1. Skip to Menu
  2. Skip to Content
  3. Skip to Footer

MIRËSEVINI NË FAQEN TEUHIDI! E LUSIM ALLAHUN QË TË PERFITONI PREJ SAJ QOFTË EDHE PAK

Hadithi i Javes

Profeti sal-l Allahu alejhi ue sel-lem ka thënë : “Shpejtoni në kryerjen e veprave të mira para se të vijnë disa fitne si nata të zeza. Në to gdhihet njeriu besimtar dhe ngryset kafir. Ngryset besimtar dhe gdhihet kafir. E shet fenë e tij për dicka të pakët nga kjo dunja”. Transmeton Muslimi.

Ora

Vizitat e faqes

237090
Sot
Dje
Këtë javë
Javën e shkuar
Këtë muaj
Muajin e shkuar
Gjithsej
1
25
243
236312
902
2195
237090

Ip e juaj: 35.175.190.77
Koha e serverit: 2018-12-13 00:47:38

Fjalë të dobishme

بسم الله الرحمن الرحيم                                                     
الحمد لله رب العالمين و الصلاة و السلام على أشرف الأنبياء و المرسلين و على آله و صحبه و من اتبع هذاه إلى يوم الدين أما بعد:

Fjalë të dobishme rreth adhurimit dhe kërkimit ndihmë prej Allahut.


Thotë Ibn Kajimi: Adhurimi dhe njësimi i Allahut rrotullohen rreth dy fjalëve:


1-Vetëm Ty të adhurojmë dhe

2-Vetëm prej Teje kërkojmë ndihmë.


Shkaku i krijimit, shkaku i urdhërave (të Allahut), shkaku i zbritjes së librave (qiellorë) dhe i legjislacioneve të ndryshme sikurse dhe shkaku i shpërblimit dhe dënimit që i pret krijesat rrotullohen rreth këtyre dy fjalëve.  Rreth tyre rrotullohet adhurimi dhe njësimi. Thuhet se Allahu ka zbritur 104 libra. Kuptimet e tyre janë të përmbledhura në Teurat, Inxhil dhe Kur’an. Kuptimet e këtyre librave të fundit janë përmbledhur në Kur’an. Kuptimet e Kur’anit janë përmbledhur në Mufasal (nga surja Kaf deri në fund të Kur’anit). Kuptimet e Mufasalit janë përmledhur tek surja El-fatiha dhe kuptimet e sures El-fatiha janë përmbledhur tek ajeti që thotë (kuptimi i ajetit): “Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej teje kërkojmë ndihmë”. Këto dy fjalë janë të ndara ndërmjet Zotit dhe robit në dy pjesë. Një pjesë është për Allahun “Vetëm Ty të adhurojmë” kurse pjesa tjetër është për robin “Vetëm Ty të kërkojmë ndihmë”…

 


Adhurimi përfshin dashurinë e plotë dhe nënshtrimin e plotë... Nëse ti e do dikë por nuk i nënshtrohesh nuk thuhet se po e adhuron. Ghithashtu nëse i nënshtrohesh po pa dashuri nuk thuhet se po e adhuron. Ndërsa nëse i nënshtrohesh dhe e do atë atëherë thuhet se po e adhuron. Ata të cilët mohojnë dashurinë që duhet të ketë robi për Zotin e tij ata në të vërtetë mohojnë adhurimin. Kërkimi ndihmë gjithashtu përmban dy gjëra, besimin tek ajo që bën Allahu me ty dhe ti mbështetesh Atij. Njeriu mund të ketë besim tek një njeri por nuk mbështetet tek ai sepse nuk ka nevojë për të. Ka raste që mbështetet tek një njeri edhe pse nuk ka besim tek ai sepse ka nevojë për të dhe nuk ka kush e zevëndëson…
*Përse është përmendur në ajet adhurimi më parë pastaj kërkimi i ndihmës.
-Përmendja e adhurimit para kërkimit të ndihmës në suren El-fatiha është bërë sepse adhurimi është synimi për të cilin janë krijuar kurse kërkimi i ndihmës është rrugë për tek ky synim.
-“Vetëm Ty të adhurojmë” ka lidhje me qënien e Tij i Adhuruar dhe emrin e Tij “Allah”. Kurse “vetëm prej Teje kërkojmë ndihmë” ka lidhje me pushtetin e Tij dhe me emrin e Tij “Er-rab” (Zot). Kështu që u vendos fjala “Vetëm Ty të adhurojmë” përpara fjalës “Vetëm prej Teje kërkojmë ndihmë” sikurse u vendos emri Allah përpara emrit Zot në fillim të sures (Falënderimi i takon Allahut Zotit të botëve).
- “Vetëm Ty të adhurojmë” i përket Zotit prandaj është në pjesën e parë të sures që përmban lavdërimin ndaj Allahut të Madhëruar… kurse “Vetëm prej Teje kërkojmë ndihmë” është pjesë e robit prandaj ajo është në pjesën e dytë të sures e cila i përket robit. “Na udhëzo në rrugën e drejtë” deri në fund të sures…
Kërkimi i ndihmës është pjesë e adhurimit  kurse adhurimi nuk është pjesë e kërkimit të ndihmës. Kërkimi i ndihmës d.m.th që ti kërkon prej Tij kurse adhurimi d.m.th që ti kërkon të mbërrish tek Ai. Adhurimi nuk mund të përfytyrohet vetëm se prej atij që është i sinqertë kurse ndihmën mund ta kërkojë edhe ai që është i sinqertë edhe ai që nuk është i sinqertë…
*Llojet e njerëzve në lidhje me adhurimin dhe kërkimin e ndihmës.
Njerëzit në lidhje me adhurimin dhe kërkimin e ndihmës prej Allahut janë katër lloje:
1-Më të mirët janë ata që adhurojnë Allahun dhe i kërkojnë ndihmë Atij që tua mundësojë këtë adhurim. Adhurimi i Allahut është synimi i tyre dhe kërkesa e tyre është që ti ndihmojë në këtë adhurim dhe tu japë sukses për ta kryer atë. Gjëja më e mirë të cilën mund tia kërkojë robi Zotit është t’i kërkojë ta ndihmojë për të arritur kënaqësinë e Tij. Këtë lutje ia ka mësuar Profeti
sal-lAllahu alejhi ue sel-lem Muadh Ibn Xhebelit radi Allahu anhu. I ka thënë: “O Muadh, pasha Allahun unë të dua prandaj mos harro të thuash pas çdo namazi: O Allah më ndihmo në përkujtimin Tënd, në falendërimin Tënd dhe në kryerjen e adhurimit ndaj teje siç duhet” Lutja më e dobishme është t’i kërkosh Allahut ndihmë për të arritur kënaqësinë e Tij dhe dhurata më e mirë (prej Allahut) është që ta plotësojë këtë lutje… Shejhul Islam Ibn Tejmije ka thënë: “Kam medituar rreth çështjes se kush është lutja më e dobishme dhe kuptova se kjo lutje është t’i kërkosh Allahut ndihmë për të arritur kënaqësinë e Tij. Më pas vura re se kjo lutje ishte tek suja El-fatiha tek ajeti (kuptimi i ajetit): “Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje kërkojmë ndihmë”.
2-Lloji i dytë i njerëzve janë ana e kundërte llojit të parë,ata që i kanë kthyer shpinën adhurimit të Allahut gjithashtu nuk i kërkojnë dhe as nuk i luten Atij. Këta janë njerëzit më të këqinj.
3-Lloji i tretë janë ata që adhurojnë Allahun por pa i kërkuar ndihmë Atij. Thotë shejhul Islam Ibn Tejmije: Këta njerëz shohin anën e urdhërave, ndalesave, adhurimit dhe bindjes (ndaj Allahut)… Por nuk shohin anën e kaderit, mbështetjes dhe kërkimit të ndihmës prej Allahut. Kjo është gjendja e shumë prej atyre që merren me fik’h ose me adhurim.  Ata synimin e kanë të mirë, i madhërojnë kufinjtë e Allahut por tek ata mbizotëron dobësia dhe mos pasja sukses sepse kërkimi i ndihmës prej Allahut, strehimi tek Ai dhe lutja e Tij e forcon robin dhe ia lehtëson çështjet.
4-Lloji i katërt janë ata që dëshmojnë se Allahu është Zoti i çdo gjëje, e ndiejnë nevojën që kanë për Të dhe i kërkojnë ndihmë Atij, vetëm se kërkesat dhe lutjet e tyre janë vetëm për të Arritur dëshirat e tyre dhe kënaqësitë e tyre. Ata nuk shohin urdhërat e Tij, as ndalesat e Tij, as kënaqësinë e Tij, as dashurinë e Tij dhe as zemërimin e Tij… kush nuk qëndron tek kufinjtë e Allahut ai nuk është prej të devotshmëve…
Marrë nga libri “Medarixh es-salikin” i Ibn Kajimit 1/77-83 dhe libri “Mexhmu el-fetaua” i Ibn Tejmijes 10/22-24.
Përshtati në ghuhën shqipe: Abdurrahim Balla.