1. Skip to Menu
  2. Skip to Content
  3. Skip to Footer

MIRËSEVINI NË FAQEN TEUHIDI! E LUSIM ALLAHUN QË TË PERFITONI PREJ SAJ QOFTË EDHE PAK

Hadithi i Javes

Profeti sal-l Allahu alejhi ue sel-lem ka thënë : “Shpejtoni në kryerjen e veprave të mira para se të vijnë disa fitne si nata të zeza. Në to gdhihet njeriu besimtar dhe ngryset kafir. Ngryset besimtar dhe gdhihet kafir. E shet fenë e tij për dicka të pakët nga kjo dunja”. Transmeton Muslimi.

Ora

Vizitat e faqes

229987
Sot
Dje
Këtë javë
Javën e shkuar
Këtë muaj
Muajin e shkuar
Gjithsej
38
35
121
229306
881
1903
229987

Ip e juaj: 54.156.85.167
Koha e serverit: 2018-08-15 21:06:10

Të qenurit i huaj (el-gurabeh)

                                          بسم الله الرحمن الرحيم      
الحمد لله و الصلاة و السلام على خير خلق الله و على آله و صحبه و من والاه و بعد                  


Thotë Ibnul-Kajim Allahu e mëshiroftë: Ka thënë shejhul Islam El-Herauij: Temë: El-gurbe. Ka thënë Allahu i Madhëruar  (kuptimi i ajetit): “Nuk ka pasur në brezat  para jush të zotë të mendjes që të ndalonin shkatërrimin në tokë përveç një pakice të cilët i shpëtuam” Hud 116. (Këtu mbaron fjala e shejhul Islam El-harauij). (Vazhdon Ibnul-Kajjim e thotë): Argumentimi me këtë ajet në këtë temë tregon se shejhu ka dije të gjërë dhe kuptueshmëri (të mirë) të Kur’anit, sepse të huajt (el-guraba) në këtë botë janë ata që kanë këtë cilësi që tregohet në këtë ajet.

 

 

Këtë ka pasur për qëllim edhe Profeti sal-l Allahu alejhi ue sel-lem ku thotë: “Islami filloi i huaj dhe do të kthehet përsëri i huaj siç filloi. Tuba është për të huajt. I thanë: Kush janë të huajt o i Dërguar i Allahut? Tha: Ata që rregullojnë kur njerëzit janë prishur”. (Transmeton Tirmidhiu hadithi është i saktë). Në hadithin e Abdullah Ibn Amrit tregohet se ka thnë: Profeti sal-l Allahu alejhi ue sel-lem na ka thënë një ditë kur ishim tek ai: “Tuba është për të huajt”. I thanë: Kush janë të huajt o i Dërguar i Allahut? Tha: “Janë njerëz të mië, të pakët ndër shumë njerëz të këqinj. Ata që i kundërshtojnë janë më shumë se ata që ju binden”. (transmeton Ahmedi 2/177. E ka saktësuar Albani në Es-silsiletu es-sahiha 1619). (Vazhdon Ibnul Kajjim e thotë): Këta janë të huajt e lavdëruar që janë për tu pasur zili. Për shkak se ata janë shumë të pakët ndër njerëzit prandaj janë quajtur të huaj sepse shumica e njerëzve nuk i kanë këto cilësi. Muslimanët ndër njerëzit e tjerë janë të huaj. Besimtarët (me besim të fortë) ndër muslimanët janë të huaj. Njerëzit e ditur ndër këta besimtarë janë të huaj. Ehli-sunneti- të cilët dallojnë sunnetin nga bidatët- janë të huaj. Ata që ftojnë për tek sunneti dhe bëjnë durim ndaj mundimeve dhe sprovave që u vijnë nga kundërshtarët këta janë njerëzit më të huaj por këta janë të afërtit e Allahut me të vërtetë  prandaj ata nuk ndihen të huaj. Ata janë të huaj para shumicës për të cilët ka thënë Allahu (kuptimi i ajetit): “Nëse i bindesh shumicës së atyre që janë në tokë kanë për të humbur nga rruga e Allahut”. El-en’am 116. Këta (që janë shumicë) janë të huaj ndaj Allahut, të dërguarit të Tij dhe fesë së Tij… Të huajt që janë të afërtit tek Allahu dhe tek sunneti i Profetit të Tij sal-l Allahu alejhi ue sel-lem këta janë të huaj ndërmjet krijesave por këta janë ata që i ka lavdëruar Profeti sal-l Allahu alejhi ue sel-lem…
Kjo gjendje d.m.th të qenurit i huaj mund të jetë në disa vende kurse në vende të tjera jo. Sikurse mund të jetë në disa kohëra e jo në çdo koh ose në disa popuj e jo në çdo popull. Ata që e kanë këtë cilësi ata janë të afërtit e Allahut me të vërtetë. Ata nuk janë strehuar tek askush tjetër përveç tij. Ata nuk i përkasin asnjë rruge veç rrugës së Profetit sal-l Allahu alejhi ue sel-lem dhe nuk ftojnë tek asnjë rrugë tjetër veç rrugës së sunnetit. Këta janë ata që u ndanë prej njerëzve në momentin që kishin nevojë më shumë për ta. E kur të vijë dita e gjykimit njerëzit do shkojnë pas atyre që kishin adhuruar kurse këta do qëndrojnë në vend. Do tu thuhet: A  nuk po shkoni edhe ju atje ku kanë shkuar njerëzit? Do thonë: Ne u ndamë prej jerëzve kur kishim më shumë nevojë për ta se sa sot. Ne po presim Zotin tonë që kemi adhuruar. (transmeton Muslimi)
El-Hasen El-Basri thotë: “Besimtari në dynja është si njeriu i huaj. Nuk trembet nga poshtërimi i saj dhe as nuk bën gara me njerëzit për të arritur krenarinë e saj. Njerëzit janë në punën e tyre e ai është në punë e tij.”…
Prej cilësive të këtyre të huajve që i ka lavdëruar Profeti sal-l Allahu alejhi ue sel-lem është se ata janë të kapur për sunnetin e Profetit sal-l Allahu alejhi ue sel-lem atëherë kur njerëzit largohen prej sunnetit. Të huajt janë të larguar nga gjërat e shpikura edhe pse ata janë të njohura (dhe të mira) për njerëzit. Këta të huaj e kanë pastruar teuhidin edhe pse këtë nuk e njohin (dhe e rerfuzojnë) shumica e njeëzve. Këta të huaj nuk i përkasin askujt përveç Allahut dhe të Dërguarit të Tij sal-l Allahu alejhi ue sel-lem. Ata nuk i përkasin asnjë personi, apo rruge apo medh’hebi apo grupi. Këta të huaj i përkasin vetëm Allahut në adhurim dhe vetëm Profetit të Tij sal-l Allahu alejhi ue sel-lem në ndjekjen e rrugës së tij.
Këta janë ata që e kanë kapur prushin me dorë me të vësrtetë. Shumica e njerëzve ose të gjithë i qortojnë. Për shkak se këta janë të huaj mes njerëzve i
quajnë bidatçinjë dhe pretendojnë se këta janë ndarë nga xhemati…
Ata të cilët e pranuan ftesën Islame (në fillim) ishin të pakët. Ata u larguan nga fiset e tyre dhe hynë në Islam. Ata ishin me të vërtetë të huaj. Më pas Islami u përhap dhe njerëzit hynë në fenë Islame grupe grupe. Kështu ata nuk ishin më të huaj. Më pas filloi Islami duke u larguar e duke u bërë i huaj derisa u bë i huaj siç ishte  në fillim. Islami i vërtetë në të cilin ka qenë Profeti
sal-l Allahu alejhi ue sel-lem dhe shokët e tij sot është më i huaj seç ka qenë në fillimin e tij edhe pse shenjat e tij sot janë të dukshme dhe të njohura. Islami i vërtetë është shumë i huaj. E ata që e zbatojnë atë janë njerëzit më të huaj mes njerëzve. E si të mos jetë një grup i vogël i vetëm i huaj mes shtatëdhjetë e dy grupeve, mes atyre që kanë  shumë njerëz nga pas, kanë poste të larta (në dunja) të cilat nuk mund të funksionojnë pa kundërshtuar Profetin sal-l Allahu alejhi ue sel-lem. Shpallja që i ka zbritur  Profetit sal-l Allahu alejhi ue sel-lem bie ndesh me dëshirat dhe epshet e tyre, me dyshimet (argumentet) dhe bidatet e tyre…
E si të mos jetë i huaj besimtari që ecën për tek Allahu në rrugën e Profetit sal-l Allahu alejhi ue sel-lem ndërmjet këtyre që ndjekin dëshirat e tyre, u binden koprracive të tyre dhe çdo njërit prej tyre i ka pëlqyer mendimi i vet. Nëse besimtari të cilit i ka dhënë Allahu sy për të shikuar të vërtetën, kuptueshmëri në sunnetin e Profetit sal-l Allahu alejhi ue sel-lem, kuptueshmëri në Kur’an dhe i ka mundësuar të shohë humbjen në të cilën janë njerëzit…- dëshiron të ndjekë rrugën e vërtetë duhet ta përgatisë veten se kanë për ta akuzuar injorantët dhe bidatçinjtë dhe kanë për ta poshtëruar, kanë për ti larguar njerëzit prej tij dhe kanë për ti paralajmëruar të ruhen prej tij. Siç vepruan të parët e tyre me Profetin sal-l Allahu alejhi ue sel-lem. Nëse ndodh që ky i fton këta (për tek e vërteta) dhe flet keq për rrugën e tyre atëherë ka për tu bërë Kijameti kundër tij. Kanë për ta sulmuar, për ti thurur kurthe me të gjithë mundësitë e tyre. Ky besimtarë është i huaj me fenë e tij për shkak se feja e tyre është e shkatërruar. Ai është i huaj sepse është kapur pas sunnetit kurse ata pas bidatit. Ai është i huaj më akiden e tij për shkak se akidja e tyre është e prishur. Është i huaj me namazin e tij sepse ata edhe namazin nuk e kryejnë siç duhet. Ai është i huaj në rrugën e tij sepse ata e kanë humbur rrugën dhe rrugët e tyre jane të kota. Është i huaj në përkatësinë e tij sepse bie ndesh me përkatësitë e tyre. Është i huaj në marëdhëniet me ta sepse mënyra e tij bie ndesh me dëshirat e tyre. (Marrë nga libri Medarixh Es-salikin i Ibnul- Kajim 2/369-374).

 

Përktheu Abdurrahim Balla.