1. Skip to Menu
  2. Skip to Content
  3. Skip to Footer

MIRËSEVINI NË FAQEN TEUHIDI! E LUSIM ALLAHUN QË TË PERFITONI PREJ SAJ QOFTË EDHE PAK

Hadithi i Javes

Profeti sal-l Allahu alejhi ue sel-lem ka thënë : “Shpejtoni në kryerjen e veprave të mira para se të vijnë disa fitne si nata të zeza. Në to gdhihet njeriu besimtar dhe ngryset kafir. Ngryset besimtar dhe gdhihet kafir. E shet fenë e tij për dicka të pakët nga kjo dunja”. Transmeton Muslimi.

Ora

Vizitat e faqes

227011
Sot
Dje
Këtë javë
Javën e shkuar
Këtë muaj
Muajin e shkuar
Gjithsej
8
18
277
226464
1076
1924
227011

Ip e juaj: 54.80.247.119
Koha e serverit: 2018-06-25 09:54:35

Fjale, drejtuara Xhematit.

بسم الله الرحمن الرحيم                                          
الحمد لله و الصلاة و السلام على خير خلق الله و على آله و صحبه و من تبعه بإحسان إلى يوم الدين أما بعد        

Këto janë disa dobi të nxjerra nga fjalët e dijetarëve të mëdhenj të Islamit.
Shejhul Islam Ibn-Tejmije thotë: Disa emërtime edhe pse mund të lejohen të përdoren-si p.sh përkatësia e disa njerëzve tek një imam si Hanefij, Malikij, Shafij, Hanbelij ose përkatësia tek ndonjë shejh si Kadirij, Adeuij ose përkatësia në bazë të fisit si Kajsij, Jemanij ose përkatësia në bazë të vendeve si Shamij, Irakij, Misrij- vetëm se nuk i lejohet askujt që ti sprovojë njerëzit me anë të tyre e as të përkrahi apo të urrejë në bazë të tyre. njeriu më i nderuar tek Allahu është ai që është më i dëvotshëm nga cilido grup qoftë. Mexhmu El-Fetaua 3/255.


Gjithashtu ka thënë: Nëse njerëzit lenë një pjesë të asaj që u ka urdhëruar Allahu dhe i Dërguari i Tij ka për të rënë mes tyre armiqësi dhe urrejtja. e nëse njerëzit përçahen kanë për tu prishur dhe për  tu shkatërruar. ndërsa nëse bashkohen kanë për tu rregulluar dhe kanë për të sunduar sepse bashkësia është mëshirë kurse përçarja dënim. Mexhmu El-Fetaua 3/259.

Gjithashtu ka thënë: Allahu na ka urdhëruar për bashkim dhe pajtim gjithashtu na ka ndaluar prej përçarjes dhe kontradiktave. Na ka thënë në Kur'an (kuptimi i ajetit): "Kapuni për litarin e Allahut të gjithë dhe mos u përçani". Gjithashtu ka thënë (kuptimi i ajetit): "Ti nuk u përket aspak atyre që e përçanë fenë dhe u bënë parti". Ghithashtu ka thënë (kuptimi i ajetit): "Mos u bëni si ata të cilët u përçanë dhe ranë në kontradiktë pasi u erdhën argumentet e qarta". Zoti ynë është një, libri ynë është një dhe bazat e fesë nuk e mbajnë dot përçarjen dhe kontradiktat. Unë do tregoj ato gjëra (argumente dhe fjalë dijetarësh) që çojnë në bashkim. Në këto çështje (bazat e fesë) kanë rënë dakord selefët. Nëse ju bini dakord (u drejtohet dijetarëve të kohës së tij që ishin mbledhur për të debatuar me të) el hamdu liLah. Përndryshe pos kësaj kush më kundërshton unë do tia zbuloj të fshehtat (e medhhebit të tij) do ti
çoj "perdet" dhe do ti sqaroj medh'hebet e kota .
Mexhmu El-Fetaua 3/ 117.

Gjithashtu ka thënë: "Nuk lejohet të futet fitneja mes muslimanëve për shkak të diçkaje të shpikur ose për shkak të kontraditës në interpretimin e një termi jo real sikurse nuk lejohet të shtohet në fe ajo që nuk është prej fesë". Mexhmu El-Fetaua 3/249.

Këto tekste tregojnë se përçarja e keqe është ajo përçarje që buron nga urrejtja që krijojnë njerëzit ndaj njëri-tjetrit jo për hir të Kur'anit sun-netit dhe ixhma'ut po për hirë të disa emërtimeve që i kanë shpikur vetë njerëzit. Gjithashtu këtu hyn urrejtja që kanë ndaj njëri-tjetrit jo për hir të Allahut por për interesat personale.
Bashkimi që është mëshirë është bashkimi në të vërtetën. Përçarja e keqe është kundërshtim i argumenteve të qarta. Sa më e madhe dhe më e rëndësishme të jetë çështja- në bazë të argumenteve- aq më e rëndë është edhe përçarja që formohet nga kundërshtimi i argumenteve të qarta.
Nuk hyjnë këtu ato çështje në të cilat ka disa mendime dijetarësh tek selefët. ndarja e njerëzve në çështje të tilla nuk quhet përçarje dhe as nuk duhet të çojë në urrejtje.
Në këto raste i përçarë quhet ai që kundërshton Kur'anin sun-netin dhe ixhma;un e dijetarëve të islamit.

Ibnul-Kajjim ka thënë: Shih sa e bukur është fjala e AbduRrahman Ibn Ismail i njohur me emrin Ebu Shameh në librin"El-hauadithu uel bidau". Argumentet që urdhërojnë për bashkim kanë për qëllim ndjekjen e të vërtetës edhe sikur ata që e ndjekin atë të jenë pak dhe ata që e kundërshtojn të jenë shumë. e vërteta është rruga e brezit të parë që në kohën e Profetit sal-Allahu alejhi ue sel-lem dhe shokëve të tij. Nuk merrët në konsideratë numri i shumtë i atyre që janë në të kotën që erdhën pas tyre. Amr Ibn Mejmun El-Eudij ka thënë: E kam shoqëruar Muadhin në Jemen dhe nuk u ndava prej tij derisa e varrosa në Sham më pas u shoqërova me njeriun më të ditur Abdullah Ibn Mes’udin. E dëgjova që po na thoshte: Jini të bashkuar sepse dora e Allahut është me bashkësinë. Më pas e dëgjova një ditë të thotë: Do jenë prijesa mbi ju disa njerëz që e vonojnë namazin prej kohës së vet prandaj ju faleni namazin në kohën e vet se ai u quhet farzi dhe faluni me ta se ai për ju është nafile. I thashë: O shokët e Muhamedit nuk po e kuptoj çfarë po na tregoni. Na urdhëroni për bashkim dhe na nxisni për të më pas na thoni: Fale namazin vetëm se ai është farzi dhe faluni me ta nafile? Më tha (Ibn Mes'udi) O Amr Ibn Mejmun mendoja se ti  ishe njeriu më i ditur në këtë vend. A e ti ç'është xhemati? I thashë jo. Tha: Shumica e xhematit e kanë kundërshtuar xhematin. Xhemati është ai që përputhet me të vërtetën edhe nëse je i vetëm. Në një transmetim tregohet se ai ka thënë: Shumica e njerëzve janë larguar nga xhemati. Xhemati është ai që zbaton urdhërin e Allahut të madhëruar. Nuajm Ibn Hamed ka thënë: Kur të prishet xhemati atëherë ndiq rrugën e xhematit para se të prishej. edhe sikur të jesh i vetëm ti je xhemati atëherë.

Ebu Shameh transmeton nga Mubarek Nga Hsen El-Basri se ka thënë: Sun-neti- pasha Atë që është i vetmi që meriton të adhurohet- është ndërmjet atij që e tepron dhe atij që neglizhon. Prandaj bëni durim në të- Allahu ju mëshiroftë-. Ehli sun-neti kanë qenë njerëzit më të pakët në të kaluar dhe më të paktët edhe më pas, ata të cilët nuk shkuan pas atyre që ndjekin lluksin dhe as me ata që ndjekin bidatin. ata duruan në sun-netin e tyre derisa takuan Zotin e tyre. Kështu jini in sha Allah.

Muhamed Ibn Eslem Et-tusij ka qenë imam i pranuar tek të gjithë (dijetarët). Ka qenë njeriu që e ndiqte më shumë sun-netin në kohën e tij. Ka thënë: Sa herë që merrja vesh një sun-net të Profetit sal-Allahu alejhi ue sel-lem e zbatoja atë. Jam përpjekur që të bëj tauaf mbi kafshë por nuk mu dha mundësia. Një dijetarë bashkëkohës i tij u pyet për "es-seuad el-a'dham" (xhematin) në hadith thuhet: Kur të bien njerëzit në kontraditë ndiqni es-seuad el-a'dham (xhematin) kush është xhemati? Tha: Muhamed Ibn Eslem Et-tusij është xhemati. Tha të vërtetën, sepse nëse në një kohë ekziston një imam (dijetarë i madh) që e njeh sun-netin dhe fton për në të ai është argumenti dhe ixhma'u. Ai është es-seuad el-a'dham, ai është rruga e besimtarëve prej të cilës kush largohet i jep Allahu atë që zgjodhi dhe e fut në xhehenem. (këtu mbaroi fjala e Ibnul-Kajjimit). marrë nga libri Igathetu El-lehfan min mesaid esh-shejtan 1/115-116.

Shkruajti AbduRrahim Balla