1. Skip to Menu
  2. Skip to Content
  3. Skip to Footer

MIRËSEVINI NË FAQEN TEUHIDI! E LUSIM ALLAHUN QË TË PERFITONI PREJ SAJ QOFTË EDHE PAK

Hadithi i Javes

Profeti sal-l Allahu alejhi ue sel-lem ka thënë : “Shpejtoni në kryerjen e veprave të mira para se të vijnë disa fitne si nata të zeza. Në to gdhihet njeriu besimtar dhe ngryset kafir. Ngryset besimtar dhe gdhihet kafir. E shet fenë e tij për dicka të pakët nga kjo dunja”. Transmeton Muslimi.

Ora

Vizitat e faqes

221455
Sot
Dje
Këtë javë
Javën e shkuar
Këtë muaj
Muajin e shkuar
Gjithsej
40
33
465
220721
848
732
221455

Ip e juaj: 54.90.119.59
Koha e serverit: 2018-02-22 22:39:59

Qendrimi ne sunet.

                                                    الرحيم الرحمن الله بسم
Ka thënë imam Shatibiu:
Po hezitoja ç’far të bëj: A të ndjek sunetin e të kundërshtoj zakonet e njerëzve -ndërkohë që prej kësaj do të ndodhi ajo që iu ndodh atyre që kundërshtojnë zakonet e njerëzve, sidomos kur ata pretendojnë që këto zakone janë pjesë e rrugës së vërtetë, e gjithë kjo është një peshë shumë e rëndë edhe pse ka shpërblim shumë të madh- apo të ndjekë njerëzit dhe të kundërshtoj sunetin dhe selefët e mirë e kështu të hyjë në grupin e të humburve, Allahu na ruajtë, vetëm se në këtë lloj forme do më quajnë normal dhe jo kundërshtarë.
- Unë e pashë se shkatërrimi në ndjekjen e sunetit është shpëtim i vërtetë dhe se njerëzit nuk më shpëtojnë dot prej Allahut. Prandaj fillova  duke e treguar të vërtetën gradualisht në disa çështje.
Aty u bë kiameti kundër meje, u shtuan qortimet dhe u drejtuan shtizet e akuzave për nga unë, më quajtën bidatçi të humbur dhe më konsideruan budalla dhe injorant……


Është transmetuar nga një –nga adhuruesit më të mirë pas sahabëve, i cili është Uejs El-Karni se ka thënë: “Urdhri për të mirë dhe ndalimi nga të këqijat nuk i ka lënë besimtarit shokë. Ne i urdhëruam për të mira dhe ata na ofendojnë dhe gjejnë njerëz të prishur që i ndihmojnë për këtë, aq sa UAllahi na kanë akuzuar për gjëra shumë të rënda, por pasha Allahun nuk kam për ta lënë detyrën që ma ka ngarkuar Allahu kundrejt tyre. (El itisam 15-18)”

- Ka thënë shejhul Islam Ibnu tejmije:
kur profeti sal-l Allahu alejhi ue sel-lem tha që: “Islami ka filluar i huaj” nuk ka pasur fe të pranuar përveç islamit.
Është vërtetuar në hadithin e saktë të cilin e transmeton Ijad Ibnu Himar nga Profeti sal-l Allahu alejhi ue sel-lem se ka thënë: “Allahu i Madhëruar i pa banorët e tokës dhe i urreu ata –arabët  dhe jo-arabët përveç një pakice të ehli kitabit”. Kjo nuk do të thotë se nëse Islami është i huaj ata që janë të kapur për të janë në gjendje të keqe, përkundrazi ata janë njerëzit më të lumtur. Në fund të hadithit (që flet për gurabat) thotë: Tuba është për të huajt, Tuba vjen nga fjala Tib që do të thotë mirësi. Allahu i Madhëruar ka thënë: “Tuba ka për ta (mirësi) dhe përfundim të mirë”. Er-rad 29.
Këta njerëz janë si lloji i besimtarëve të parë të hershëm të cilët e ndoqën islamin kur ai ishte i huaj, këta janë njerëzit më të lumtur, ndërsa në ahiret ata kanë gradat më të larta tek Allahu pas profetëve alejhimus-selam Mexhma Fetaua 8-166

-Ka thënë shejhul Islam Ibn Tejmije: Shumë prej njerëzve kur shohin të këqijat ose ndryshimin e shumë prej gjendjeve të Islamit, tremben lodhen dhe vajtojnë siç vajtojnë ata të cilëve u kanë rënë fatkeqësi, por kjo gjë është e ndaluar. Njeriu është i urdhëruar që të bëjë durim, t’i mbështetet Allahut edhe të qëndrojë i palëkundur në fenë Islame dhe ta besojë Allahun bashkë me ata që janë të devotshëm dhe janë bamirësa. Ta dijë se përfundimi i mirë është për të devotshmit dhe ta dijë se çdo fatkeqësi që i ka rënë është për shkak të gjynaheve të tij prandaj të bëjë durim sepse premtimi i Allahut është i vërtetë, t’i kërkojë falje Allahut për gjynahet e tij dhe t’i bëjë tesbih Zotit të tij në mëngjes dhe mbrëmje.
Mexhma Fetaua 8-168

Përktheu Abdurrahim Balla