1. Skip to Menu
  2. Skip to Content
  3. Skip to Footer

MIRËSEVINI NË FAQEN TEUHIDI! E LUSIM ALLAHUN QË TË PERFITONI PREJ SAJ QOFTË EDHE PAK

Hadithi i Javes

Profeti sal-l Allahu alejhi ue sel-lem ka thënë : “Shpejtoni në kryerjen e veprave të mira para se të vijnë disa fitne si nata të zeza. Në to gdhihet njeriu besimtar dhe ngryset kafir. Ngryset besimtar dhe gdhihet kafir. E shet fenë e tij për dicka të pakët nga kjo dunja”. Transmeton Muslimi.

Ora

Vizitat e faqes

237092
Sot
Dje
Këtë javë
Javën e shkuar
Këtë muaj
Muajin e shkuar
Gjithsej
3
25
245
236312
904
2195
237092

Ip e juaj: 35.175.190.77
Koha e serverit: 2018-12-13 00:47:52

A është e barabartë evërteta dhe e kota.

بسم الله الرحمن الحيم                                         
                               الحمد لله رب العالمين و الصلاة و السلام على خير خلق الله و على آله صحبه أجمعين أما بعد                 

Falenderimi i takon  vetëm Allahut. Atij i kërkojmë ndihmë dhe falje sikurse i kërkojmë të na mbrojë nga të këqijat e veteve tona dhe nga të këqijat e veprave tona. Atë që e udhëzon Allahu nuk ka kush e humbet dhe atë që e humb nuk ka kush e udhëzon. Dëshmoj se askush nuk e meriton të adhurohet përveç Allahut. Dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i Dërguar i Tij. E ka dërguar me ushëzimin dhe fenë e vërtetë që të bëjë atë triumfues mbi të gjitha fetë. Për këtë mjafton Allahu Dëshmitarë. Me anë të tijë Allahu  udhëzoi (shumë njerëz) pasi ishin të humbur, ua hapi sytë pasi ishin të vërbuar, i drejtoi pasi kishin devijuar, me anë të tij hapi shumë sy të vërbuar shumë veshë të shurdhuar dhe zemra të mbuluara. Me anë të tij ndau të vërtetën nga e kota, udhëzimin nga humbja, rrugën e drejtë nga e devijuara, besimtarët nga mosbesimtarët, banorët e Xhenetit nga banorët e zjarrit dhe miqtë e Allahut nga armiqtë e Tij. Në vazhdën e luftës kundër Islamit këto ditë armiqtë e Allahut munafikë dhe mosbesimtarë janë mbedhur për të plotësuar hallkat e zinxhirit të kurthave që thurin për ta azgjesuar Islamin. Ata kanë organizuar dhe vazhdojnë her pas here të organizojnë takime dhe mbledhje me përfaqësues të ndryshëm të feve për të mbërritur me kalimin e viteve në disa rezultate të rëndësimshme. Prej këtyre rezultateve është:

 

 

1-Duan të barazojnë fenë e Allahut, Islamin me fetë e tjera që janë prodhim i dorës së njeriut, ose të deformuara nga dora e tij.
2-Duan t’i bindin njerëzit se rrugët për të mbërritur tek Zoti janë shumë dhe jo vetëm një.
3-Duan t’i bindin njerëzit se Zoti ka vetëm miq dhe nuk ka armik askënd.
4-Duan t’i bindin njerëzit se muslimanët, të cilën u binden urdhërave të Zotit janë njësoj si ata mosbesimtarë që i bëjnë shok Zotit në adhurim ose si ata që nuk duan fare të adhurojnë Atë.
5-Duan t’i bindin se ndjekësit e të gjitha feve janë miqtë e njëri-tjetit dhe të gjithë janë miq të Zotit.
6-Duan t’i bindin se Kur’ani që është fjala e Allahut është njësoj si librat e deformuar të feve të tjera.
Këto janë disa prej synimeve të tyre dredharake të cilat kush nuk i pranon ai është ekstremisti, teroristi, armiku i vetëm i paqes botërore dhe armiku i njerëzimit. Kjo është përmbledhja me pak fjalë e idesë së tyre. Këto synime që duan t’i ngulisin dhe rrënjosin tek njerëzit bien ndesh me Islamin. Kur’anin sun-netin e Profetit sal-l Allahu alejhi ue sel-lem dhe ixhmaun e dijetarëve të Islamit  Kjo është një nga gjërat më të sigurta dhe më të qarta të fesë Islame. Prandaj kush beson se Islami është i barabartë me fetë e tjera, ose beson se fetë e tjera nuk janë të kota, ose beson se njeriu mund të zgjedhe për të mbërritur tek Zoti cilën fe të dojë sepse të gjitha në një synim mbërrijnë ai është mosbesimtarë edhe sikur të pretendojë se është musliman e të falet e të agjërojë. Gjithashtu kush beson se Zoti ka vetëm miq dhe nuk ka armiq, ose beson se muslimanët dhe të krishterët, çifutët, politeistët etj janë të barabartë, ose beson se ndjekësit e të gjitha feve janë miq të Zotit dhe miq të njëri-tjetrit, ose beson se Kur’ani është i barabartë me librat dhe shkresat e devijuara dhe të deformuara të feve të tjera, ai është mosbesimtarë. Ky gjykim është nje nga çështjet më të qarta që tregon Kur’ani. Kështu që kush e beson me të vërtetë Kur’anin ai nuk mund të besojë këto gjëra të kota.
Shejhul Islam Ibn Tejmije ka thënë: Është detyrë për njeriun që të urdhërojë për të mira dhe të ndalojë nga e keqja- sipas mundësisë- të luftojë në rrugë të Allahut mosbesimtarët dhe munafikët, të përkrahë miqtë e Allahut dhe të armiqësojë armiqtë e Tij, të dojë për hirë të Allahut dhe të urrejë për hir të Tij.
Allahu i Madhëruar ka thënë (kuptimi i ajetit): “O ju që keni besuar mos e bëni armikun Tim dhe armikun tuaj mik, tu jepni atyre dashuri kur ata kanë mohuar të vërtetën që ju ka ardhur juve…” deri aty ku thotë (kuptimii ajrtit) “Ka qenë për ju shembull i mirë Ibrahimi dhe ata që ishin me të kur i thanë popullit të tyre: Ne distancohemi prej jush dhe prej çdo gjëje që adhuroni përveç Allahut, ju kemi mohuar dhe është shfaqur mes nesh dhe jush armiqësia dhe urrejtja për gjithmonë derisa të besoni Allahun të Vetëm”. El-mumtehine 1-4.
Gjithashtu ka thënë (kuptimi i ajetit): “nuk ke për të gjetur asnjë popull që beson Allahun dhe ditën e fundit që të kenë dashuri për ata që luftojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij edhe sikur të jenë baballarët e tyre ose fëmijët e tyre ose vëllezërit e tyre ose farefisi i tyre”. El-muxhadele 22.
Gjithashtu ka thënë (kuptimi i ajetit): “A ti bëjmë muslimanët si kriminelët, çkeni ju që gjykoni kështu”. El-kalem  35-36.
Gjithashtu ka thënë (kuptimi i ajetit): “A ti bëjmë ata që besuan dhe bënë vepra të mira si ata që bëjnë shkatërrim në tokë apo ti bëjmë ata që janë të devotshëm si të prishurit”. Sad 28.
Gjithashtu ka thënë (kuptimi i ajetit): “A meduan ata që kanë bërë vepra të këqija që ti bëjmë si ata që kanë besuar dhe kanë bërë vepra të mira…”. El-xhathije 21.
Gjithashtu ka thënë (kuptimi i ajetit): “Nuk është i barabartë i verbëri me ata që shikojnë as errësirat me dritën, as hija me nxehtësinë (e diellit), gjithashtu nuk jan të barabartë të gjallët me të vdekurit”. Fatir 22.
Gjithashtu ka thënë (kuptimi i ajetit): “Solli Allahu shembull një person (që është skllav) nën pronësinë e disa ortakëve që kanë mosmarrëveshje (me njëri-tjetrin) dhe një person që është i dorëzuar vetëm në dorën e një personi, a janë të barabartë”. Ez-zumer 29.
Gjithashtu ka thënë (kuptimi i ajrtit): “Allahu solli shembul një skllav që nuk ka në dorë asgjë dhe atë të cilin ne e kemi furnizuar me rrizk të mirë, ai shpenzon prej tij fshehurazi dhe haptazi, a ajnë të barabartë. Falenderimi i takon Allahut por shumica e tyre nuk e dinë. Gjthashtu Allahu solli shembull dy persona, njëri është memec nuk ka mundësi të bëjë asgjë dhe ai vetë është bërë barrë për kujdestarin e tij ngado që ta drejtojë ai nuk ka hajr, a është i barabartë ky me atë që udhëzon për drejtësi dhe është në rrugën e drejtë”. En-nahl 75-76.
Gjithashtu ka thënë (kuptimi i ajetit): “Nuk janë të barabartë banorët e zjarrit dhe banorët e Xhenetit, banorët e Xhenetit janë fitimtarët”. El-hashr 20. Ka edhe ajete të tjera të ngjashme me këto në të cilat Allahu tregon dallimin që ekziston ndërmjet atyre që ndjekin të vërtetën dhe atyre që ndjekin të kotën, ndërmjet atyre që i binden urdhërve (të Allahut) dhe atyre që i kundërshtojnë urdhërat, ndërmjet atyre që bëjnë  mirë dhe atyre që bëjnë keq, ndërmjet atyre që janë të udhëzuar dhe atyre që janë të humbur, ndërmjet atyre që janë në rrugën e drejtë dhe atyre që janë të devijuar dhe ndërmjet atyre që thonë të vërtetën dhe ndërmjet gënjeshtarëve. Kush i sheh gjërat në këndvështrimin universal jo nga ana fetare ai ka për të barazuar të gjitha këto lloje që i ka ndarë Allahu në formë tepër të qartë. Madje mund të mbërrijë deri në atë pikë sa të barazojë edhe Allahun me statujat siç ka thënë Allahu i Madhëruar (kuptimi i ajetit): “Pasha Allahun ne kemi qenë në një humbje të qartë sepse ju barazuam juve me zotin e botëve”. Shu’ara 97-98.
Madje ka mbërritur çështja te këta deri aty sa e barazuan Allahun  me çdo gjë që ekzistonte dhe adhurimin dhe bindjen që i takon vetëm Atij e konsideuan të drejtë edhe nëse i dedikohet çdo gjëje… (këtu mbaron fjala e Ibn Tejmijes). Mexhmu El-fetaua 10/97-98.
Gjithashtu ka thënë shejhul islam Ibn Tejmija: Kur Allahu e dërgoi Muhamedin sal-l Allahu alejhi ue sel-lem e bëri atë ndarësin ndërmjet miqve të Tij dhe armiqve të Tij. Kështu që askush nuk mund të jetë mik i Allahut vetën nëse e beson Profetin sal-l Allahu alejhi ue sel-lem dhe shpalljen që i ka ardhur atij me zemër dhe me gjymtyrë. Kush pretendon se e do Allahun dhe pretendon se është miku i Tij por nuk e ndjek Profetin e Tij nuk është në të vërtetë miku i Tij madje ai që e kundërshton Profetin e Tij, ai është prej armiqve të Tij dhe prej miqve të shejtanit. Allahu i madhëruar ka thënë (kuptimi i ajetit): “Thuaj: Nëse e doni Allahun më ndiqni mua që tju dojë Allahu”. Ali-Imran 31.
Hasen El-basri ka thënë: Disa njerëz pretenduan se e duan Allahun prandaj zbriti Allahu këtë ajet si provim për ta. Në të ka sqaruar Allahu se kush e ndjek Profetin sal-l Allahu alejhi ue sel-lem Allahu e do, ndërsa kush pretendon se e do Allahun por nuk e ndjek Profetin sal-l Allahu alejhi ue sel-lem ai nuk është prej miqve të Allahut. Shumë njerëz mendojnë për vetet e tyre ose për të tjerë se jan miq të Allahut por ata në të vërtetë nuk janë miq të Tij.
Çifutët dhe krishterët pretenduan se janë miqtë e Allahut dhe të dashurit e Tij prandaj Allahu ju tha (kuptimi i ajetit): “Thuaj: Pse Allahu ju dënon për shkak të gjynaheve tuaja (atëherë). Përkundrazi ju jeni njerëz të cilët ju ka krijuar Ai”. El-maide 18. Mexhmu El-fetaua 11/93.
Gjithashtu thotë Ibn Tejmija: “… Ka prej këtyre që mendojnë se ka prej atyre që janë miq të zotit që u lejohet të dalin jasht ligjeve të sheriatit siç iu lejua Hidrit të dalë nga sheriati i Musait. Sikurse mendojnë se ndonjërit prej miqve të Zotit mund ti vijnë disa inspirime (në formë udhëzimi) me anë të të cilave ai nuk ka më nevojë që të ndjekë Profetin sal-l Allahu alejhi ue sel-lem në çdo çështje ose në disa çështje. Shumë prej këtyre pretendojnë se këta që janë miq të Zotit janë më të mirë se Profeti sal-l Allahu alejhi ue sel-lem në çdo aspekt ose në disa aspekte. Pretendojnë se historia e Hidrit është argument për ta. Të gjitha këto mendime janë nga injorancat më të mëdha, nga humbjet më të mëdha, madje nga llojet më të rënda të hipokrizisë dhe mohimit. Është e njohur në formë të domosdoshmme në fenë Islame se shpallja e Muhamed Ibn Abdilah sal-l Allahu alejhi ue sel-lem është e përgjithshme për të gjithë njerëzit qofshin arab apo jo arab, qofshin mbretër apo asket, dijetarë apo njerëz të thjeshtë. Shpallja e tij do të ngelet deri ditën e kiametit. Ajo ka përfshirë të gjithë xhindët dhe njerëzit. Nuk i takon askujt që të dalë jashtë udhëzimeve ligjeve dhe urdhërave të tij”. Mexhmu El-fetaua 11/231
Në vijim po tegojmë disa ajete të Kur’anit që tregojnë qëndrimin që ka Islami ndaj feve të tjera dhe ndjekësve të atyre feve.
Allahu i Madhëruar ka thënë në Kur’an (kuptimi i ajetit): “Feja (e pranuar) tek Allahu është Islami”. Ali-Imran 19.
Gjithashtu ka thënë (kuptimi i ajetit): “Kush kërkon fe tjetër përveç Islamit nuk praohet prej tij  e në Akhiret ai është prej të falimentuarve”. Ali-Imran 85
Gjithashtu ka thënë (kuptimi i ajetit): “O ju që keni besuar mos i bëni çifutët dhe krishterët miq. Ata janë miq të njëri-tjetrit. Çdo kush prej jush që i bën ata miq ai konsiderohet prej tyre. Allahu nuk e udhëzon popullin e padrejtë. Do ti shohësh ata që kanë sëmundje në zemër që rendin për tu miqësuar me ta, thonë: kemi frikë se mos na bie ndonjë gjë e keqe. Mbase Allahu mund të sjellë fitoren ose ndonjë çështje prej Tij e atëherë ata do të ndihen të penduar për atë që kanë fshëhur në zemrat e tyre. Ata që kanë besuar do të thonë: A këta janë ata që u betuan në Zotin, me betime të rënda- për të vërtetuar- se janë me ju, veprat e tyre janë asgjesuar e ata kanë falimentuar. O ju që keni besuar nëse ndonjë prej jush e dezërton fenë e tij-ta dijë- se Allahu do sjellë disa njerëz të cilët i do edhe e duan, janë të nënshtruar me besimtarët dhe krenar para mosbesimtarëve,luftojnë në rrugë të Allahut dhe nuk frikësohen nga qortimet e atyre që i qortojnë. Kjo është mirësia e Allahut ia jep kujt të dëshirojë. Allahu është Madhështorë i Ditur. Miku juaj është vetëm Allahu, i Dërguari i Tij dhe ata që kanë besuar të cilët e kryejnë namazin e japin zekatin dhe bëjnë ruku. Kush përkrah Allahun, të Dërguarin e Tij dhe ata që kanë besuar- ta dijë se- partia e Allahut janë fitimtarët. O ju që keni besuar mos  i bëni miq ata që kanë pasur librat para jush (çifutët dhe krishterët) dhe mosbesimtarët të cilët tallen dhe luajnë me fenë tuaj. Kijeni frikë Allahun nëse jeni besimtarë. E nëse ju thërrisni (ezanin) për namaz ata tallen dhe luajnë me të. Kjo ndodh sepse ata janë njerëz që nuk logjikojnë”. El-maide 51-58.
Gjithashtu ka thënë (kuptimi i ajetit): “A nuk i ke parë ti ata që dialogojnë rreth argumenteve Tona (me qëllim për ti refuzuar ato) se si largohen (nga e vërteta). Ata të cilët e përgënjeshtruan librin dhe shpalljen që u dhamë profetëve Tanë kanë për ta marrë vesh. Atëherë kur prangat të jenë në qafat e tyre dhe zinxhirët e  të tërhiqen zvarrë për në ujin e përvëluar dhe më pas në zjarr do ndizen. Më pas do tu thuhet: Ku janë ata që  i adhuronit (dhe i konsideronit ortakë) të Allahut. Thonë: i humbëm madje nuk i jemi lutur më parë askujt. Kështu i humb Allahu mosbesimtarët”. Gafir 69-74.
Kështu që çdo kush që nuk e beson Profetin Muhamed sal-l Allahu alejhi ue sel-lem, ose nuk e beson Kur’anin ose beson se rrugët për të mbërritur tek Zoti janë shumë jo vetëm Kur’ani ose beson se të gjitha fetë janë të drejta, ose beson se të adhurosh Allahun ose të adhurosh dikë tjetër njësoj është, ose beson se Zoti ka bir apo grua apo ortak etj si këto ai është mosbesimtarë, armik i Allahut, armik i të Dërguarit të Tij dhe i besimtarëve të sinqertë. Dëshmia e vërtetësisë së kësaj është vet Kur’ani. Kush pretendon se të gjitha fetë kanë vetëm një synim, ky synim është “paqja” dhe thotë që vetëm ky synim është i shenjtë në të gjitha fetë ai është në të vërtetë armik i Islamit, armik i Allahut,armik i Kur’anit, armik i Profetit Muhamed sal-l Allahu alejhi ue sel-lem. Këta njerëz me anë të këtyre fjalëve duan të arrijnë synimet që treguam më lart.
Ky pretendim d.m.th fjala e tyre se “paqja është e vetmja gjë  e shenjtë në të gjitha fetë” është pretendim i kotë. Ai është, hipokrizi, kufër dhe kurth për shkatërrimin e fesë Islame. Përgjigja jonë ndaj këtij pretendimi u sqarua më lartë por do shtojmë këtu disa pika të tjera:
1-Kush ia dha të drejtën mosbesimtarëve qofshin krishter apo çifutë apo komunista apo politeista apo çfarë do qofshin që të flasim në emër të fesë Islame e të na mësojnë ne dhe gjithë njerëzve se çfarë është e shenjtë dhe çfarë nuk është e tillë në fenë Islame?!
2-Nuk është e vërtetë që në fenë Islame paqja është e vetmja gjë e shenjtë. Kjo fjalë është kufër dhe mohim i Islamit. Gjërat e shenjta në Islam janë Kur’ani, Profeti sal-l Allahu alejhi ue sel-lem, parimet e qarta të Islamit, simbolet e Islamit që janë ligjëruar në Kur’an dhe sun-net, ligjet e prera të Islamit etj. Kush u tha atyre mosbesimtarëve që paqja është e shenjtë në fenë Islame!!
Po paqja është e pa cënueshme në fenë Islame por nën ligjet e Islamit jo nën ligjet e armiqëve të Islamit. Madje kush prej tyre ka mundësi ta vërtetojë që paqja qenka e shenjtë edhe për fetë e tyre, kur ndërkohë që ata bërtasin nëpër mbledhje të tilla për paqe shtetet e tyre i bombardojnë muslimanët me avionët e tyre luftarak të cilët nuk bëjnë dallim ndërmjet, gjinisë, moshës,fuqisë dhe as llojit të cilit godasin. Bërtasin për  paqe kur shoqatat e tyre u bashkangjiten ushtrive të tyre kriminele që kanë kohë që kanë shkuar dhe shkojnë për të pagëzuar ata muslimanë që kanë ngelur të gjallë pas bombardimeve të tyre.
3-Çdo person që pretendon se është musliman dhe merr pjesë në këto simpoziume dhe takime të tilla të cilat ftojnë për unitet në diversitet ai konsiderohet nga hipokritët më të mëdhenj.
4-Këto lloj thirrjesh, kuptohet qartë që janë thirrje dinakërore që synojnë nxjerrjen e muslimanëve nga feja e tyre dhe heqjen e çdo barrikade dhe çdo lloj shenje dalluese dhe difereencuese ndërmjet muslimanëve dhe jomuslimanëve. Unë për këtë çështje kam shkruar edhe herë të tjera mirëpo tani e pashë të nevojshme t’i përkujtoj muslimanët për këtë çështje kaq të rëndëdsishme pasi armiqtë e Islamit nuk reshtin duke punuar në këtë drejtim. Allahu do ta mbrojë fenë e Tij me ne- nëse e meritojmë që ti shërbejmë kësaj feje- ose në të tjerë më të mirë se sa ne. ndërsa ai që i sheh armiqtë e Islamit duke rendur kaq shumë në këtë fushë për asgjesimin e parimeve të fesë Islame dhe rri duarkryq pa reaguar dhe pa folur asgjë me pretendimin se Allahu do ta mbrojë fenë e Tij ai është injorant. Po është e vërtetë që Allahu do ta mbrojë fenë e Tij por jo me anë të injorantëve që jetojnë vetëm për të arritur synimet e tyre të kësaj jete. Lusim Allahun ta mbrojë fenë e Tij dhe të na dhurojë ne nderin për ti shërbyer kësaj feje deri në vdekje. Amin.

Shkruajti: Abdurrahim Balla.