Ora
Vizitat e faqes
mod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_counter
mod_vvisit_counterSot367
mod_vvisit_counterDje983
mod_vvisit_counterKete jave2380
mod_vvisit_counterJaven e kaluar25923
mod_vvisit_counterKete muaj45548
mod_vvisit_counterMuajin e kaluar62584
mod_vvisit_counterGjithsej2829906
Online
Momentalisht kemi 4 mysafirë në linjë
Kontakt

kontaktteuhidi@gmail.com

infoteuhidi@gmail.com

radioteuhidi@gmail.com

Frontpage Slideshow | Copyright © 2006-2011 JoomlaWorks Ltd.

Dallimi ndërmjet gjykimit me tekfir kundrejt veprës dhe gjykimit me tekfir kundrejt personit

بسم الله الرحمن الرحيم

Ehli Sun-neti bën dallim ndërmjet gjykimit të përgjithshëm dhe gjykimit të vecantë me tekfir. Në rastin e parë gjykimi nxirret i përgjithshëm dhe thuhet : Kush thotë kështu ose vepron kështu ai konsiderohet mosbesimtar por në veçanti personi që e ka thënë ose vepruar atë gjë që është kufër nuk gjykohet se është mosbesimtar menjëherë por duhet patjetër që të plotësohen disa kushte dhe të largohen disa pengesa atëherë konsiderohet se i ka ardhur argumenti, të cilin kush e  mohon del nga feja.

 

Ibn Tejmije ka thënë : “Askujt nuk i takon të quajë mosbesimtar askënd prej muslimanëve edhe pse ky musliman mund të ketë gabuar, deri sa ti vijë argumenti dhe ti sqarohet rruga e vërtetë. Ai musliman që ka hyrë në Islam me siguri nuk nxirret prej tij me dyshime por nxirret vetëm atëherë kur ti vijë argumenti dhe ti largohen dyshimet”. [Mexhmu El Fetaua 12/466].

Gjithashtu ka thënë : “Tekfiri (nxjerrja e një njeriu nga feja) ka kushte dhe pengesa të cilat mbase nuk plotësohen për çdo kënd dhe gjykimi i përgjithshëm (dmth kur thuhet në përgjithësi : kush e bën këtë vepër ai është mosbesimtar) nuk nënkupton domosdoshmërisht gjykimin për çdo person vetëm se atëherë kur të plotësohen kushtet dhe të largohen pengesat. Ajo që e sqaron këtë është se as Imam Ahmedi dhe as dijetarët e tjerë nuk i kanë quajtur mosbesimtarë shumicën e atyre që kanë shprehur fjalë kufri edhe pse në përgjithësi e shprehnin këtë ide (dmth thoshin : Kush e thotë këtë fjalë ai është mosbesmitar)”. [Mexhmu El Fetaua 12/487].

Gjithashtu Ibn Tejmije na tregon disa raste në të cilat justifikohet muslimani, thotë : “Fjalët që e nxjerrin njeriun nga feja mund ti thotë një person të cilit nuk i kanë ardhur argumentet që e sqarojnë të vërtetën, ose mbase i kanë ardhur por sipas tij ato mund të mos jenë të sakta në transmetim, ose mbase nuk i ka kuptuar, ose ka disa dyshime për të cilat  Allahu e justifikon. Kështu që ai besimtar që përpiqet të kërkojë të vërtetën dhe gabon Allahu ia fal gabimin e tij çfarë do lloj gabimi qoftë ai, qoftë në çështjet teorike apo praktike. Me këtë mendim janë shokët e profetit sal-l Allahu alejhi ue sel-lem dhe shumica e dijetarëve të Islamit”. [Mexhmu El Fetaua 23/346].

Gjithashtu ka thënë Muhamed Ibn Abdul Ueh-habi : “Çështja e gjykimit kundrejt një personi në veçanti me kufër është çështje e njohur, kur ai thotë një fjalë që është kufër. Thuhet : Kush e thotë këtë fjalë ai është mosbesimtar por personi në veçanti kur e thotë atë nuk gjykohet se ka dalë nga feja deri sa ti tregohet argumenti të cilin kush e mohon del nga feja”. [Ed-durer es-senijeh 8/244].

Mbasi ta kuptosh dallimin ndërmjet gjykimit të përgjithshëm dhe të veçantë në çështjen e tekfirit ke për të kuptuar gjithashtu gabimin e dy grupe njerëzish. Njëri grup e ka tepruar dhe ka pretenduar se çdokush që bie në kufër del nga feja gjithmonë pa vënë re plotësimin e kushteve dhe largimin e pengesave në lidhje me çdo person në vecanti. Në të kundërt është grupi i dytë i cili refuzoi ta nxjerrë gjykimin me kufër kundrejt çdokujt në të githa rastet dhe e mbylli portën e daljes nga feja!!!

 Nga Abdurrahim Balla

*Kete material e gjen per shkarkim tek rubrika "Shkarkime"

 

 

 

 

 
Kerko
Rreth Nesh
Falenderimi i takon vetëm Allahut. Paqja dhe salavatet më të mira i takojnë profetit tonë Muhamedit, familjes, shokëve dhe ndjekësve të tij deri ditën e Gjykimit.

Përfaqësuesit e kësaj faqeje janë disa vëllezër muslimanë...

Lexo me teper...