krishterët kafira  edhe pse i ka konsideruar Allahu të tillë në argumentet  muteuatire dhe të njojura tek muslimanët në mënyrë të domosdoshme. E ngjashme me këtë është dhe shembulli i marrë nga fjala e shejhul Islam Ibn Tejmijes në lidhje me it-ihadijet.

Së treti: Burimi i këtij rregulli dhe argumenti ku bazohet ai është fjala e Allahut të Madhëruar (kuptimi i ajetit): “Ajetet tona i mohojnë vetëm kafirat” El-ankebut. Gjithashtu fjala e Allahut të Madhëruar (kuptimi i ajetit): “Kush është më mizor se ai që gënjen ndaj Allahut dhe e përgënjështron të vërtetën kur i vjen. A nuk ka në xhehenem  vendqëndrimi për kafirat” Ez-zumer. E të tjera argumente sheriatike të tilla që tregojnë se ai që përgënjështron lajmet e vërteta të sheriatit dhe ligjet e tij ka rënë në kufr.
Prandaj Kadi Ijad në librin e tij Esh-shifa 2/280-281 ka trguar për Xhehidhin  dhe Thumamen se ata pretendonin se shumë prej njerëzve të thjeshtë (që janë çifutët ose krishterët), grave, mendjelehtëve dhe atyre që i ndjekin çifutët dhe krishterët verbërishtë e të tjerë si këto janë të justifikuar para Allahu sepse ata nuk kanë pasur aq logjikë sa të njohin argumentet. Më pas thotë (Kadi Ijad): Gazaliu në librin “Et-tefrika” ka ndjekur pothuajse të njëjtën ide (që pretendon Xhehidhi). (Thotë Kadi Ijad): Ai që i shpreh këto fjalë është kafir sepse ekziston ixhma’u që trgon se kush nuk e konsideron ndonjë prej krishterëve ose  çifutëve ose prej atyre që janë larguar nga feja e muslimanëve kafir ose heziton ta quajë kafir ose dyshon në kufrin e ndonjërit prej tyre, ai vet është kafir. Sepse argumentet e transmetuara dhe ixhmau kanë rënë dakord se ata (krishterët çifutët etj) janë kafira. Kështu që kush heziton në këtë ai i ka përgënjështruar argumentet e transmetuara ose ka dyshuar në to. E përgënjështrimi ose dyshimi në to ndodh vetëm prej atij që është kafir”.
Një gjë të ngjashme e thotë edhe në 2/286: “Ekziston ixhma’u se çdokush që
çdo kush që refuzon tekstin e Kur’anit ai është kafir. Për këtë arsye ne e konsiderojmë kafir çdokënd që nuk e quan kafir atë person që zgjedh fe tjetër veç fesë së muslimanëve ose heziton ta quajë kafir ose dyshon në kufrin e tij ose e quan të saktë fenë e tij[2] edhe sikur të shfaqë pas kësaj Islamin edhe  ta besojë atë e të besojë se çdo fe tjetër është e kotë. “pra ai konsiderohet kafir për shkak të kundërshtimit që shfaqi”.
-Përgënjështrimi dhe mohimi (i argumenteve) përfytyrohet pas njohjes së tyre. Për këtë dëshmojnë vet argumentet që e quajnë përgënjështruesin kafir. Allahu i Madhëruar ka thënë (kuptimi i ajetit): “Ajetet tona i mohojnë vetëm kafirat” El-ankebut. Mohimi  i ajeteve përmendet pas ardhjes së ajeteve. Gjithashtu fjala e Allahut të Madhëruar (kuptimi i ajetit): “Kush është më mizor se ai që gënjen ndaj Allahut dhe përgënjështron të vërtetën kur i vjen. A nuk ka në xhehenem vendqëndrim për kafirat”. Diçka të ngjashme e ka trguar Ibnul-Kajjim në librin “Bedaiu El-Feuaid”4/118.
Me sa trguam kuptojmë se kuptimi dhe komenti i vërtetë i këtij rregulli është si vijon: “Kush nuk e konsideoron kafir atë person të cilin e ka quajtur Allahu të tillë në Kur’an në formë të qartë, pasi e ka marrë vesh këtë ose nuk e konsideron kafir atë person që është vërtetuar se Profeti Sal-l Allahu alejhi ue sel-lem e ka quajtur kafir në formë të qartë pasi i janë plotësuar kushtet dhe janë larguar pengesat (e përsëri ai nuk e quan këtë person të tillë kafir) ai ka përgënjështruar tekstin e Kur’anit ose hadithet e sakta. E kush i përgënjështron ato ai është kafir sipas ixhma’ut.”
Ky është kuptimi i vërtetë i këtijë rregulli dhe ky është komenti i tij pas meditimit rreth argumenteve të tij dhe meditimit rreth mënyrës se si e kanë përdorur dijetarët atë.[3]
Përderisa njeriu nuk e shpreh qartë se ai nuk e njeh argumentin që tregon tekfirin-kundrejt dikujt- dhe (nuk e shpreh qartë) refuzimin e tij, nuk është e saktë që ne të nxjerrim rezultat se ai detyrimisht e mohon argumentin e ti bëjmë tekfir në bazë të këtij rregulli sepse çështja në këtë rast kthehet në tekfir në bazë të nënkuptimeve të fjalëve dhe në bazë të rezultateve
(të fjalëve). Do ta sqarojmë tek gabimi i tekfirit në bazë të nënkuptimeve të fjalëve se ajo që mund të nënkuptohet nga mendimi i dikujt nuk është kusht të jetë mendimi i tij, vetëm se atëherë kur ky njeri e di se prej këtij mendimi mund të nënkuptohet një mendim i caktuar dhe e pranon atë që nënkuptohet. Në të kundërt nëse ai nuk e di se çfarë mund të nënkuptohet nga mendimi që shpreh ai ose nuk i ka shkuar ndërmend ky nënkuptim e as nuk e ka synuar atë nuk është  i detyruar ta pranojë atë. Gjithashtu nuk lejohet që ne ta detyrojmë ta pranojë atë nënkuptim pa argumente. Këtu përjashtohet rasti kur flitet për kufrin e qartë që është i vërtetuar me argumente të prera dhe të sakta dhe është i njohur në mënyrë të domosdoshme në fenë e muslimanëve si kufri i çifutëve, krishterëve, të ngjashmëve me ta që kanë fe tjetër, jo fenë islame ose kufri i atyre që janë edhe më të këqinj se këta e bashkë me këtë njeriu e di edhe gjendjen e tyre. Në këtë rast ai që nuk pranon tu bëjë tekfir atyre në shumicën e rasteve ose i përgënjështon argumentet ose dyshon në argumntet e sheriatit që tregojnë për kufrin e tyre dhe nuk u është dorëzuar atyre. Argumente të tilla janë të njohura edhe për vet çifutët dhe krishterët e jo më për muslimanët.
Kush është në këtë gjendje ai ka rënë në kufr e për këtë dëshmon ixhmau.
Ndërsa ata që kanë rënë në kufr për shkak të keqkuptimit të argumenteve (nuk janë njësoj si të parët). Mbase dikush nuk iu bën tekfir për shkak të paqartësisë së disa argumenteve që ai ka ose sepse çështja hyn tek temat në të cilat justifikohet njeriu që nuk i di ato ose sepse çështja është e tillë që nuk mund të njihet vetëm se me anë të argumenteve të transmetuara ose kur njeriu refuzon një argument të sheriatit pa e ditur ose për shkak se e konsideron argumentin të pasaktë e të tjera arsye. Të cilat e ndalojnë tekfirin pa i sqaruar argumentet.  Kështu që në këtë rast nuk lejohet përdorimi i këtij rregulli kundrejt atij që nuk e ka të qartë çështjen e tekfirit në lidhje me këta që u përmendën ose heziton ose nuk pranon tu  bëjë tekfir për deri sa ata e kanë bazën e teuhidit.
Për këtë arsye Imam Ebu Ubejd El-Kasim Ibn-Sel-lam i cili e ka pas njohur këtë temë thotë për xhehmijet: “Nuk kam parë njerëz më të humbur në kufrin që kanë sesa këta. Unë e konsideroj injorant atë që nuk i konsideron (xhehmijet) kafira, përjashtoj rastin kur dikush nuk e di gjëndjen e tyre”. Nga “Fetua Shejhul Islam” (12/272).
Diçka e ngjashme me këtë është transmetuar edhe nga Imam Buhariu (v 256 h). ka thënë në librin: “Halku Ef’al El-Ibad” fq 19 nr 35: (Unë i kam lexuar fjalët e krishterëve, çifutëve, mexhusëve por nuk kam parë (njerëz) më të humbur në kufrin që kanë (se sa xhehmijet). Unë e konsideroj injorant atë që nuk i konsideron (xhehmijet) kafira, përjashtoj rastin kur dikush nuk e di kufrin e tyre).
Lexoje me vëmëndje, nuk ka thënë: “Unë e konsideroj kafir atë që nuk u bën tekfir atyre”. (Por  ka thënë:… e konsideroj injorant) e me gjithë këtë ka përjashtuar prej këtij cilësimi atë që nuk i konsideron kafira sepse nuk e njeh kufrin në të cilin ata janë.
Nga Imam Ahmedi është treguar që e ka përdorur këtë rregull në formë kërcënimi  në librin e tij në përgjigjen që i ka shkruar Museded Ibn Musehred El-Basrij i cili e pyeti për çështjet e kaderit, rafidave, mu’tezileve, për çështjen a është Kur’ani i krijuar apo jo dhe për irxhaun. Në përgjigjen për çështjen e Kur’anit i tha: “Ai është fjala e Allahut, nuk është i krijuar. Kush thotë: {Ai është i krijuar është kafir. Kush nuk e konsideron këtë person kafir ai është vetë kafir}”. Marrë nga libri “Tabakat El-Hanabile i Ebi Jalas 1/315”.
Shejhul Islam Ibn Tejmije ka treguar nga Imam Ahmedi dy transmetime kur ka folur në lidhje me mendimin e tij rreth tekfirit të grupeve të humbura si kaderijet, xhehmijet e të ngjashmit me ta. Më pas tregon se e sakta është se Imam Ahmedi nuk bën tekfir në bazë të këtij rregulli.
Thotë ibn Tejmija: “Nga (Imam Ahmedi) tregohen dy transmetime të ndryshme në lidhje me tekfirin ndaj atij që nuk bën tekfir më e sakta është (që ai) nuk bën tekfir (të tillë)”. Mexhmu
El-Fetaua 12/260.
Me sa duket ai ka për qellim tekfirin në veçanti ndaj çdo kujt që nuk i bën tekfir xhehmijeve e të ngjashmëve me ta. Ndërsa në përgjithësi dihet që Imam Ahmedi e përdor këtë rregull në formë kërcënimi si fjala e mësipërme.
Më pas thotë Ibn Tejmija: “Mbase disa njerëz e konsideruan se kontradikta në lidhje me çështjen e tekfirit ndaj atij që nuk bën tekfir është në çdo rast por ky është gabim i kulluar”.
Me sa kuptohet ai ka për qellim të tregojë rëndësinë që ka sqarimi në këtë temë.[4]
Ne vet jemi të bindur për këtë pas kërkimit që kemi bërë rreth këtij rregulli siç do ta shohësh më pas.
E them këtë sepse shumica që kemi dëgjuar ta përdorin këtë rregull dhe argumentohen me të qoftë nga fillestarët në kërkimin e dijes apo prej ekstremistëve ia dedikojnë atë zakonisht Shejhul Islam Ibn Tejmijes ose  Shejhut Muhamed Ibn Abdul-Uehab.
Dihet se shumica e shkrimeve të Muhamed Ibn Abdul-Uehabit, fëmijet e tij, nipërve të tij dhe ndjekësve të tij në Nexhd janë marrë nga Shejhul Islam Ibn Tejmija sidomos në këtë temë. Për këtë arsye do  sjellë një shembull nga Ibn Tejmija në mënyrën e përdorimit të këtij rregulli për ta sqaruar atë. Gjithashtu do të tregoj dhe disa sqarime të nipërve të shejhut Muhamed Ibn Abdul-Uehab në lidhje me fjalët e gjyshit të tyre-Allahu e mëshiroftë- në këtë temë, me shpresë qe kjo çështje të jetë sa më e qartë.
Shejhul Islam Ibn Tejmije në librin “Mexhmu El-Fetaua 2/83” flet për it-tihadijet. Ka thënë: “Kush thotë se adhuruesit e statujave po ti lenë statujat kanë për të humbur prej të vërtetës aq sa kanë lënë prej statujave, ai është më kafir se çifutët dhe krishterët. Gjithashtu kush nuk  i quan këto njerëz kafira ai është vetë më kafir se çifutët dhe krishterët sepse çifutët dhe krishterët i konsiderojnë adhuruesit e statujave kafira e jo më ai që e konsideron lënien e adhurimit të statujave largim nga e vërteta në aq sasi sa largohet prej tyre”.
Arsyeja është se i-tihadijet –Allahu i shëmtoftë thonë: çdo gjë është Allahu. Sipas tyre statujat janë pjesë e Allahut. Kështu që kush e le adhurimin e tyre ka lënë një pjesë të vërtetës dhe të adhurimit të Allahut…!!
Dijetari i madh Sherafu Ed-din Ebu-Muhamed Ismail Ibn-Ebi-bekr El-Mukrij El-jemenij
Esh-Shafi’ij ka shkruar një poezi si kundërpërgjigje ndaj it-tihadijeve dhe për të sqaruar kufrin e Ibn Arabijut që ndodhet në librin e tij “Fusus El-Hikem”. E ka titulluar poezinë: “Argumentin asgjesues kundër shkrimit të Fususit të humbur”. Ka thënë në të:
-U tregua shumë i guximshëm Ibn-Arabiju ndaj Allahut në atë që tha.
-Tha: Zoti dhe robi janë një. Zoti është i zotëruari e nuk kanë ndryshim.
-I mohoi detyrat (që i ka vendosur Zoti robit) sepse robi sipas tij është zot dhe rob e ky është   mohimi i padrejtë.
-Ka thënë: Haku (Allahu) hyn në çdo pamje dhe shfaqet me anë të saj. Kjo është një prej pamjeve të tij
-Nuk e pranoi imanin vetëm faraoni në momentet e vdekjes por imani i ka përfshirë të gjithë kafirat.
-Prandaj përgënjështroje atë që të jesh besimtarë i mirë ose po deshe besoje që të jeshë kafiri më i keq.
-Ai ka lavdëruar popullin e Nuhut të cilët nuk u përgjigjën ftesës së tij kur i ftoi për tu larguar nga adhurimi i Ued-dit Sua’as dhe Nesras.
-Ai e quan injorant atë që iu bind urdhërit të Nuhut për ti lënë ato. Kjo fjalë është fjala e kafirit të hapur.
-I lavdëron statujat dhe ai që i adhuron ato sipas tij nuk ka kundërshtuar urdhërat e Urdhëruesit.[5] Më poshtë thotë:
-Nëse ti thua që feja e Ibn Arabijut është feja jonë dhe tekfiri ndaj tij është tekfir edhe ndaj nesh….
-Të them: Ti poi  bën tekfir vetes tënde, vet e hodhe atë në humnerë.
-Feja e tij nuk është feja e Muhamedit ai është usta i kufrit dhe humbjes. Marrë nëpërmjet librit “Sherh Nunijeti Ibn-Kaj-jim” të Ahmed Ibn Isa 1/174.
Tek tre vargjet e fundit tregohet në mënyrë indirekte rregulli për të cilin po flasim ose diçka e ngjashme me të. Ai ka treguar në to kufrin e atij që qorton tefirin e Ibn Arabijut dhe ndjek fenë e tijë. Autori i poezisë ka shprehur qartë këtë rregull në një nga librat e tij. Ka thënë:
El-Hafidh Es-sahauij në librin: “El-Kaul El-munbij An Terxhemeti Ibn Arabij”. Ibnul Mukrij[6] në lidhje me rid-den (daljen nga fej) në librin: “Er-Reudh Muhtesar Er-Reudhah” ka thënë: “Kush dyshon në tekfirin e çifutëve, krishterëve dhe Ibn Arabijut e grupit të tij ai konsiderohet kafir”. Marrë nga “Sherh Nunijeti” Ibnil-Kaj-jim 1/166. Këtë e ka treguar shejhu Muhamed Ibn Abdul-uehab në librin “Mufid El-Mustefid fi kufr tarik et-teuhid”. Ky gjykim është ndërtuar mbi shkrimet, mendimet dhe kufret e qarta që ka shpalosur Ibn-Arabiju. Allahu na ruajt.
Shejhul Islam Ibn-Tejmije ka treguar prej disa dijetarëve që ato i bënin tekfirin ibn Arabijut. Më pas thotë: “ky është gjykimi për këtë që është më afër islamit se Ibn-Seb’ine El-keuneuij, Et-tilmisanij e të tjerë si ai që ndjekin rrugën e tij. Nësë ky që është më i afërti është në këtë gradë kufri që është më i rëndë së kufri i çifutëve dhe krishterëve e çmund të thuash për ato që janë më larg islamit”.
E unë nuk kam teeguar as 1/10 e kufrit që shprehin ato”. Mexhmu El-fetaua 2/85.
Në lidhje me vdekjen e Ibn Arabijut, në çfarë gjëndje ka vdekur, shejhul Islam nuk ka nxjerrë ndonjë gjykim. Kjo shikohet në disa raste në librat e tij. Ka thënë në Mexhmu El-fetaua 2/284 pasi përmendi mendimet e it-tihadijeve që konsideohen kufr: “këto ide të gjitha janë mendime të autorit të librit “Fusus el-hikem” (Ibn-Arabijut). Allahu e di më mirë në çfar gjëndje ka vdekur ai”.
Shih diçka të ngjashme me këtë në Mexhmu el fetaua 2/91. Meditoje fjalën e shejhul Islam Ibn-Tejmijes që treguam dhe krahasoje atë me fjalën e tij pak më sipër për ibn Arabijun se ke për të dalluar sa të kujdes’shëm dhe të ruajtur kanë qenë dijetarët e njohur në çështjen e tekfirit sidomos kur ka disa mundësi ose kur nuk duket qartë përfundimi i jetës së personit.
Kthehemi tek tregimi i fjalëve të shejhul Islam rreth rregullit: “Kush nuk e konsideron kafirin kafir…” ka treguar se mendimi i it-tihadijeve që thonë se Allahu është çdo gjë, është më i keq se mendimi i krishterëve të cilët thonë se vetëm Mesihu është Allahu (e jo çdo gjë siç thonë këta) i pastër është Allahu prej asaj që i mveshin mizorët.
Thotë Ibn-Tejmija: “Ata (it-tihadijet) e pranojnë besimin e çifutëve dhe krishterëve dhe i konsiderojnë ato se janë në rrugën e drejtë. Sikurse besojnë se adhuruesit e statujave janë në rrugën e drejtë. E çdo njëra prej këtyre (besimeve) është një nga llojet më të rënda të kufrit”.
Kështu që kush ka mendim të miurë për ta (për it-tihadijet) dhe pretendon se nuk e njeh gjëndjen e tyre i bëhet e njohur gjëndja e tyre e nëse nuk distancohet  prerj tyre dhe nuk e shfaq kundërshtimin e tyre ai bashkohet me ta dhe ai konsiderohet prej tyre.
Ai që thotë se fjalët e tyre kanë një koment që përputhet me sheriatin ai konsiderohet nga kokat e tyre dhe imamët e tyre. Ky person nëse është i zgjuar ai e kupton qe po gënjen ndërsa nëse ai e beson me të vërtetë atë  (që thonë ata) ai konsiderohet më kafir se krishterët.
Kështu që kush nuk i konisderon këta njerëz kafira dhe beson se fjalët e tyre kanë një koment (të saktë ) ai është më larg nga tekfiri i  krishterëve qe thone se ka tre Zotra. Allahu e di më mirë”. Mexhmu El-fetaua 2/86 .
Gjithashtu ka thënë : “ Fjalët e këtyre (it-tihadijeve) janë më të këqija se fjalët e krishterëve.  Fjalët e tyre janë kontrradiktore në ato pika që janë kontradiktore edhe  fjalët  e krishterëve. Ato herë-herë besojnë hululin (futjen e krijuesit tek krijesat), herë-herë besojne it-tihadin (bashkimin e krijuesit me krijesat ) e herë-herë besojnë se (krijuesi dhe krijesat kanë qenë të bashkuar).Ky medh’heb është kontradiktor e ata mashtrrojnë ata njerëz që nuk kuptojnë . Të gjithë këto mendime janë kufër sipas ixhmaut të të gjithë muslimanëve. Kush dyshon në kufrin e tyre pasi ti ketë  mendimet e tyre dhe pasi te kete njohur fënë islame ai konsiderohet kafir si ai që dyshon në kufrin e çifutëve, krishterëve dhe mushërikëve”. Mexhmu El-fetaua. 2/223.
Nga ky shembull me këto tre fjalët (e Ibn Tejmijes që përmendëm) dalim në rezultatin se pari: Shejhul Islam Ibn-Tejmije e ka përdorur këtë rregull me fjalë të përafërta, në disa raste në formë të pa sqaruar ndërsa në disa raste në formë të sqaruar. Ka thënë: “Kush nuk i quan këta njerëz (it-tihadijet) kafira ai është vetë më kafir se çifutët dhe krishterët”. Gjithashtu ka thënë: “kush ka mendim të  mirë për ta (It-tihadijet) dhe pretendon se nuk e njeh gjendjen e tyre i bëhet e ditur gjëndja e tyre nëse nuk distancohet prej tyre dhe nuk e shfaq kundërshtimin e tyre ai bashkohet me to dhe konsiderohet prej tyre. Ai që thotë se fjalët e tyre kanë një koment që përputhet me sheriatin ai konsiderohet nga kokat e tyre dhe imamët e tyre”. Gjithashtu ka thënë: “Kush dyshon në kufrin e tyre (it-tihadijeve) pasi ti ketë njohur mendimt e tyre dhe pasi të ketë njohur fenë Islame ai konsiderohet kafir si ai që dyshon në kufrin e çifutëve dhe  krishterëve”. Kështu që fjala e tij e paqartë duhet komentuar në bazë të fjalës së tijë të qartë sepse të treja fjalët e tij  janë për të njëjtën temë dhe për të njëjtin grup.
Së dyti: Ai e ka përdorur këtë rregull për atë lloj kufri për të cilën thotë: “Ai është kufr i qartë me ixhmaun e çdo muslimani”. Gjithashtu thotë: “Çdo njëra nga këto besime është nga llojet më të mëdha të  kufrit” madje “(kush e ka atë besim) është më kafir se çifutët dhe krishterët” dhe “(mendimet e tyre) janë më të këqija se mendimet e krishterëve”.
Krishterët besojnë se Allahu ka hyrë ose është bashkuar me Mesihun. Kurse it-tihadijet hululijet e kanë konsideruar se çdo gjë në ekzistencë sende, gjallesa, pislliqet, mosbesimtarët,  kriminelët janë pjesë e qënies së Allahut. I paster është Allahu prej asaj që i mveshin mizorët. Për këtë arsye Shejhul Islami Ibn-Tejmije thotë: “kush nuk i konsideron këta kafira ai është më larg prej tekfirit të çifutëve dhe krishterëve për shkak të trinitetit dhe besimit se krijuesi ka hyrë tek ndonjë prej krijesave”. Gjithashtu ka thënë: “Kush dyshon në kufrin e tyre është si ai që dyshon në kufrin e çifutëve dhe krishterëve”.
Së treti: Pas gjith kësaj që tregoi që kufri i këtyre është më i keq e më i rëndë se kufri i çifutëve dhe krishterëve e shohim se ai nuk e zbaton këtë rregull (mbi atë që nuk u bëjnë tekfir këtij grupi) vetëm se me një kusht të rëndësishëm të cilin duhet ta ketë parasysh çdo kush që e përdor këtë rregull dhe ia dedikon atë Ibn Tejmijes. Ky kusht është që ai person që nuk u bën tekfir atyre të jetë prej atyre që e njohën gjendjen e tyre dhe njohin detajet e mendimeve të tyre që janë kufr i rëndë.
këtu po të rikujtoj fjalën e Ebu-Zur’a dhe Ebu-Hatim Er-razij që e përmendëm më parë në lidhje me tekfirin ndaj atij që thotë: Kur’ani është i krijuar. Ata vendosën si kusht për ti bërë tekfiri atij që dyshon në kufrin e atyre që besojnë se kur’ani është i krijuar që ky person ta kuptojë kufrin e tyre e ta njohë atë. Gjithashtu edhe fjala e Ibn Tejmijes këtë tregon sepse këta (dijetarë) nga i njëjti burim marrin.
Shejhul Islam Ibn-Tejmije thotë: “Nëse pretendon se nuk e njeh gjëndjen e tyre u bëhet e njohur gjëndja e tyre”. Kjo është para se të venoset në zbatim ky rregull e para se tub ëhet tekfiri. Nëse pas kësaj këmbëngul u bashkangjitet atyre.
Gjithashtu ka thënë: “Kush dyshon në kufrin e tyre pasi ti ketë njohur mendimet e tyre dhe pasi të ketë njohur fenë islame ai konsiderohet kafir”. Këtu Ibn-Tejmija përveç kushtit për të njohur mendimet e tyre vendosi sikuse dhe njohjen e fesë islame. Me anë të këtijë kushti ai përjashtoi nga ky rregull ata që janë fillestarë në fenë islame ose ata që janë të ngjashëm me ta të cilët justifikohen me padijen e tyre për shkak të pamundësisë së tyre për të arritur dijen. Ky sqarim është i mjaftueshëm për të treguar se Ibn-Tejmija nuk e zbaton këtë rregull -të cilin ai e përdor zakonisht për të format më të qarta të kufrit-vetëm pasi të jetë sqaruar dhe të jetë bërë e qartë rruga e vërtetë, gjë që d.m.th se ai nuk i bën tekfir me anë të këtij rregulli vetëm se atij që përgënjështron argumentet ose refuzon pranimin e argumenteve të sigurta e tepër të qarta. Prandaj vendosi si kusht “pasi të ketë njohur fenë islame”. E gjithë kjo bëhet fjalë për kufrin e qartë që nuk ka në të aspak mundësi (për të qenë kufr) prandaj ai vendosi për këtë kushtin “njohjen e mendimeve të tyre” të shëmtuara të cilat janë më të rënda se mendimet e krishterëve.
Kështu Ibn Tejmija ka justifikuar ndër ato që nuk u bëjnë tekfir it-tihadijeve ato që nuk njohin argumentet fetare (përkatëse) dhe ato që nuk e njohin realitetin.[7] Muftiu ose ai që do flaës në emër të Zotit të botëve nuk ka mundësi ta bëjë këtë dhe nuk mund ta qëllojë të vërtetën vetëm se duke njohur këto dy gjëra. E para është njohja e argumentit ose gjykimit të Allahut në këtë rast. Këtë e përmendi Ibn Tejmija aty ku tha: “… Të ketë njohur fenë Islame”. E dyta: Është njohja e realitetit ose e fjalëve dhe mendimeve të cilat po pyetet. Këtë e përmendi aty ku thotë: “nëse pretendon se nuk e njeh gjendjen e tyre i bëhet e njohur gjendja e tyre”.
Mos njohja e njërës prej këtyre dy gjërave e privon njeriun prej gjetjes së vërtetës në këtë rast dhe e ndalon njeriun që të flaës në emër të Zotit të botëve sepse në këtë rast njeriu flet në emër të Zotit të botëve pa dije.  Për këtë arsye shejhul Islam Ibn Tejmija para fetvasë së tij rreth tatarëve (mongolëve) dhe ushtarëve të tyre të cilët pretendonin se ishin muslimanë thotë: “Falenderimi i takon Allahut, Zotit të botëve. Po është detyrë që këta të luftohen në bazë të librit të Allahut, sun-netit të Profetit të Tij sal-l Allahu alejhi ue sel-lem dhe në bazë të rënies dakord të dijetarëve të muslimanëve. Ky gjykim ndërtohet mbi dy baza:
E para: Njohja e gjendjes së tyre.
E dyta: Njohja e gjykimit të Allahut në një rast të tillë”.
Nxënësi i tij Ibnul-Kaj-jim thotë: në sqarim të kësaj çështjeje në librin “I’lam El-mueki’ine” 1/87-88: “Myftiu dhe gjykatësi nuk kanë mundësi të japin fetva e të gjykojnë në bazë të të vërtetës vetëm se pasi të kuptojnë dy gjëra:
E para: Njohja e realitetit dhe kuptimi i tij nga rrethanat, shenjat, provat të cilat japin mundësi që ta njohin realitetin.
E dyta: Të kuptuarit se kush është obligimi në këtë realitet. Ky është të kuptuarit e ligjit të Allahut në librin e Tij ose në sun-netin e Profetit të Tij sal-l Allahu alejhi ue sel-lem në lidhje me këtë realitet. Më pas vendoset njëra mbi tjetrën”.
Për ta sqaruar më shumë këtë çështje dhe për ta përforcuar atë po tregoj disa fjalë të shejhul Islam Ibn Tejmijes të qarta në të cilat ai i justifikon ato njerëz që nuk e njohin medh’hebin e it-tihadijeve në realitet dhe tregon se pa u sqaruar argumenti ai nuk e zbaton këtë rregull të tekfirit mbi ata njerëz të paditur që nuk u bëjnë tekfir.
Nga sa treguam më lart e more vesh se sqarimi i argumentit në këtë rast d.m.th:  Tu sqarosh atyre shëmtinë e fjalëve të it-tihadijeve dhe kufrin e qartë që përmbajnë ato. Tu sqarosh atyre që ato bien ndesh me Islamin nëse ata nuk e dijnë këtë, si rasti i atyre që janë fillestarë në fe.
Thotë shejhul Islami Ibn Tejmije në Mexhmu El-fetaua: “Fjalët e këtyre (it-tihadijeve) në brendësinë e tyre përmbajnë kufr më të  rëndë se në pamjen e jashtme. Njeriu mund të mendoje se këto fjalë në pamjen e jashtme janë si fjalët e shujuhëve që njohin Allahun që janë njësuesa. Por ato në brendësinë e tyre përmbajnë më shumë kufr, gënjeshtra dhe injorancë se fjalët e çifutëve dhe krishterëve dhe adhuruesve të statujave. Kështu që çdokush që e njeh më mirë medh’hebin e tyre të fshehtë dhe bie dakord me të ai me këtë bie në kufr më të rëndë (se ata që e njohin më pak medh’hebin e tyre). Kurse njerëzit e paditur që mendojnë mirë për fjalët e tyre e nuk i kuptojnë ata besojnë se fjalët e tyre janë si fjalët e shujuëve që njohin Allahu të cilët thonë fjalë të sakta por që shumë njerëz si kuptojnë.
-Këta janë muslimanë, besimtarë të cilët ndjekin Kur’anin dhe sun-netin në bazë të  sasisë së besimit që kanë. Ndërkohë që këta të paditur mendojnë mirë për ta (it-tihadijet) e pohojnë rrugën e tyre dhe i pranojnë ato nga padija dhe humbja në ë cilën janë. Nuk përfytyrohet që ti lavdërojë këto (it-tihadijet) vetëm se ai që është kafir ose ai që është i paditur dhe i humbur”. Mexhmu El-fetaua 2/222.
Gjithashtu ka thënë: (Kush thotë: Fjalët e tyre (it-tihadijeve) kanë një kuptim të fshehtë të vërtetë dhe se kjo e vërtetë është prej atyre të vërtetave të cilat nuk mund ti dijnë vetëm se ato që janë njerëz tepër të veçantë, ky është një nga dy personat, ose është prej zindikëve (munafikëve) të mëdhenj prej atyre që janë mosbesimtarë ose është  nga injorantët e mëdhenj të humbur. Zundiku duhet vrarë kurse injorantit duhet ti tregohet çështja e tyre siç është në reailitet. Nëse ai këmbëngul në këtë besim të kotë pasi ti jetë sqaruar argumenti është detyrë të vritet” Mexhmu El-fetaua 2/230. Një gjë e ngjashme tregohet edhe në 2/85. Nëse i kërkon fjalët e dijetarëve të mëdhenj  në lidhje me  këtë rregull do ti gjesh ato në  përgjithësi në këtë rrugë. Ja ku po të sjellë disa shembuj që kam në dorë momentalisht:
Kadi Ijad ka treguaar se Muhamed Ibn Suhnun ka thënë: “Dijetarët kanë rënë dakord (ixhma) se ai që fyen Profetin sal-l Allahu alejhi ue sel-lem dhe e ofendon atë ai është kafir. Ai është i kërcënuar me dënimin e Allahut. Tek ummeti gjykimi i tij është vrasja. Kush dyshon në kufrin dhe dënimin e tij ai ka bërë kufr” Esh-shifa 2/215-216. Gjithashtu këtë e ka trguar edhe shejhul Islam Ibn Tejmije në librin “Es-sarim El-meslul” f4. Shikoje me vëmëndje  këtë rast, ai nuk del nga ajo që treguam më lart. Fyerja e Profetit sal-l Allahu alejhi ue sel-lem siç e tregoi edhe Muhamed Ibn Suhnuni është kufr për të cilin dëshmon ixhmau i dijetarëve. Shejhul Islam Ibn Tejmije ka treguar në: “Es-sarim El-meslul” se Imam Is’hak Ibn-Rahauejhi ka treguar ixhmaun e dijetarëve për këtë dhe ue ka treguar këtë ixhma edhe dijetarëve të tjerë. Shih çështjen e parë f3 e më poshtë. Sikurse ka treguar shejhul Islam Ibn-Tejmije në librin “Es-sarim El-meslul” se kufri i atij që fyen Profetin sal-l Allahu alejhi ue sel-lem është kufr i përbërë (jo i thjeshtë) madje më shumë se kaq. Shih faqen 297 etj.
Fyerja shkakton mundim për Allahun, të Dërguarin e Tij dhe për besimtarët më shumë se kufri dhe lufta’ shih f294 etj. Fyerja është më e rëndë se kufri dhe shirku i çifutëve dhe krishterëve të cilët pranohen me gjithë ato që kanë që të jetojnë në shtetin islam nëse paguajnë xhizjen por nuk pranohen as ato e as të tjerë veç tyre nëse fyejnë  Provetin
sal-l Allahu alejhi ue sel-lem në asnjë rast. Shih f246 e më poshtë saj.
Ka ngelur të sqarojmë se ky rregull përdoret në këtë rast nëse fyerja është e qartë jo në rast kur fjalët përmbajnë disa kuptime dhe shprehje nuk është e qartë. Argument për këtë janë rastet që i kemi përmendur më parë (në pjesë të tjera të librit) ku trgohet se dijetarët siguroheshin (para se të gjykonin). Prej tyre edhe Kadi Ijad i cili ka treguar fjalën që e përmendëm pak më parë. Ato tregoheshin të matur në nxjerrjen e gjykimit. Gjithashtu ata kanë disa mendime të ndryshme në lidhje me tekfirin ndaj atij që thotë fjalë jo të qarta në këtë temë (dmth që mund të nënkuptohet prej tyre fyerje) ata në raste të tilla kërkonin sqarime (rreth kuptimit dhe synimit të këtyre fjalëve të paqarta) para se të jepnin gjykimin me kufr (ose jo). Ato (në këto raste) shikonin synimin (e folësit) faktet dhe mënyrën se si përdoen ato fjalë në zakonin e njerëzve. E gjithë kjo ka lidhje me tekfir ndaj atij që thotë disa fjalë që mund të kuptohet prej tyre fyerje ose jo fyerje. E jo më për atë që nuk i bën tekfir këtij personi (që ka folur këto fjalë të paqarta)?
Shejhul Islam Ibn Tejmije në Mexhmu El-fetaua 38/98 kur ka folur për sektin e Duruzëve ka thënë: “Për kufrin e tyre nuk ka kontradikta mes muslimanëve. Madje kush dyhon në kufrin e tyre ai është kafir si ata. Ata nuk janë si ehli-kitabi e as si mushrikët. Ato janë kafira të humbur e ushqimi i tyre nuk lejohet të hahet”.
Shikoje se si Ibn Tejmija para se të tregonte këtë rregull, regoi se për kufrin e këtyre nuk ka kontradikta mes muslimanëve.
Gjithashtu tregoi se ato nuk janë as në gradën e ehli-kitabit d.m.th janë më të këqinj sepse ai tregon po në atë faqe se ata e konsiderojnë prijesin e tyre El-Hakim El-ubejdij zot dhe e quajnë (krijuesi, i dituri). Gjithashtu ka treguar se ata janë  “prej karamitave batinije të cilët janë më kafira se çifutët, krishterët dhe mushrikët arabë”.
Ky rast përputhet me sa treguam më lart prandaj ec në bazë të tij që ta qellosh të saktën
in-sha-Allah.
Gjithashtu ka thënë Ibn Tejmije në “Es-sarim El-meslul” 586-587 në lidhje me sqarimin e gjykimit të fyerjes së sahabëve: “… ndërsa kush i bashkangjit fyerjes së tyre pretendimin se Aliu është zot ose se ai duhet të ishte profeti por Xhibrili gaboi në dërgimin e shpalljes, për këtë nuk ka dyshim se është kafir madje nuk ka dyshim në kufrin e atij që dyshon në kufrin e këtij”.[8]
Gjithashtu kush pretendon  se disa ajete nga Kur’ani janë hequr ose fshehur ose pretendon se ajetet kanë disa kuptime të fshehta që i shfuqizojnë veprat e ligjëruara nga sheriati etj ai aështë prej karamitave ose batinijeve. Prej tyre janë edhe et-tenasuhijet. Nuk ka dyshim që këta janë kafira.
Kurse ai që i fyen ata jo në besnikërinë e tyre dhe as në fenë e tyre- si p.sh kur i quan ato koprracë ose frikacakë ose të paditur ose të zhytur në dynja ose të ngjashme me këto- ky është ai që e meriton të ndëshkohet në formë edukimi por nuk gjykojmë për të me tekfir vetëm për këtë arsye. Këtë kanë pasur për qëllim ato dijetarë që nuk i kanë konsideruar kafira ata (që fyejnë sahabët).
Për ata që i mallkojnë dhe i fyejnë në përgjithësi ka dy mendime (tek dijetarët) sepse ky mallkim mund të jetë thjeshtë nga urrejtja ose pëër shkak të besimit.
Ndërsa për atë që e tejkalon atë dhe pretendon se zahabët e dezertuan fenë pas vdekjes së Profetit sal-l Allahu alejhi ue sel-lem përveç një numri të vogël që nuk janë më shumë se mbi dhjetë veta ose pretendon se ato dolën në fisk (në gjynahe të rënda) në përgjithësi themi: Nuk ka dyshim se ky (që thotë këtë) ka rënë në kufr sepse ka përgënjështruar tekstin e Kur’anit në disa ajete ku tregohet që Allahu është i kënaqur me ta dhe i ka lavdëruar ata. Madje kush dyshon në kufrin e këtij është detyrë të konsiderohet kafir sepse rezultati i këtyre fjalëve është se transmetuesit e Kur’anit ose sun-netit kanë qenë kafira ose fasikë. Fjala e Allahut thotë (kuptimi i ajetit): “Ju ishit ummeti më i mirë që keni dalë tek njerëzit”. Ky ajet tregon se brezi i parë ishin më të mirët. Kurse sipas këtyre ata kanë qenë kafira ose fasikë e kjo d.m.th se ky ummet është më i keqi ummet ndër gjith umetet dhe brezi i parë i këtij ummeti kanë qenë më të këqinjtë. Kufri i atij (që e beson këtë) është i njohur në mënyrë të dosdoshme në fenë islame”.
Më poshtë thotë: “E përgjithshmja është që për një grup që i fyen sahabët nuk ka dyshim që janë kafira, për një grup (tjetër) nuk gjykohet se kanë rënë në kufër kurse për një grup ka mëdyshje (a gjykohen me kufër apo jo)”. Po mjaftohem me këto fjalë që tregova për të bërë një përmbedhje të asaj që u tregua më lart. Ky rregull përdoret për të përforcuar sqarimin e ndonjë prej llojeve të kufrit të qartë që është si kufri i çifutëve dhe krishterëve ose më i rëndë se kufri i tyre e më i qartë, deri në atë pikë sa ai që nuk pranon ti konsiderojë kafira ato që e kanë këtë lloj kufri është njësoj si ai që përgënjështron një argument sheriatik tepër të qartë. Ky person i tillë është kafir e për këtë dëshmon ixhmau.
Nga kjo kuptohet edhe arsyeja pse dijetarët si shejhu Muhamed Ibn Abdul-Uehabi e të tjerë kur përmendnin këtë rregull bashkë me të përmendnin edhe ixhmaun (në lidhje me çështjen përkatëse).
E megjithëkëtë ai person që nuk pranon tu bëjë tekfir këtyre nëse është prej muslimanëve të paditur nuk quhet kafir derisa ti sqarohet argumenti duke i sqaruar atij fjalët dhe mendimet e tyre të cilat konsiderohen kufër-nëse nuk e njeh gjëndjen e tyre-dhe ti sqarohet përplasja që ekziston tek këto fjalë në lidhje me fenë Islame-nëse nuk e di këtë si p.sh kur është fillestar në fe. Në baz të kësaj që treguam mund të themi se ky rregull i cili e kërcënon me kufër atë që nuk pranon ti bëjë tekfir kafirave është njësoj si argumentet e tjera të kërcënimit të cilat i shprehin dijetarët. Ata e përdorin këtë rregull në përgjthësi kur flitet në përgjithësi për ndonjë grup ose sekt ose mendime të humbura të devijuara nga rruga e ehli-sun-netit. Mirëpo kur flitet për zbatimin e këtij rregulli në realitet kundrejt dikujt duhet patjetër të shikohet, a janë plotësuar kushtet dhe a janë larguar pengesat siç veprohet me argumentet e tjera të kësaj teme.
Për këtë arsye është e domosdoshme që të ripërmend këtu fjalën e Ibn Tejmijes që e kemi treguar më parë e cila sqaron domosdoshmërinë e dallimit ndërmjet tekfirit në përgjithësi dhe tekfirit në veçanti në tekstet e sheriatit dhe në fjalët e dijetarëve dhe lidhja e kësaj çështjeje me këtë rregull.
Thotë Ibn Tejmija: E vërteta është se këtu u ngatërruan në fjalët e përgjithshme të dijetarëve siç u ngatërruan të parët (hauarixhët) në fjalët e përgjithshme që ndodhen në tekstet e sheriatit. Sa herë që ata lexojnë ndonjë fjalë (të dijetarëve) që thotë: kush thotë kështu e kështu ai është kafir, menduan se kjo fjalë e përfshin çdokënd që e thotë. Ata nuk e kanë kuptuar se tekfiri ka disa kushte dhe pengesa të cilat mund të mos plotësohen tek ndokush dhe (nuk e kanë kuptuar) se tekfiri në përgjithësi (kur flitet pa përcaktime emrash) nuk do të thotë domosdoshmërisht që duhet bërë edhe tefiri në veçanti, pa plotësuar kushtet e pa larguar pengesat. Ajo që e sqaron këtë është se Imam Ahmedi dhe shumica e dijetarëve të cilët i kanë shprehur fjalët e tekfirit në përgjithësi ata nuk i kanë quajtur kafira shumicën e atyre që i kanë thënë ato fjalë (kufri)”. Mexhmu El-fetaua.
Prandaj nuk është i saktë zinxhiri i tekfirit që  bëjnë shumë ekstremista duke u bazuar tek ky rregull. Ata (dijetarë) të cilët e përdorin këtë rregull nuk konsiderjnë kafir atë person që nuk i bën tekfir it-tihadijeve vetëm se pasi ti sqarojnë argumentet. Atëherë është më parësore që ata të mos konsiderojn kafir atë që nuk i bën tekfir atij që nuk i bën tekfir…
Këtë lloj zinxhiri të urryer e përdorin disa  ekstremista injorantë kundrejt kundërshtarëve të tyre në çështjen e tekfirit për disa fjalë që përmbajnë më shumë se një kuptim (dhe nuk janë të qarta) ose në çështjen e tekfirit për nënkuptimin e disa fjalëve ose në çështjen e tekfirit në temat e paqarta e në çështje të tjera problematike.
Ti e pe vet se dijetarët që e përdorin këtë rregull e kanë përdorur atë në çështjet e tekfirit (të qartë) si rasti i kufrit të çifutëve dhe krishterëve ose më të qarta se ky rast.
Kur dijetarët janë trguar kaq të kujdes’shëm dhe të shtrenguar që në fillim të këtij zinxhiri atëherë nuk ka dyshim se kujdesia dhe ruajtja e tyre ka për të qenë edhe më e madhe. Kur flitet për tekfirin ndaj atij që vjen më pas i cli nuk i ka bërë tekfir atij që nuk i ka bërë tekfir apo për atë që nuk i ka bërë atij që nuk i ka bërë, atij që nuk i ka bërë… deri në fund të zinxhirit të ekstremistëve. Nuk ka dyshim që tekfiri në këtë rast është akoma edhe më i vështirë. Vetëm se me ndjekjen e dëshirave ai bëhet i lehtë.
Nëse e kuptuar atë që treguam më lart atëherë është bërë e njohur për ty se nuk mund të logjikohet përdorimi dhe zbatimi i këtij rregulli kundrejt atij që nuk pranon tu bëjnë tekfir disa njerëzve që shfaqin përkatësinë e tyre me Islam e ky person ka disa argumente të cilat ai i mendon si pengesa për tekfirin ndaj tyre ose ka disa gjëra të paqarta në kuptimin e argumenteve.
Si në rastin e lënësit të namazit. Ai që nuk e quan lënësin e namazit kafir edhe pse e ka gabim vetëm pse ai nuk i mohon argumentet që tregojnë për kufrin e lënies së namazit. Përkundrazi i beson ato por ai mendon se ato flasin për kufrin e vogël ose flasin për atë që  e mohon  obligueshmërinë e namazit e jo për atë që e le atë nga përtacia. Kjo për shkak të disa argumenteve të tjera të cilat në pamien e jashtme i duken sikur bien ndesh me argumetet e para, si hadithi që thotë: “Pesë namaze i ka bërë Allahu detyrë për robërit e tij… kush nuk i kryen ato nuk ka besë tek Allahu, nëse dëshiron e dënon e nëse dëshiron e fal”. Transmeton Imam Ahmedi, Ebu Daudi, En-nesaij etj. Ato që ecin me këto argumente janë të shumtë. Prej tyre janë disa imamë të mëdhenj si Maliku, Shafiu e të tjerë të cilët nuk e konsiderojnë kafir atë person që e le namazin nga përtacia. Nuk kemi dëgjuar që ndonjë prej kundërshtarëve të tyre- të cilët besojnë se lënia e namazit është kufr si Imam Ahmedi në një nga transmetimet e tij, Abdullah Ibn Mubarek Is’hak Ibn Rahauejhi etj- ti quajnë këta kafira apo të kenë zbatuar mbi të rregullin (kush nuk e quan kafirin kafir ai vet është kafir) e jo më të vazhdojnë zinxhirin kush nuk e quan atë që nuk e quan, atë që nuk e quan!! E njëjta gjë është në lidhje me shtyllat e tjera (të Islamit).
E ngjashme me këtë është kontradikta ndërmjet sahabëve në lidhje me Ibn Saj-jadin, a ishte ai dexhali apo jo, duke ditur se kufri i dexhalit është i qartë e nuk ka dyshim në të. Mëgjithatë atë ato  nuk e konsideruan njëri-tjetrin kafira (për këtë shkak) disa njerëz futën në këtë temë edhe kontraditën e sahabëve në lidhje me munafikët të cilën e ka treguar Allahu në Kur’an ku thotë  (kuptimi i ajetit): “Ç’keni ju që jeni ndarë në (çështjen e) munafikëve në dy grupe. Allahu i ktheu ata (tek dispozitat e mushrikëve) për shkak të veprave të tyre. A dëshironi ju të udhëzoni atë që e ka humbur Allahu. Atij që e ka humbur Allahu nuk mund ti gjesh dot rrugë”. En-nisas.
E me gjithë këtë asnjëri grup nuk i bëri tekfir grupit që e kundërshtonte në çështjen e munafikëve. Prej këtyre shembujve kemi rastin e Umerit rradj Allahu anhu i cili hezitoi në çështjen e atyre që nuk pranuan të japin zekatin në momentin kur Ebu Bekri rradij Allahu anhu vendosi ti luftonte. Do ta tregojmë më pas këtë ngjarje. Për Umerin rradij-Allahu anhu ishte e paqartë çështja e kufrit të tyre, për shkak se ata thonin “la ilahe il-lAllah”. E me gjithë këtë Ebu-Bekri rradij-Allahu anhu nuk i bëri tekfir Umerit rradij-Allahu anhu, ia sqaroi paqartësinë që kishte dhe ia tregoi rrugën. Mos thotë dikush se ky shembull nuk vlen këtu sepse Umeri nuk kishte të paqartë luftën kundrejt tyre, jo tekfirin ndaj tyre. Ky shembull vlen sepse çdokush e di se lufta për të cilën bëri thirrje dhe e zhvilloi Ebu-Bekri rradij-Allahu anhu ishte për shkak të daljes nga feja e nuk ishte luftë kundër një grupi thjesht  të paadrejtë. E kjo ishte ajo që nuk kishte të qartë Umeri rradij-allahu anhu (a ishin ato të dalë nga feja apo jo).
prej këtyre shembujve kemi rasin e kontradiktës që ka ekzistuar ndërmjet selefëve në lidhje me tekfirin ndaj disa prijesave të padrejtë e mizorë si kontradikta në çështjen e Haxhaxhit e cila është e njohur. Shumica e selefëve nuk e quanin atë kafir, madje faleshin pas tij por është vërtetuar se disa prerj tyre e konsideronin atë kafir.
Prej tyre ishte Seid Ibn Xhubejri, i thanë: pse dole kundër Haxhaxhit? Tha: “Unë nuk dola kundër tij vetëm se pasi bëri kufër”.
Prej tyre ka qenë Muxhahidi i cili u pyet për të dhe tha: “A po më pyet për shejhun kafir”?!
Gjithashtu ka transmetuar ibn-Asekir nga Esh-shabij se ka thënë: “Haxhaxhi e ka besuar xhibtin dhe tagutin dhe e ka mohuar Allahun e Madhëruar”.
Madje çështja e tij ka arritur deri aty sa Ibrahim En-Nehaij ka thënë: “I mjafton njeriut për tu quajtur i verbër që të mos dallojë se kush është Haxhaxhi (në të vëetetë)”.
E me gjithë këtë as Ibrahim En-nehaij e as ndonjë tjetër prej atyre që e konsideronin Haxhaxhin kafir nuk quajtën ndonjë prej atyre (dijetarëve) që nuk e quanin Haxhaxhin kafir, (dijetar) të verbër e jo më të përdornin kundër tyre rregullin (kush nuk e konsideron kafirin kafir ai vet është kafir) apo zinxhirin e tekfirit. Madje është transmetuar me zinxhir të saktë nga Tausi se ka thënë: “jam i çuditur me vëllezërit tanë irakjanë si e quajnë Haxhaxhin besimtar”.[9]
I konsideroi ata vëllezërit e tij. Kjo është e vërteta në të cilën nuk ka dyshim sepse ata dijetarë të cilët nuk e quajtën Haxhaxhin kafir u frenuan për shkak se ata gjykonin se ai ka bazën e teuhidit dhe nuk kishin dëgjuar prej tij ndonjë kufër të qartë. Këtë gjykim ato e kanë nxjerrë me ixhtihadin e tyre e nuk kanë përgënjështruar asnjë prej argumenteve të sheriatit. E gjithë është nëse Tausi e ka pasur për qëllim çështjen e tekfirin ndaj Haxhaxhit jo nëse ka pasur për qëllim atë që ka përmendur imam Edh-dhehebi në Sijer E’lem En-nubela 5/44 ku thotë pasi e tregoi këtë fjalë të tij: “Ka për qellim murxhiet të cilat thonë: Ai është besimtarë me besim të plotë me gjith diktaturën që ushtronte ai (në popull), edhe ka derdhur gjakun
(e njerëzve të pafajshëm) e ka fyer sahabët”. Ka për qellim murxhiet fukaha të cilëve selefët nuk u bënin tekfir. Gabimi i tyre ishte në përkufizimin e imanit. Ata nuk i konsideronin veprat pjesë të imanit. Ata dhe pse besojnë se fasiku është besimtarë me besim të plotë, nuk ia pakësojnë gjynahet besimin- këtë e thonë edhe për Haxhaxhin- vetëm se ato nuk e lejojnë kufrin, as nuk e justifikojnë dhe as nuk e quajnë iman. E sikur të vërtetohej tek ata kufri i Haxhahxit nuk do ta quanin besimtar. Ndërsa ekstremistët murxhije janë ndryshe. Selefët si Ueki Ibn El-Xherrah, Ahmed Ibn-Hanbeli ebu Ubejd (El-Kasim Ibn Sel-lam) etj kanë gjykuar për ta me kufr.
E njëjta gjë thuhet edhe për kontradiktat mes selefëve në lidhje me shumë grupe të humbura si khauarixhët, kaderijet, xhehmijet etj. Për këtë ka folur shumë shejhul Islam në Mexhmu
El-fetaua në shumë vende. Në vëllimin 12/260-261 ka treguar kontradiktat e dijetarëve në këtë çështje. Ka trguar ndër të tjera medh’hebin e Imam Ahmedit, të ndjekësve të tij dhe të dijetarëve të tjerë të ehli-sun-netit dhe mos pajtimin e tyre në tekfirin ndaj disa grupeve. Por nuk përmendi se ato që i konsideronin këto grupe kafira ti bënin tekfir (dijetarëve) të cilët nuk i konsideronin këto grupe kafira e as nuk e ka përmendur dukush tjetër këtë prej tyre përkundrazi ka treguar justifikimin e tyr në këtë mospajtim që kishin. Thotë Ibn-Tejmija: Arsyeja e kësaj kontradikte  është ekzistenca e argumenteve që duken se ndeshen me njëra tjetrën. Ato panë (fillimisht) argumente që bëjnë detyrë emërtimin me kufr kundrejt tyre më pas panë në realitet disa prej këtyre që i shprehin këto besime (që janë kufër) se ato që kanë besim sa është e pamundur që të quhen kafira e kështu ndeshen argumentet”. 12/260-261.
Gjithashtu ka thënë Ibn-Tejmija: “… fjalët që e nxjerrin njeriun në kufër. Mbase këtij personi nuk i kanë mbërritur argumentet që i bëjnë të njohur të vërteten ose mbase i kanë mbërritur por ai i konsideron ato të pa sakta (nga ana e transmetimit) ose nuk ka pasur mundësi ti kuptojë ato ose ka pasur disa dyshime (e pa qartësi) për të cilat e justifikon Allahu. Çdo kush që është besimtarë dhe përpiqet të gjejë ta vërtetën dhe gabon, Allahu ia fal gabimin çfarëdo qoftë ai, qoftë në çështjet teorike apo në çështjet praktike. Ky është mendimi i shokëve të Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem dhe i shumicës së dijetarëve të Islamit”. 23/195-196.
Në një vend tjetër ai ka treguar kontradiktën e sahabëve në çështjet teorike të transmetuara. Prej këtyre është fjala e Aishes rradij-j Allahu anha: “Kush pretendon se Muhamedi
sal-lAllahu alejhi ue sel-lem e ka parë Zotin e tij ka nxjerrë një shpifje shumë të rëndë ndaj Allahut”.
Më pas thotë Ibn-Tejmija: “E megjithë atë nuk i kemi thënë Ibn-Abasit edhe atyre që e kanë kundërshtuar Aishen në këtë çështje se ata kanë shpifur ndaj Allahut”. Më pas thotë Ibn-Tejmija: “Tekfiri është pjesë e kërcënimit. Ndonjë fjalë edhe pse mund të jetë përgënjështrim ndaj asaj që ka thënë Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem vetëm se personi (që e thotë atë)  mund të jetë fillestarë në fe ose është rritur në një vend të largët (ku nuk ka pasur mundësi të mësojë). Një person i tillë nuk bën kufër edhe nëse mohon një prej çështjeve (të fesë) deri sa ti sqarohet argumenti. Mbase ky person nuk i ka ndgjuar këto argumente ose i ka dëgjuar por për të ato nuk janë të sakta ose sipas (këndvështrimit të) tij ato bien ndesh me argumente të tjera gjë e cila e bën atë ti keq interpretojë ato edhe pse ky keqinterpretim është i  gabuar”. 3/148.
Medito rreth këtyre fjalëve se ato janë të rëndësishme. Ato të zgjerojnë horizontin, ti bëjnë më të kuptueshme këto tema dhe të largojnë nga ashpërsia dhe ngutja në tekfir. Gjithashtu ato të frenojnë që të mos dalësh mbi dijetarët muxhtehida sikurse të bëjnë të qartë arsyet që kanë pasur ata ose disa besimtarë të tjerë në mosndjekjen e disa argumenteve të sheriatit ose ligjeve e tij ose mospranimin e tyre qoftë kjo në temën e tekfirit apo në temat e tjera. Këto arsye shejhul Islam Ibn-Tejmija i ka kufizuar në pesë:[10]
1. I duket (dijetarit) se argumentet (në një çështje të caktuar) bien ndesh me njëra-tjetrën. Kjo e dertyron atë që ti komentojë disa prej këtyre argumenteve (në atë formë që i nxjerrë ato nga gjykimi i vërtetë që përmbajnë ato).
2. Disa njerëzve nuk u ka mbërritur ndonjë argument (i caktuar) për shkak se mund të jenë fillestarë në fe ose sespse kanë jetuar në një vend të largët e të tjera arsye si këto.
3. Disa njerëz mund të besojnë se një argument i caktuar nuk është i saktë (nga ana e transmetimit).
4. Disa njerëz nuk e kanë të mundur ti kuptojnë disa argumente për shkak se forma e argumentimit në to mund të jetë e fshehtë ose problematike ose për shkak të dobësisë mendore të personit ose për  shkak të dijes së pakët që kanë.
5.  Disa njerëz u paraqiten disa dyshime (tek argumentet) dhe ai njeri që e kërkon të vërtetën është i justifikuar në to. Kështu që kush e keq interpreton një argument ose e refuzon atë ose nuk pranon ta marrë atë si argument për arsye të caktuara nuk konsiderohet se e ka përgënjështruar apo mohuar argumentin, si rezultat nuk lejohet që mbi të të zbatohet rregulli (kush nuk e konsideron kafirin kafir ai vet është kafir…) e jo më zinxhiri i tekfirit…
Këto fjalë që po tregojmë- siç duken qartë- përfshinë atë që nuk e konsideron kafirin kafir për shkak se  i refuzon disa argumente për arsyet që treguam. Atëherë është edhe më parësore që këto fjalë të përfshijnë atë që nuk i bën tekfir një personi të cilit i bëjnë tekfir disa njerëz duke mos sjellë argumente të qarta ose të sakta në këtë tekfir. Ky nuk  i bën tekfir për shkak se i mungojnë çelësate e dijes ose për shkak se nuk njeh format e argumentimit ose për shkak se ata që e kanë nxjerrë këtë gjykim me tekfir kanë gabuar…!! Të gjitha këto gjëra duhen pasur parasysh sepse konradiktat në temën e tekfrit janë të gjëra. E kush dëshiron ta bindë kundërshtarin për ti bërë tekfir dikujt ai duhet të sjellë argumentet e sheriatit dhe duhet të përdorë format e sakta të argumentimit. Allahu i Madhëruar ka thënë (kuptimi i ajetit): “Thuaj: Unë ju paralajmëroj me anë të shpalljes”.
Kush nuk ka dije të sheriatit ai nuk ka hajr dhe as shpetim tek të tjerat. Allahu i Madhëruar ka thënë (kuptimi i ajetit): “Cilën fjalë pos Allahut dhe ajeteve të besojnë”. Nuk i bëjnë dobi mënyrat e terrorizmit ideologjik ose tekfirist: Këto mënyra, nuk dëmtojnë askënd tjetër veç atij që  i bën ato. Gjithashtu nuk ka hajër tek ai që e beson një rrugë i ndikuar nga këto mënyra ose nga frika prej tyre ky shum shpejt mund të largohet nga kjo rrugë në rastin më të afërt që mund ti paraqitet një dyshim. E vërteta të cilën e begaton Allahu është rruga e drejtë që përputhet me argumentat e sheriatit jo rruga më e ashpër që i përputhet dëshirave. E ta dijë njeriu se nëse ai do kërkojë fjalë jo nga Kur’ani dhe sun-neti që i përshtaten rugës së tij dhe e arnojnë atë nuk ka për të ngelur pa gjetur…
Nga rastet më të çuditshme që kam parë në lidhje me përdorimin (e gabuar) të rregullit (për të cilin jemi duke folur) është fjala e Es-sulij i cili po lavdëronte halifen El-Muktefij bi-lah (i cili ka qenë në pushtet gjatë viteve 289h- 295h) atëherë kur Jahja Ibn Zerkeuejhi El-karmetij rrahu ushtarët e halifes: “Kush e konsideron besimtar atë që të kundërshton ty ai ka bërë kufër.
Këtë e ka zbritur Allahu më parë në suret e qarta”.
D.m.th kush nuk e quan kafir ose fasik atë që të kundërshton ty ose del kundër teje ai ka bërë kufër gjithashtu  pretendonte se këtë gjykim e ka treguar Kur’ani…!![11]
I themi atij: Ku e ka treguar Allahu këtë në suret e qarta?? Shikoje se si u përdor ky rregull këtu për ti futur njerëzit nën urdhërat e prijësit dhe për ti frikësuar dhe terorizuar ato që të mos dalin kundra dhe mos kundërshtojnë… edhe pse argumentet e sheriatit janë të mjaftueshme për ata që janë të drejtë… por kjo (në të vërtetë) është moskokëçarja e poetëve.prandaj ki kujdes e mos u mashtro me aventurat e poetëve. Allahu i Madhëruar ka thënë për ta  (kuptimi i ajetit): “Poetët ndiqen nga njerëzit e humbur. A nuk e shikon se si ata (poetët) në çdo luginë humbin” Esh-shuara.
Në vijim do të tregojmë një letër të marrë nga liberat e shejhut Adul-Latif Ibn
AbduRrahman Ibn Hasen Ali Shejh në të cilën ai u drejtohet disa njerëzve të ngutur në kohën e tij të cilët pretendonin se  i përkisnin daues së shejhut Muhamed Ibn Abdul-Uehab. Ato i keqpërdorën disa fjalë të tij pa e marrë në konsideratë atë rregullin që ka treguar shejhul Islam Ibn-Tejmija të cilin e përmendëm më parë ku thotë: “E vërteta është se këta u ngatërruan në fjalët e përgjithshme të dijetarëve siç u ngatërruan të parët (hauarixhët) në fjalët e përgjithshme që ndodhen në tekstet e sheriatit. Sa herë që ata lexojnë ndonjë fjalë (të dijetarëve) që thotë: kush thotë kështu e kështu ai është kafir, menduan se kjo fjalë përfshin çdo kënd që e thotë atë. Ata nuk e kanë kuptuar se tekfiri ka disa kushte dhe pengesa të cilat mund të mos plotësohen tek ndokush dhe (nuk e kanë kuptuar) se tekfiri në përgjithësi (kur flitet pa përcaktime emrash) nuk do të thotë domosdoshmërisht që duhet bërë edhe tekfiri në veçanti pa plotësuar kushtet e pa larguar pengesat. Ajo që e sqaron këtë është se Imam Ahmedi dhe shumica e dijetarëve të clët i kanë shprehur fjalët e tekfirit në përgjithësi ato nuk i kanë quajtur kafira shmicën e atyre që  i kanë thënë ato fjalë (kufri)”.
Po e tregoj këtë letër këtu për të përfituar (më shumë dijeni) dhe pse në të vërtetë shejhu Muamedi bn Abdul-Uehabi, fëmijët e tij dhe pasardhësit e tij siç e treguam dhe më parë prej shejhul Islam Ibn-Tejmijes kanë përfituar në këtë temë. “Nga Abdul-Latif Ibn AbuRrahman Ibn Hasen për Abdul-Aziz El-atib.
Paqja ëshë për obërit e Allahut të devotshëm. E lexova letrën tënde, e kuptova iden e saj dhe se qëllimi yt ishte që të kërkoje falje, por fjala jote ishte e keqe kur fole për qortimin e shejhut tonë dhe babait tonë ndaj tekfirit që i kishit bërë ndjekësve të të vërtetës dhe besimi se ju ishit në të drejtë duke pretenduar se kjo nuk ka ndodhur. Gjithashtu po tregoja se  vellezërit e tu, banorët e Nakiut kanë dialoguar me ty dhe të kanë kundërshtuar në lidhje me çështjen tonë. Gjithashtu tregoje se ata kanë pretenduar se ne kemi heshtur ndaj disa çështjeve (për të cilat duhej folur). Ti e di se ata këtë gjë në shumicën e rasteve e përmendin për të  na akuzuar në çështjet e akides dhe rrugës që ne ndjekimm. Ata edhe pse nuk e kanë shprehur qartë tekfirin (ndaj nesh) vetëm se rreth tij janë rrotulluar. Allahut i kërkojmë mbrojtje prej humbjes pas udhëzimit dhe prej verbërisë.
Kam parë në vitin …64 dy persona të ngjashëm me ju, të dalë, nga qyteti El-Ahsa. Ato ishin larguar nga namazi i xhumasë dhe nga namazet me xhematë. Ato u kishin bërë tekfir të gjithë muslimanëve që ishin në atë vend. Argumenti i tyre ishte si lloji i argumentit tuaj. Ato thoshin: Banorët e qytetit El-Ahsa rrinë me Ibn-Fejruzin dhe me ata që janë si ai të cilët nuk e kanë mohuar tagutin. Ai (Ibn-Fejruzi) nuk e ka shprehur qartë tekfirin ndaj gjyshit të tij i cili nuk e ka pranuar dauen e shejhut Muhamed Ibn Abdul-Uehabit, e ka refuzuar dhe armiqësuar atë. Gjithashtu (ato të dy) thoshin: Kush nuk e shpreh qartë që ai (Ibn-Fejruzi) është kafir ai vet konsiderohet kafir sepse nuk e ka mohuara tagutin dhe kush rri me të ai është si ai. Kështu këta nxorrën në bazë të këtyre dy kushteve (1-Kush nuk e quan atë kafir dhe 2-Kush rri me të) të pa vërteta e të humbura ato ligje dhe vendime të cilat nxirren kur dikush del nga feja në formë të qartë aq sa nuk i kthenin as selamin (njerëzve)”. Ma treguan (disa njerëz) çështjen e tyre. I thërrita dhe erdhën tek unë. I kërcenova dhe u fola ashpër . ato pretenduan se ishin në akiden e shejhut Muhamed Ibn Abdul-Uehab dhe librat e tij ato i posedojnë. Ua sqarova dyshimet që kishin dhe ua hodha poshte humbjen e  tyre me ato gjëra që mu kujtuan aty në mexhlis. Gjithashtu u tregova se shejhu Muhamed Ibn Abdul-Uehabi është i distancuar prej këtij besimi dhe kësaj rruge dhe se ai bën tekfir vetëm në ato çështje që ka ixhma të muslimanëve si shirku i madh ose mohimi i ajetve të Allahut ose profetëve ose ndonjë prej tyre, pasi ti ketë ngritur argumentin e tua ketë përçuar në atë formë që quhet e saktë si p.sh tekfiri ndaj atyre që adhurojnë  njerëzit e mirë ose u lutet atyre bashkë me Allahun dhe i bën ato rivalë të Allahut në ato adhurime që i meriton vetëm Allahu. Këto janë çështje që në to ka ixhma prej dijetarëve dhe besimtarëve…
Këta dy personat shfaqën pendimin dhe teuben prej asaj që kishin bërë dhe pretenduan se kuptuan të vërtetën. Më pas shkuan në (vendet e tyre). Në bregdet dhe u rikthyen tek besimi i tyre. Na kanë treguar që ata i bënin tekfir prijesave të muslimanëve për shkak të marrëveshjeve që kishin ata me prijësat e Egjiptit. Madje i bënin tekfir edhe dijetarëve që rrinin me këta prijësa që kanë bërë marrëveshjet. Allahu na ruajtë prej humbjes pas udhëzimit dhe kthimit prapa pas ecjes përpara.
Na kanë treguar edhe për ju diçka të ngjashme që ju keni hyrë në disa çështje të tilla si psh në çështjen e përkrahjes dhe armiqësimit për çështjen e marrëveshjeve të paqes ose dërgesën e shkresave (mbretërve) dhënien e dhuratave ose pasurive e të tjera fjalë që  i thanë mushrikët dhe njerëzit e humbur. Gjithashtu për çështjen e gjykimit me ligj tjetër veç ligjit të Allahut tek beduinët e tek të tjerë në të cilat duhet të flasin vetëm ata që janë dijetarë e të logjikshëm dhe ata të cilëve u ka dhënë Allahu kuptueshmëri në fenë e Allahut dhe dijeni.
Të flasësh në këtë temë duhet të njohësh ato që treguam më parë dhe duhet të njohësh bazat e përgjithshme. Nuk i lejohet të flaës në këtë temë apo në ndonjë temë tjetër ai që nuk i njeh këto baza apo i anashkalon ato dhe sqarimet që kanë ato.
Arsyeja është se argumentet e paqarta dhe ato të pakufizuar nëse njeriu nuk di ku duhen vendosur dhe nuk i di sqarimet e tyre atëherë ngatërrohet, gabon dhe nuk kupton atë që ka dashur Allahu (të na tregojë) e kjo e shkatërron fenë, e shpërndan mendjen dhe  bëhet pengesë për ta kuptuar Kur’anin. Ibnul-Kaj-jim në kafijen e tij ka thënë:
Duhet të ecësh në bazë të argumenteve të kufizuara dhe atyre zqaruese sepse argumentet e pakufizuara dhe ato të paqartat e kanë shkatërruar botën dhe i kanë ngatërruar mendjet dhe mendimet në çdo kohë.

Tekfiri në bazë të këtyre gjërave që ju i menduat se të nxjerrin nga Islami është rruga e khauarixhëve të dalë të cilët dolën kundër Alijut prijësit të besimtarëve dhe sahabëve që ishin me të. Ata i qortuan (këta sahabë) pse pranuan gjykimin e Ebu Musa El-Esh’ariut dhe Amr Ibn El-Asit në lidhje me fitnen që ndodhi ndërmjet Aliut dhe Muauijes dhe banorëve të Shamit. Khauarixhët ishin kunda tij në këtë çështje edhe pse ata kanë qenë shokë të tijë dhe lexuesa të kur’anit nga Kufa dhe Basra i thanë: Ti more për gjykatës disa njerëz në fenë e Allahut dhe përkrahe Muauijen dhe Amrin. Allahu i Madhëruar ka thënë (kuptimi i ajetit): “Gjykimi i takon vetëm Allahut”. Ti vendose  marrëveshje me ta ndërkohë që Allahu e ka prerë çdo lloj marrëveshje që kur zbriti suren beraeh… fq 4-6.
Më pas shejhu tregoi ngjarjet e khauarixhëve të cilat do ti tregojmë në fund të librit.
Më pas në faqen 7 thotë: “Termat dhulum (padrejtësi), gjynahu, fisku, fuxhuri (gjynahet e rënda), përkrahja, armiqësia, rukuni (animi nga qafirat), shirku e të tjera terma që ndodhen në Kur’an dhe sun-net mund të kihet për qellim me to kuptimi i tyre i plotë por mund të kihet për qëllim një pjesë e kuptimit. Tek dijetarët e “Usul El-Fikh” qëllimi i parë është baza dhe nuk shkohet tek qëllimi i dytë (kuptimi i pjes’shëm) vetëm se nëse ka fakte nga vet teksti ose nga kuptimi. Por kjo njihet me anë të sqarimit profetik dhe komentimit të sun-netit. Allahu i Madhëruar ka thënë (kuptimi i ajetit): “Çdo profet (që kemi dërguaar) e kemi dërguar në gjuhën e popullit të tij për ti sqaruar atyre (të vërtetën)”. Ibrahim më pas në fq 8 thotë: “Zbatimi i kërcënimit për disa gjynahe të mëdha mund të hasë disa pengesa në lidhje me ndonjë person në veçanti si dashuria ndaj Allahut dhe të dërguarit të Tij, xhihadi në rrugë të Allahut, ekzistenca e sevapeve të shumta më shumë se gjynahet, falja e Allahut dhe mëshira e tij, shefati i besimtarëve, fatkeqësitë që i fshijnë gjynahet në të tre  vendbanimet. Gjithashtu ata nuk dëshmojnë për asnjë person në veçanti- nëse është prej muslimanëve- që është në xhenet apo zjarr edhe pse ato e shprehin kërcënimin në përgjithësi siç e ka shprehur Kur’ani dhe sun-neti. Ato bëjnë dallim ndërmjet gjykimit të përgjithshëm të pakufizuar dhe gjykimit të veçantë të kufizuar. Abdullah (himar) pinte alkol dhe e sollën tek Profeti sa-l Allahu alejhi ue sel-lem. Një person e mallkoi dhe tha: Sa shpesh që e sjellin atyë tek Profeti sal-l Allahu alejhi ue sel-lem. Atëherë Profeti sal-l Allahu alejhi ue sel-lem tha: “Mos e mallko atë sepse ai e do Allahun dhe të dërguarin e tij”. Dhe pse Profeti sal-l Allahu alejhi ue sel-lem e ka mallkuar alkolin, atë që e pi, atë që e shet, atë që e prodhon, atë që e kërkon ti prodhohet, atë që e mbart dhe atë që e kërkon tia mbartin”. Më pas në fq 10 thotë: “Ajeti (kuptimi i ajetit): “Çdo kush prej jush që  i përkrah ata ai është prej tyre”. Ajeti (kuptimi i ajetit): “Nuk mund të gjesh një popull që beson Allahun dhe ditën e fundit të kenë dashuri për ata që luftojn Allahun dhe të dëguarin e Tij”. Ajeti (kuptimi i ajetit): “O ju që keni besuar mos i bëni idhtarët e librave të mëparshëm dhe  mosbesimtarët të cilët e kanë bërë fenë tuaj lojë dhe tallen me të, miq. Kini frikë Allahun nëse jeni besimtarë”. Këto ajete i ka komentuar sun-neti, i ka kufizuar dhe veçuar në rastin e përkrahjes së plotë. Origjina e përkrahjes është dashuria, ndihmesa dhe shoqërimi e poshtë saj ka grada të shumta. E çdo gjynah ka pjesën e vet të kërcënimit dhe qortimit. Kjo gjë është e njohur tek selefët, të cilët janë të thelluar në dije, tek sahabët dhe tabi’inët, në këtë temë apo temat e tjera këto çështje ishin të paqarta, kuptimet e tyre ishin të fshehta dhe ligjet e tyre ishin të ngatërruara për ato që erdhën pas tyre që ishin jo arabë ose të atyre që ishin të ardhur të cilët nuk kishin dijeni në këtë fushë dhe as nuk kishin përvojë në lidhje me kuptimet e Kur’anit dhe sun-netit. Prandaj ka thënë El-Hasen El-Basrij: Nga mos njohja e arabishtes ju erdhi”. Dialogoi Amr Ibn El-Ala me Amr Ibn Ubejdin për çështjen e përjetësisë së atyre që bëjnë gjynahe të mëdha në zjarr. Ibn Ubejd u argumentua duke thënë se ky është premtimi i Allahut dhe Allahu nuk e thyen premtimin. Ka për qëllim kërcënimet me zjarr dhe përjetësi që tregohen në kur’an për disa gjynahe të mëdha. I thotë Ibnul-Ala: Nga mos njohja jote e gjuhës arabe të erdhi (ky kuptim). Ky quhet ueid (kërcënim) dhe nuk quhet premtim (uad). Më pas i tregoi dy vargje të një poeti që thotë: Unë nëse kërcënoj ose premtoj kam për të thyer kërcënimin tim dhe kam për të mbajtur premtimin. Buhariu ka transmetuar prej një dijetari se ka thënë: “Lumturia e jo arabit dhe e fshatarit arrihet nëse u jep Allahu sukses që të ndjekin një zbatues të sun-netit, kurse fatkeqësia e tyre është nëse ato sprovohen dhe u lehtësohet të ndjekin një person që ndjek dëshirat e tij dhe bidatin”. Më pas në fq 11-12 ka thënë: “Kam marrë vesh se ju e keni keq interpretuar ajetin që thotë (kuptimi i ajetit): “kjo ndodhi sepse ata u thanë atyre që e urryen atë që zbriti Allahu do tju bindemi në disa gjëra”. (Muhamed). Dhe e keni vendosur kuptimin e tij për ata prijesa bashkëkohës të cilët kanë bërë disa marrëveshje paqeje ose armëpushimi me disa prijësa të humbur dhe mbretër mushrikë. Por ju nuk shikuat fillimin e ajetit që thotë (kuptimi i ajetit): “Ata të cilët u kthyen mbrapa pasi ju bë e qartë udhëzimi…”(Muhamed). Ju nuk e  keni kuptuar se kush është kuptimi i kësaj bindjeje gjithashtu nuk e keni kuptuar se për çfarë bëhet fjalë tek pjesa e ajetit që thotë: “Në disa gjëra”. Por historinë e marrëveshjes së hudejbijes dhe kërkesës që bënë mushrikët dhe përgjigja që u dha Profeti sal-l Allahu alejhi ue sel-lem mjaftojnë për të hedhur poshtë të kotën tuaj dhe për të refuzuar kuptimin tuaj të gabuar”.
Marrë me disa shkurtime nga libri “Mexhmuatu er-resail uel mesail en-Nexhdije” v3. Po ky dijetarë në librin e tij “Minhaxh Et-te’sis ue et-tegdis fi keshf shubuhat Daud ibn Xherxhis” ka treguar  një letër të gjyshit të tijë muhamed ibn Abdul-Uehabit në të cilën thotë: Më pyeti Esh-sherif se përse luftojmë ne dhe kur i bëjmë tekfir njeriut? Iu përgjigja duke  i thënë të vërtetën, gjithashtu i sqarova edhe shpifjet që na i kanë mveshur armiqtë tanë…” Ndër të tjera i tha: “Gënjeshtra dhe shpifja është se ata pretendojnë se ne u bëjmë tekfir të gjithë njerëzve, e bëjmë detyrë hixhretin për tek ne edhe për atë që ka mundësi ta shfaqë fenë e tij dhe se ne e konsiderojmë kafir atë që nuk ka bërë tekfir (mbi të tjerët) dhe atë që nuk lufton (në ndihmën tonë) e të tjera shpifje të shumta. Të gjitha këto janë gënjeshtra dhe shpifje me anë të të cilave trazhgimëtarët e Ebu xhehlit, rojtarët e idhujve dhe imamët e kufrit duan ti largojnë njerëzit nga feja e Allahut dhe e të Dërguarit të Tij. Ne konsiderojmë kafir vetëm atë të cilin e ka konsideruar Allahu dhe i Dërguari i Tij kafir, d.m.th mushrikët adhuruesit e idhujve si p.sh ato që adhurojnë idhullin qe është tek varri i Abdul Kadrit ose idhullin që është tek varri i Ahmed El-Bedeuij e të ngjashëm me to. Kurse ata të cilët besojnë Allahun, librin e Tij, Profetët e Tij, Ditën e Fundit dhe luftuan për Allahun ashtu siç i takon Atij ato janë vëllezërit tanë në fe edhe pse nuk emigrojnë për tek ne. e si mund tu bëjmë tekfir këtyre. Fq 88-89.

Së fundi: Duke u nisur nga sa treguam më lartë ne themi: Ata muslimanë që na kundërshtojnë në tekfirin ndaj tagutëve që gjykojnë me ligje të tjera, ndihmuesëve të tyre dhe ushtarëve të tyre e nuk u bëjnë tekfir ose hezitojnë për shkak se argumentet sipas mendimit të tyre[12] bien ndesh me nëjra-tjetrën (e nuk e tregojnë qartë këtë gjykim) ose për shkak të disa dyshimeve që ato kanë ne nuk u bëjmë tekfir dhe as nuk e zbatojmë këtë rregull mbi ta për shkak të këtij kundërshtimi, përderisa ato kanë bazën e teuhidit. Shumë prej tyre që nuk kanë dije dhe as kuptueshmërinë (në fe) argumentohen (për të) vërtetuar se taguti dhe ushtarët e tij janë muslimanë duke thënë se ato thonë “la ilahe il-lAllah” ose se ata falen e të tjera dyshime të cilat i kami sqaruar në libra të tjerë.[13] Ne edhe pse shohim se ato janë më injorantë se personat për të cilët kanë folur dijetarët për shkak se nuk i konsideonin xhehmijet kafira dhe më të verbër se ata njerëz të cilët i quante En-Nehaij të verbër për shkak se nuk i bënin tekfir Haxhaxhit vetëm se ne me gjithë këtë ne nuk i konsiderojmë ata kafira dhe as nuk e zbatojmë mbi ta këtë rregull përderisa arsyeja që ata nuk u bëjnë tekfir atyre është padija ose ekzistenca e disa dyshimeve ose sepse disa argumente në mendjet e tyre u duken se përplasen me njëra-tjetrën. Ky qëndrim i tyre nuk konsiderohet mohim (i argumenteve) as përgënjështrim dhe as refuzim i argumenteve të sakta e të qarta që dëshmojnë për kufrin e tagutit dhe ndihmuesëve të tij. Por me kushtt që ky qëndrim i tyre të mos i çojë ato që të hyjnë në ndonjë prëj llojeve të kufrit si futja në ushtritë e tyre, ose në  ato vende ku ndihmohen ato ose ligjet e tyre të kufrit ose në ato vende ku marrin pjesë në vendosjen  e ligjeve të tyre ose në futjen e tyre në fuqi ose gjykimi me to dhe ruajtja e tyre. Këtë do ta sqarojmë në fund të këtijë kapitulli. Ky mendim që po shprehim nuk është bidat e as i panjohur tek dijetarët. Përkundrazi para nesh kanë folur dijetarë diçka të tillë. Sejhul Islam Ibn Tejmije në mexhmu el-fetaua 35/79 ka treguar se “Ubejdijinët” ishin nga kafirët më të mëdhenjë dhe ka qenë e njohur dalja e tyre prej fesë dhe ndryshimi i ligjeve (të fesë që bënin ata). Më pas ka treguar se ai që pretendon se ndër ta është “imami i pagabueshëm” ai është njeri shumë injorant ose është zindik që flet atë që nuk e di.
kur ky është gjykimi për atë që pretendon se tek ta është (një njeri i pagabueshëm) e ç’mund të thuhet për ata që thjeshtë i quajnë besimtarë e nuk u bëjnë tekfir. Ibn Tejmija nuk u bën tekfir këtyre (injorantëve) dhe as nuk e përdor mbi ta rregullin “kush nuk e konsideron kafirin kafir…” të cilin e ka treguar në shumë raste por thjeshtë thotë për ta: “ka dëshmuar për atë që nuk e di”. Thotë Ibn-Tejmija 35/80: Për këta njerëz (ubejdijinët) dëshmojnë dijetarët e
um-metit, imamët e muslimanëve dhe muslimanët se ata kanë qenë munafikë zindikë që shfaqnin Islamin dhe fshehnin kufrin. Nëse ndodh që disa njerëz kundërshtojnë në këtë atëherë na formohen dy mendime në lidhje me imanin e tyre. Ai që deshmon për ta se ata kanë iman ai ka dëshmuar për diçka që nuk e di”. Gjithashtu ka thënë në faqen 81: “Kush dëshmon që prejardhja e tyre është e saktë ose dëshmon se ata kanë besim, më e pakta që mund të thuhet për dëshminë e tij është se ai ka dëshmuar  për diçka që nuk e di dhe ka folur pa dije e kjo është haram sipas rënies ndakord të dijetarëve”.
Medito  rreth fjalës së tij (të mësipërme) sepse është e rëndësishme sepse ajo flet për ato që nuk i bëjnë tekfir ubejdijinëve të cilët nuk kanë pasur kufr më pak se tagutët e kohës tonë. Prandaj ki kujdes e mos e tepro e mos kalo në ekstremizëm se ke për tu bërë prej atyre që e kanë konsideruar këtë rregull bazë të fesë Islame rreth tij rrotullohet ekzistenca dhe mos ekzistenca e islamit (sipas tyre). Ata rreth tij kanë ndërtuar dashurinë dhe urrejtjen, vëllazërinë dhe armiqësinë. Kush i bën tekfir atij që i bëjnë këta (ekstremista) ai është mik i afërt dhe sikur të jetë njeriu më i keq, ndërsa kush i kundërshton në të nga padija ose ixhtihadi ai është armiku i tyre madje armik i Allahut dhe kafir!! Lusim Allahun e lartësuar që të na largojë nga vendet e rrëshkitjes e të na bëjë prej atyre që e dëgjojnë fjalën (e mirë) dhe e zbatojnë në formën më të mirë. Po të kujtoj në fund të kësaj çështjeje para se të kaloj në një çështje tjetër fjalën e Ibn Tejmijes që thotë: “një prej të metave të bidatçinjëve është se ata i bëjnë tekfir njëri-tjetrit kurse prej cilësive të mira të dijetarëve është se ata u tregojnë gabimet njerëzve po nuk  bëjnë tekfir. Arsyeja është se dikush mund të besojë se një gjë është kufër, kur ajo në të vërtetë nuk është kufër. Por mund të jetë  kufër atëherë kur njeriu e kupton se kjo vepër konsideroht përgënjështrim i Profetit sal-l Allahu alejhi ue sel-lem dhe fyerje për Krijuesin kurse dikush tjetër nuk e ka të qartë këtë. Prandaj nuk është e domosdoshme që meqe ai që e di këtë bie në kufr që të bjerë në të edhe ai që nuk e di atë”. “Minhaxh es-sun-neh 3/63”.



[1] Pa plotësimin e kushteve në të cilat mund të përdoret ky rregull dhe pa largimin e pengesave të cilat janë disa shkaqe ose justifikime që pengojnë zbatimin e këtij rregulli. (Sh.p)

[2] E ngjashme me këtë është fjala e shejhut Muhamed Ibn Abdul-Uehab në disa shkrime të tij ku thotë: “Kush nuk i konsideron mushroikët kafira ose dyshon në kufrin e tyre ose e konsideron të saktë rrugën e tyre ai është kafir e për këtë ka ixhma” f 213 “Er-resail Esh-shehsije”. Ku ka përmendur 10 gjërat që e asgjesojnë Islamin, këtë çështje e ka rradhitur të tretën.

[3] Disa njerëz e komentojnë këtë rregull duke thënë se kush nuk e konsideron kafirin ose mushrikun kafir ai nuk është distancuar prej mushrikëve që –sipas-tyre – dmth se i ka përkrahur ata!! E kjo është një prej gjërave që e asgjesojnë Islamin. Do flasim rreth këtij komenti kur të flasim për tekfirin në bazë të domethënieve të fjalëve (nënkuptimeve të fjalëve).

[4] Dmth sqarimi se kur i bëhet tekfir atij që nuk bën tekfir.

[5] Shejhul Islam Ibn-Tejmije ka treguar për it-tihadijet se ata thonë: Adhuruesit e statujave po të largohen nga adhurimi i tyre janë injorantë…

[6] Ibnul-Mukrij është ky dijetari që ka shkruar këtë poezinë.

[7] Ki kujdes ky justifikim vlen vetëm për ata që nuk u bëjnë (it-tihadijeve) tekfir (për arsyet që u treguan) ndërsa ato që e lejojnë kufrin e tyre ose dialogojnë në mbrojtje të tyre ato nuk hyjnë tek ky justifikim. Për këto të fundit Ibn Temjija ka thënë: “Ai që thotë se fjalët e tyre kanë një koment që përputhet me sheriatin ai konsiderohet nga kokat e tyre dhe nga imamët e tyre”.

[8] E ngjashme me këtë është ajo që tregohet në “El-ikne” po nga Ibn-Tejmija se ka thënë: “ Kush i lutet Alij
Ibn Ebi-Talibit ai është kafir dhe kush dyshon në kufrin e tij është kafir”. Marrë nga libri “Mufid El-Mustefid fi kufr tarik Et-teuhid” i Muhamed Ibn Abdul-Uehabit.

[9] Besimtar në gjuhën arabe thuhet: Mu’min. sipas argumenteve të sheriatit mu’min quhet ai i cili e ka plotësuar imanin dhe detyrat e tij ndërsa ai që lë mangët atë quhet muslim, musliman. (sh.p)

[10] Për më shumë detaje në lidje me shembujt e këtyre arsyeve shih librin “Raf’u el-melam anil e’im-meti el-a’lam”. Mexhmu El-fetaua v20.

[11] Kjo më kujton aventurat e atij alegjerianit që thotë: “çdo musliman me Islam të saktë dhe besimtar me besim të vërtetë në çdo vend Islam që të jetë e ëndërron me gjithë zemër që të jetë nën urdhërat (dhe pushtetin) e Ibn-Saudit dhe se nëse ftohet për ti dhënë besën si mbret apo halife të muslimanëve nuk to hezitonte aspak për ta pranuar atë. E gjithë kjo sepse ky shtet përfaqëson Islamin e zbaton atë dhe fton në të…”. Nga libri El-I’lam biene El-azf uel gina haram fq 57 botimi i vitit 1407.
Gjithashtu ka thënë: (Ky shtet është mrekullia e shekullit të 14!! Këtë shtet nuk e përkrah vetëm se ai që është besimtarë dhe nuk e armiqëson vetëm se ai që është munafik, kafir përderisa ky shtet zbaton ligjin e Allahut). I njëjti libër fq 58.
Lexoje me vëmëndje fjalën e tij: “Nuk e përkrah atë vetëm se ai që është besimtarë dhe nuk e armiqëson vetëm se ai që është munafik, kafir”!! Çfarë zbatimi i ligjit të Allahut është ky o armiku i vetes tënde??
Kush dëshiron  ta njohë këtë këtë lloj zbatim të ligjit të Allahut (që bën ky shtet) le të lexojë librin tonë:
“El-keuashif El-xhelije fi kufr Ed-deuleh Es-seudije”. Kjo më kujton fjalën e një tjetri i cili është në organizatën e dijetarëve të mëdhenj dhe është person i nohur, kur u pyet për librin “El-keuashif El-xhelije” U shkund nga zemërimi dhe u shtrengua kur dëgjoi titullin e librit. (Titulli në shqip d.m.th: Argumentet e qarta për kufrin e shtetit saudit). Atëherë ai pa e lexuar atë shpejtoi dhe tha: Thuajini autorit të librit se ai është kafiri!!
Nguten dhe tregohen moskokëçarës në këto fjalë që shprehin më pas nuk kanë turp që ti akuzojnë kundërshtarët e tyre dhe ato që  i bëjnë tekfir shteti të tyre me akuzë se janë khauarixhë dhe tekfirsa.
Në të vërtetë kush i meriton më shumë këto akuza??

[12] Thanë: “Sipas mendimit të tyre” Sepse argumentet e sheriatit nuk bien ndesh me njëra tjetrën as në këtë temë e as në ndonjë temë tjetër. Allahu i Madhëruar ka thënë (kuptimi i ajetit): “Elif, Lam, Ra ky është një libër me ajete të qarta më pas të sqaruara nga i urti i Dituri” Hud. Gjithashtu ka thënë (kuptimi i ajetit): “Po sikur të ishte prej dikujt tjetër veç Allahut do të gjeni në të shumë kontradikta”. En-nisa. Mendjes njerëzore i duket sikur ndeshen argumentet për shkak të mangësisë në kuptueshmëri ose për shkak të neglizhencës në njohjen e formave të bashkimit mes argumenteve dhe vendosjen e çdo argumenti në vendin e vet. Ose për shkak të përdorimit të argumenteve të pasakta ose për shkak  të mosnjohjes së disa argumenteve të sakta ose për shkak të mosnjohjes së argumenteve fuqizuese dhe atyre të shfuqizuara dhe dallimi se kush është më i hershëm e kush është më pas ose për arsye të tjera të cilat bëjnë bashkimin e argumenteve ose gjykimin se kush është më i saktë.

[13] Shih librin tonë: “I’mta En-nedher fi keshf shubuhat murxhieti el asr” dhe librin “Keshf shubuhat
el-muxhadiline an asakir esh-shirk ue ensar el-kauanin”.