1. Skip to Menu
  2. Skip to Content
  3. Skip to Footer

MIRËSEVINI NË FAQEN TEUHIDI! E LUSIM ALLAHUN QË TË PERFITONI PREJ SAJ QOFTË EDHE PAK

Hadithi i Javes

Profeti sal-l Allahu alejhi ue sel-lem ka thënë : “Shpejtoni në kryerjen e veprave të mira para se të vijnë disa fitne si nata të zeza. Në to gdhihet njeriu besimtar dhe ngryset kafir. Ngryset besimtar dhe gdhihet kafir. E shet fenë e tij për dicka të pakët nga kjo dunja”. Transmeton Muslimi.

Ora

Vizitat e faqes

223561
Sot
Dje
Këtë javë
Javën e shkuar
Këtë muaj
Muajin e shkuar
Gjithsej
21
9
65
223284
846
1136
223561

Ip e juaj: 54.166.172.33
Koha e serverit: 2018-04-25 08:20:02

Mos e pengoni të vërtetën.

Falenderimet i takojnë vetëm Allahut që është Zoti i botëve, I Cili e përsosi çdo gjë me dijen dhe fuqinë e Tij e vendosi çdo gjë në vendin e duhur me urtësinë e Tij dhe i përfshiu krijesat me mëshirën e Tij. Salavatet më të mira i takojnë vulës së profetëve, të cilin e dërgoi Allahu mëshirë për mbarë njerëzimin. Allahu i Madhëruar është Krijuesi i çdo gjëje dhe çdo gjë është në sundimin e Tij. Allahu i Madhëruar ka thënë në Kur’an (kuptimi i ajetit):  “Allahu është krijuesi i çdo gjëje“ Ez-zumer 62.


Allahu i Madhëruar e krijoi njeriun dhe e solli atë në këtë jetë me urtësinë e Tij. Nuk e ka krijuar atë kot. Allahu ka thënë (kuptimi i ajetit):  “nuk i krijuam qiejtë, tokën dhe çka mes tyre për të luajtur. I krijuam ato për të vërtetën por shumica e njerëzve nuk e dinë“
Ed-duhan 38-39.
Për krijimin e njeriut ka thënë (kuptimi i ajetit):   “I krijova xhindët dhe njerëzit vetëm që të më adhurojnë“ Edh-dharijat 56.
Dijetarët kanë thënë: Adhurimi është dashuria e plotë me nënshtrim të plotë. Kjo d.m.th që Allahu na ka sjellë në këtë botë që t’i nënshtrohemi Atij dhe urdhërave të Tij duke pasur dashuri të plotë për Të. Ky është fillimi i historisë së njeriut. Allahu i Madhëruar kur e solli atë në tokë i vendosi atij një legjislacion që ta zbatojë atë me nënshtrim dhe dashuri për Allahun. Mirëpo bashkë me të vendosi në këtë tokë armikun e tij të përbetuar Iblisin i cili iu betua Allahut që do t’i humbi pasardhësit e Ademit -babait të njerëzimit-. Me fillimin e jetës në tokë filloi sprova e njeriut për të përmbushur synimin pse ka ardhur në këtë jetë por gjithashtu armiku i tij fillo veprimtarinë e tij dredharake për t’i humbur pasardhësit e Ademit, njeriut të parë në tokë. Me kalimin e ditëve sprova e njeriut vashdonte dhe kurthet e armikut gjithashtu vzhdonin. Armiku i përbetuar i njeriut i ka thënë Allahut të Madhëruar –siç na tregon Allahu në Kur’an- (kuptimi i ajetit): “Zoti im për shkak se Ti më humbe, unë do tua zbukuroj (të keqen njerëzve) në tokë dhe do t’i humb të gjithë, përveç robërve të  Tu të sinqertë. Tha (Allahu): “Kjo është rrugë për tek Unë e drejtë. Ti mbi robërit  e mi nuk ke pushtet, me përjashtim të atyre të humburve që të kanë ndjekur. Xhehenemi është vendi i premtuar për të gjithë ata. Ai ka shtatë porta. Çdo portë ka një pjesë të caktuar.“ El Hixhr 39-44.
Kjo ishte zanafilla e armiqësisë. Iblisi i humbi shumicën e njerëzve kështu që pas afro 1000 vitesh në tokë njerëzit e mohuan besimin e vërtetë, u larguan nga adhurimi i Allahut të Lartësuar dhe e harruan rrugën e drejtë. Gjithë këta njerëz i humbi Iblisi, i nxorri nga rruga e Allahut të Madhëruar dhe  i bëri miq të tij. Në këtë kohë Allahu i Madhëruar dërgon tek njerëzit të parin profet, që tu tregonte njerëzve rrugën e Allahut që ata e kishin humbur dhe harruar. Dërgoi Nuhun alejhi selam. Ai e ftoi popullin e tij që të besojë Allahun e Madhëruar, e të adhurojnë Atë pa i shoqëruar Atij askënd, i ftoi për tek rruga e drejtë që të çon për tek Allahu
, por ata e mohuan, e përgënjështruan edhe pse ai qendroi një kohë tepër të gjatë mes tyre duke i ftuar në rrugën e Allahut. Ata nuk iu përgjigjën, as nuk e besuan, as nuk i zbatuan urdhëresat që i dha Allahu Nuhut alejhi selam. Përkundrazi jo vetëm që e kundërshtuan por edhe e kërcënuan se nëse nuk hesht do ta vrasin me gurë. Më pas kur populli i Nuhut nuk e pranoi ftesën e Allahut që të kthehen në rrugën e Tij për të përmbushur synimin pse kanë ardhur në këtë jetë, Allahu i dënoi. U dërgoi atyre një shi të furishëm dhe u nxorri ujë të shumtë nga thellësitë e tokës, derisa u përmbyt e gjithë toka. Ata që shpëtuan, me mëshirën e Allahut, ishin vetëm Nuhu alejhi selam dhe ata që e besuan atë. Ky ishte përfundimi i popullit mizor që refuzoi t’i bindet urdhërave të Zotit të botëve, mohoi të dërguarin e Allahut dhe e armiqësuan atë për hirë të të kotës, në të cilën ata ishin. Më pas njerëzit u shtuan përsëri dhe me kalmin e ditëve devijuan përsëri. Allahu i Madhëruar u dërgoi një Profet tjetër për tu treguar rrugën e Allahut. Kështu dërgoi Allahu tek populli i Adit profetin e Tij hudin alejhi selam. Ata e përgënjështruan përveç një pakice, e mohuan e armiqësuan dhe në fund Allahu i dënoi të gjithë e shpëtoi vetëm Hudin dhe ata që e besuan atë. E kjo sepse ata e mohuan të vërtetën dhe refuzuan t’i nënshtrohen urdhërave të Allahut, Krijuesit të gjithësisë. Më pas Allahu i Madhëruar dërgoi tek populli i Themudit profetin e Tij Salihun alejhi selam, dërgoi tek populli i Sedumit profetin e Tij Lutin alejhi selam. Dërgoi tek populli i Medjenit profetin e Tij Shuajbin alejhi selam të gjithë këta profet dhe të tjerë që i dërgoi Allahu në popuj të tjerë i dërgoi që njerëzit të kthehen në rrugën e Allahut të Madhëruar, t’i nënshtrohen vetëm Atij dhe ta adhurojnë vetëm Atë. Allahu i Madhëruar ka thënë (kuptimi i ajetit): “ne kemi dërguar në çdo popull profet (që tu thonë atyre) adhuroni vetëm Allahun dhe largohuni nga taguti (çdo gjë që adhurohet përveç Allahut). En-nahl 36.
Por përgjigja e shumicës së popujve ishte se ata i mohuan profetët e Allahut i përgënjështruan, dhe i armiqësuan për shkak të urrejtjes që kishin ndaj të vërtetës që u kishte dhënë Allahu profetëve. Ushtruan presion madje edhe dhunë mbi profetët dhe besimtarët që i besuan profetëve, me qëllim që t’i largonin nga e vërteta.
Allahu i Madhëruar ka thënë: (kuptimi i ajetit): “Ata të cilët  mohuan (të vërtetën) u thanë profetëve të tyre: Do tiu njerrim nga vendi ynë nëse nuk ktheheni në fenë tonë. Allahu i shpalli atyre (profetëve): Do t’i shkatërrojmë mizorët. E do tu vendosim ju që të jetoni në tokë pas tyre”. Ibrahim 13-14.
Më pas Allahu i Madhëruar i shkatërroi të gjithë ata popuj që e mohuan të vërtetën, nuk pranuan që tu nënshtrohen ligjeve të Allahut dhe i armiqësuan profetët dhe ndjekësit e tyre.
Allahu i Madhëruar ka thënë (kuptimi i ajetit): “Ne  i dhamë Musait librin dhe vëllain e tij e bashkuam me të si ndihmues.
I thamë: Shkoni tek populli që përgënjështruan argumentet tona, e ne i shkatërruam ata. Popullin e Nuhut kur i përgënjështruan profetët, Ne i përmbytëm dhe i bëmë për njerëzit argument. Ne kemi përgatitur për mizorët dënim të dhembshëm. Gjithashtu Adin, Themudin banorët e Rasit dhe shumë breza të tjerë ndërmjet tyre. Të gjithëve u sollëm shembuj e të gjithë i shkatërruam”. El Furkan 35-39.
E njëjta gjë ndodhi edhe me Musain alejhi selam kur e dërgoi Allahu te Faraoni. Ai e refuzoi të vërtetën që i erdhi prej Allahut, e përgënjështroi profetin e Allahut, e armiqësoi atë dhe besimtarët që ishin me të. Madje i vrau një pjesë të besimtarëve që ishin me të. E njejta histori u përsërit kur erdhi vula e profetëve, Muhamedi sal-l Allahu alejhi ue sel-lem. Ai e ftoi popullin e tij tek e vërteta. I ftoi t’i besojnë Allahut të vetëm, të mos i shoqërojnë Atij askënd në adhurim por ata e refuzuan, e mohuan, e përgënjështruan, e armiqësuan, e refuzuan Kur’anin legjislacionin që i zbriti Allahu. I torturuan besimtarët, madje disa edhe i vranë. Në përfundim Allahu i Madhëruar e bëri triumfues Profetin e Tij, fenë e Tij, legjislacionin e Tij qiellor dhe besimtarët që e mbartën atë. E kështu feja Islame u përhap në të gjitha skajet e botës. Allahu i Madhëruar i dha Profetit të Tij Muhamedit sal-l Allahu alejhi ue sel-lem Kur’anin librin e fundit qiellor, i cili ka shfuqizuar librat e mëparshëm që ua ka zbritur profetëve të mëparshëm. Në të është shënuar rruga që duhet të ndjekin njerëzit -të cilat janë krijesat e Allahut, në tokën e Allahut. Kur’ani është fjala e Allahut, në të është ligji i Tij i pa ndryshuar, i pa deformuar i ruajtur prej Allahut. Këtë ligj duhet ta zbatojnë njerëzit që të përmbushin synim pse kanë ardhur në këtë jetë. Ligji i Allahut ndryshe quhet ligji i sheriatit. Kështu që sheriati është ligji i Kur’anit. Kur’ani ka zbritur për mbarë botën kështu që edhe ligji i tij është për mbarë botën. Allahu i Lartësuar  ka thënë (kuptimi i ajetit): “Më pas ne të vendosëm ty në një sheriat të urdhërave (Tona) prandaj ndiqe atë dhe mos ndiq dëshirat e atyre që nuk dinë”. El Xhathije 18.
Ky ajet tregon që ligji Islam quhet sheriat.
Gjithashtu ka thënë (kuptimi i ajetit): “I Madhëruar është Ai që i zbriti robit të Tij Furkanin (Kur’anin) që të jetë paralajmërues për të gjithë botën” El Furkan 1.
Kështu që sheriati është ligj i Kur’anit dhe Kur’ani është libri i fundit që ka zbritur Allahu tek njerëzit. Në të është legjislacioni i tij të cilin duhet ta besojnë mbarë njerëzit e ta zbatojnë atë. Ajo që ka ndodhur është se shumica e njerëzve nuk e kanë besuar dhe as nuk e besojnë Kur’anin dhe as ligjin e Kur’anit. Përkundrazi e kanë mohuar, përgënjështruar, janë tallur me të dhe me besimtarët që e besojnë atë. I kanë armiqësuar besimtarët. I kanë vendosur atyre epitete të ndryshme, akuza të ndryshme të cilat në të vërtetë janë akuzë ndaj Islamit, Kur’anit dhe legjislacionit që ndjekin ata. U bë gati njëzet vjet ose më shumë që këtu tek ne, shteti i diskriminon muslimanët. I konsideron ata pjesë më pa vlerë e shoqërisë. Gjatë këtyre viteve janë mbyllur një numër shkollash Islame, janë mbyllur një numër shoqatash Islame, qoftë edhe shoqata për jetimët!! Janë përzënë nga Shqipëria shumica e arabëve që predikonin fenë Islame, një pjesë e tyre edhe janë  burgosur, më pas ekstraduar. Në periudha të ndryshme janë burgosur edhe disa muslimanë shqipëtarë, pa asnjë llloj shkaku të vërtetë, absolutisht. Janë konfiskuar pasuri të ndryshme të muslimanëve etj…
Gjithashtu shteti i ka kërcënuar disa imamë xhamishë në periudha të ndryshme me burg në forma direkte ose indirekte, nëse flasin kundër dëshirave të shtetit. Nuk u mjaftua vetëm me kaq, por ka përdorur edhe mediat të cilat kanë deformuar realitetin dhe e kanë shëmtuar pamjen e Islamit dhe muslimanëve. Gjatë gjithë këtyre viteve sa herë që shteti ndërmerte ndonjë veprim kundër muslimanëve por edhe në raste të tjera mediat e karikonin opinion publik me urrejtje ndaj Islamit dhe muslimanëve, duke i deformuar gjërat me shpifje të sofistikuara të mbuluara nën petkun e lirisë së fjalës. Lufta mediatike kundër Islamit dhe muslimanëve është një histori në vete e mbushur me padrejtësi dhe urrejtje të pashoq, kundrejt Islamit dhe muslimanëve. Ajo që mund të them me pak fjalë është se mediat me anë të edicionit të lajmeve dhe emisioneve të tyre kanë pasqyryar një realitet të deformuar të Islamit dhe muslimanëve duke i ekzagjeruar gjërat ose duke i shkëputur ato nga konteksti i tyre i vërtetë ose duke shpikur ngjarje të pavërteta. Gjithashtu në emisionet e tyre u kanë dhënë mundësi që të flasin vetëm atyre që e urrejnë Islamin dhe muslimanët. Në disa raste mund të kenë sjellë disa njerëz të cilët janë përzgjedhur qëllimisht, nga rradhët e muslimanëve të cilët janë ose njerëz hipokritë ose njerëz të paaftë, dhe rrallë herë qëllonte që mund të dilte dikush për të thënë një çerek të vërtete, të cilën edhe atë herë e mbytnin me ndërhyrje të shumta. Gjithashtu analizat që bëjnë nëpër emisione të ndryshme shpesh herë janë të një anshme. Gjithashtu shteti e ka luftuar Islamin me anë të një institucioni të quajtr “komuniteti musliman”. Ky institucion edhe pse në pamjen e jashtme është thjeshtë një organizatë jo qeveritare (shoqatë) vetëm se realiteti ka treguar se ky institucion është i komaduar plotësisht nga shteti. Në të janë zgjedhur përgjithësisht disa njerëz që kanë punuar për shtetin dhe jo për Islamin. Ky institucion ka mbajtur lidhje të ngushta me shërbimin informativ dhe struktura të tjera të shtetit. Gjithashtu me anë të këtij institucioni shteti i ka diktuar muslimanëve  mënyrën e Islamit që dëshiron shteti të mbajnë muslimanët. Kështu që “komuniteti musliman” është në të vërtetë një institucion shtetëror i cili punon për shtetin jo për Islamin dhe muslimanët. Këtë e di çdokush që e njeh ecurinë e këtij iinstitucioni gjatë këtyre viteve. Prandaj mendoj se emërtimi më i saktë i tij është “Komuniteti shtetërorë anti-musliman” edhe pse në të herë pas here kanë punuar disa njerëz të mirë por kanë qenë të pakët dhe nuk kanë pasur gjë në dorë. Këtë e bazoj në shumë fakte që nuk mund t’i përmend tani. Pyetja që del këtu është: Pse shteti bashkë me mediat e tij kanë kaq urrejtje të madhe për Islamin dhe muslimanët?!
Le t’i kthehemi edhe një herë historisë që cekëm sadopak në fillim të këtij shkrimi. Aty tregohet se kështu ka ndodhur me të gjithë profetët. Popujt e tyre i kanë armiqësuar ata dhe besimtarët që ishin me ta, i kanë përgënjështruar, torturuar, përzënë, ose i kanë vrarë. Arsyeja është sepse mosbesimtarët e urrejnë të vërtetën. Nuk duan ta dëgjojnë atë fare, as faktet e saj të shumta. Sido qoftë e vërteta ngelet e vërtetë edhe sikur ta urrejnë dhe luftojnë të gjithë banorët e tokës. Kjo ide është treguar në hadithin e Buhariut të cilën e transmeton Aishja radi Allahu anha ku tregohet fillimi i shpalljes që i erdhi Profetit sal-l Allahu alejhi ue sel-lem. Ndër të tjera tregohet në të se Profeti sal-l Allahu alejhi ue sel-lem pasi i erdhi Xhibrili herën e parë në shpellën Hira kur u kthye në shtëpi gruaja e tij Hadixhja e drejtoi tek djali i xhaxhait të saj Uereka ibn Neufel për ta pyetur për këtë ngjarje.
Uereka ibn Neufel kishte lexuar Ungjilin dhe e besonte atë. Ishte i vjetër në moshë. Kur ia tregoi Profeti ngjarjen, Uerekai tha ky që të ka ardhur është meleku që ka dërguar Allahu tek Musai alejhi selam. Pastaj i tha: Ah sikur të isha gjallë kur të nxjerrë ty populli yt. I tha Profeti sal-l Allahu alejhi ue sel-lem: A do të më nxjerrin ata mua? Tha: Po. Çdo person që ka sjellë (tek njerëzit) diçka të tillë si kjo që do u sjellësh t’i e kanë armiqësuar. Transmeton Buhariu.
-Këshilla ime drejtuar mosbesimtarëve është: besojeni të vërtetën dhe zbatojeni atë që të shpëtoni nga denim ii Allahut, dhe të fitoni ju për vetet tuaja tek Ai. Faktet për vërtetësinë e Islamit dhe të Kur’anit janë të shumta. Është shumë e thjeshtë për atë që deshiron t’i marrë vesh. Kjo është ajo e mirë që unë e dëshiroj për çdo njeri që është në faqen e dheut. Nëse këtë të mirë ju nuk e doni për vetet tuaja, nuk doni të besoni e ta zbatoni të vërtetën, atëherë ju vetë do të jepni llogari përpara Allahut ditën e Gjykimit. Nëse nuk doni ta besoni të vërtetën mos e luftoni atë, dhe mos bëni pengesë në rrugën e saj. Mos e deformoni të vërtetën që t’i bindni njerëzit që ajo është e kotë dhe e keqe. Mos i diskriminoni muslimanët, mos i pengoni ata që të predikojnë të vërtetën e Kur’ani, ligjit të Allahut të Madhëruar.
Allahu i Madhëruar na ka urdhëruar tu kumtojmë njerëzve të vërtetën, ligjin e Allahut, Kur’anin. Na ka urdhëruar që të mohojmë çdo ligj tjetër veç ligjit të tij. Toka është pronë e Tij, njerëzit janë krijesa të Tij dhe Kur’ani është ligji i Tij prandaj mos u bëni pengesë para të vërtetës dhe besimtarëve që ua predikojnë atë njerëzve. Kujtoni çka ndodhur me popujt e mëparshëm të cilët nuk e pranuan të vërtetën dhe e penguan përhapjen e saj në tokën e Allahut. Unë jam thjeshtë këshillues. Çështja e gjitha i takon Allahut. Mua nuk më takon të ndryshoj ligjin e Allahut sepse nuk u pëlqen njerëzve…
Unë u tregova dy zgjidhje ose besimin e ky është më i miri ose zgjidhja tjetër nëse nuk e pranoni të parën është që t’i hapni rrugën të vërtetës sepse ajo do vijë me lejen e Allahut të Madhëruar. Nëse nuk e pranoni as këtë e as këtë atëherë dijeni se ne na ka premtuar Allahu në Kur’an dhe Profeti sal-l Allahu alejhi ue sel-lem që e vërteta do përhapet, do triumfojë dhe e kota do të mposhtet dhe do të zhduket me lejen e Allahut të Lartmadhëruar.
Merrni shembuj nga popujt e mëparshëm. Ne ju duam të mirën. Ne nuk detyrojmë njeri ta pranojë të vërtetën por gjithashtu askujt nuk i takon ta pengojë të vërtetën sepse ajo është prej Allahut.
Allahu i Madhëruar ka treguar fjalët e profetit të Tij Shuajbit që i ka thënë popullit të tij: “Ai tha: O populli im adhuroni Allahun ju nuk keni Zot tjetër (që meriton të adhurohet) veç Tij. Juve ju erdhi mrekullia nga Zoti juaj. Zbatojeni drejt matjen dhe peshoren, e mos u bëni padrejtësi njerëzve në sendet e tyre. Mos bëni ç’rregullime në tokë pas përmirësimit të saj. Kjo është më e mirë për ju nëse jeni besimtarë. Mos zini pusi në çdo rrugë për të kërcënuar dhe penguar nga rruga e Allahut atë që i ka besuar Atij e mos kërkoni shtrembërimin e saj…” El A’raf 85-86.

Shkruajti: Abdurrahim Balla.